Norma Cossetto ishte një vajzë 24 vjeçare nga Sh. Domeniko i Visinadës. Norma ishte duke u diplomuar në Fakultetin Filologjik të Padovës. Ato ditë shëtiste me biçikletë nëpër komunat e Istrias duke kërkuar material për Temën e diplomimit, që titullohej “Istria e Kuqe”.
Më 25 shtator të vitit 1943 një grup partizanësh bastisin banesën e familjes Cossetto (shpronësim proletar). Për të trembur familjarët, hyjnë nëpër dhomat e gjumit dhe shkrepin armët mbi shtretërit. Një ditë më pas rikthehen për të rrëmbyer Normën. Fillimisht e çojnë në ish kazermën e Karabinierëve në Visinjano, ku kapobandat argëtohen duke e torturuar. I premtojnë lirinë dhe detyra udhëheqëse nëse pranon të bashkëpunojë dhe të bashkohet me ta. Pas refuzimit të prerë e mbyllën, së bashku me familjarë dhe miq të tjerë, në kazermën e Rojës së Financës në Parenco.
Një natë, dy ditë më vonë, i zhvendosin me kamionë për në shkollën e Antinjanës. Aty nisi dhe martirizimi i Normës. E lidhur mbi një tavolinë u përdhunua nga 17 xhelatët e saj, të gjithë të dehur dhe ekzaltuar. Më tej, ende e lidhur dhe lakuriq, u hodh në një foibe* aty pranë, mbi pirgje kufomash istriane. Në mbrëmje, një zonjë që banonte aty pranë, duke dëgjuar vajtime dhe gulçime, u afrua dhe pa vajzën që kërkonte mëshirë e lypte pak ujë.
Më 13 tetor të 1943 në Sh. Domeniko rikthehen gjermanët, të cilët pas kërkesës së Liçias, motra e Normës, arrestojnë disa partizanë që më tej rrëfyen fundin e saj dhe të të atit.
Më 10 dhjetor të 1943 zjarrfikësit e Polës, komanduar nga mareshali Harzarich, nxjerrin kufomën e Normës. Kishte rënë përmbys mbi një pirg kufomash të tjera. Ishte lakuriq, duart e lidhur lidhura me tel hekuri, gjokset dhe pjesë të tjera të trupit të prera me thikë.
Emanuele Cossetto, që identifikoi të mbesën, vërejti mbi trupin e saj, dhe të kufomave të tjera, plagë të shumta armësh të ftohta.
Partizanë të arrestuar nga trupat italiane të Istrias rrëfyen se Norma ishte përdhunuar nga një numër i madh titistësh dhe më tej ishte hedhur e gjallë në foibe.
Më 22 dhjetor të vitit 2005 Norma Cossetto ju dha nga Presidenti i Republikës italiane Medalja e artë për Merita Civile, me motivimin “Studente e re istriane, e kapur dhe burgosur nga partizanët sllavë, u torturua dhe përdhunua dhe më e tej barbarisht u hodh në një foibe. Një dëshmi e qartë e kurajës dhe atdhedashurisë.”
Aldo Di Lello
* Gropa karstike në të cilat partizanët e Titos hidhnin trupat e italianëve, madje shpesh herë edhe të gjallë. Përllogaritet që vetëm në Trieste dhe Istria partizanët sllavë të kenë vrarë, me këtë mënyrë, rreth 11 000 civilë italianë.