Pjesa e mëposhtme është shkëputur nga një raport ushtarak amerikan emërtuar “Lëvizja Partizane Jugosllave dhe Shqipëria”. Origjinali në anglisht.
Shqipëria
Para. 261 … Nuk ka ende plane konkrete, por lidhjet ushtarake mbahen me Lëvizjen Partizane Shqiptare, njohur dhe si L. N. Ç (Lëvizja Nacional Çlirimtare). Njësitë e saj kanë marrë pjesë në veprime ushtarake së bashku me partizanë jugosllavë (psh. pushtimi i Dibrës në Dhjetor 1943). Ka një përfaqësues të L.N.Ç.-së në stafin e Apostolski-t* , detyrat e të cilit, supozohet, të jenë koordinimi i veprimtarisë luftarake.
Të gjitha raportet pohojnë se prestigji i Ushtrisë Nacional Çlirimtare Jugosllave është shumë i lartë në radhët e shqiptarëve, vetë Tito mbahet si një hero legjendar ( fotografia e tij është e kudogjendshme në Shqipëri ashtu si në Jugosllavi; edhe pse L. N. Ç. nuk vepron nën komandën e tij).
Burimi: AQSH. F. 151, V. 1944, D. 98 fl
* Mihajlo Apostolski (1906-1987) në atë kohë Komandant i Shtabit të partizanëve në Maqedoni. Trupat e tij realizuan një seri sulme ndaj civilëve shqiptarë. Sot Akademia Ushtarake e IRMJ-së mban emrin e këtij terroristi.