Pak kilometra larg kufirit me Slloveninë, në provincën e Udines, ka disa zona që prej kohësh banohen nga një minoritet sllav dhe që formojnë të ashtuquajturën “Sllavia venedikase”. Në fazat e fundit të Luftës së Dytë Botërore në këtë zonë vepronin grupe të armatosur sllovenësh të cilët ishin të lidhur me partizanët e Titos.
Titua e kishte bërë të qartë, prej muajsh, që tashmë e cilësonte këtë territor italian si pjesë të Jugosllavisë.
Në Friuli, përveç partizanëve sllavë, vepronin dhe grupe të italianësh: kishte komunistë, që si të gjithë në Italinë e veriut bënin pjesë në Brigadat Garibaldi, kishte dhe nga ata me të tjera politike, veçanërisht katolikë dhe liberalë të cilët politikisht ishin të lidhur me Partinë e Veprimit (Partito d’Azione). Këta të fundit ishin të organizuar në brigadat “Osoppo” (nga emri i një lokaliteti të provincës ku ishte zhvilluar luftime kundër austriakëve, gjatë bashkimit të Italisë), të cilat ishin themeluar nga disa klerikë në fillim të vitit 1943.
Brigadat Garibaldi në përfundim të vitit 1944 kishin pranuar, me urdhër të drejtpërdrejtë të Toliatit (Togliati, sekretari i Partisë Komuniste Italiane), të viheshin nën urdhrat e Ushtrisë Nacional Çlirimtare Jugosllave. Qëllimi ishte dorëzimi i “Sllavisë venedikase” shtetit që Tito do të formonte pasi të kishte përfunduar lufta.
Brigadat Osoppo ishin të vendosur kundër një aleance të tillë. Kundërshtitë mes katolikëve, liberalëve, monarkistëve dhe komunistëve ishin aq të ashpra sa shpejt krijuan mes tyre një hendek të pakapërcyeshëm. Në këtë klimë akuzash të ndërsjella për kolaboracionizëm me gjermanët, Dega krahinore e Komitetit të Çlirimit Kombëtare, nga e cila si Osoppo dhe Garibaldi, provoi ndërmjetësimin mes palëve, por pa sukses.
Kjo ishte gjendja kur më 7 shkurt të vitit 1945 në komunën Faedis të Udines mbërritën një grup prej afërsisht 100 partizanësh komunistë të GAP (Gruppi di Azione Patriottica – Grupe të Veprimit Patriotik). Grupi i pozicionua në vendin që më pas do të quhej Porzûs me urdhër të federatës së Partisë komuniste të Udines. Komandohej nga Mario Toffanin, i njohur si “Xhaketa”, një 32 vjeçar, ish punëtor anëtarë i PKI-së që prej 1933, dhe në lidhje të ngushta me komunistët jugosllavë.
Një grup shtëpish ishin kthyer në bazën vendore të Brigadave Osoppo. Aty prej kohësh mbahej dhe e burgosur në vajzë e akuzuar për kolaboracionizëm me gjermanët. Pak ditë më herët ishte gjykuar e pafajshme. Një element shumë i rëndësishëm ky, pasi në disa nga rindërtimet e mëpasshme të fakteve, nga komunistët u cilësua si arsye e ndërhyrjes së tyre. Gjithsesi në bazë gjendeshin pak veta; shumica ishin kthyer me leje në shtëpi (veprimet luftarake të partizanëve pothuajse ishin ndalur në pritje të pranverës).
Komunistët u paraqitën si të shpartalluar ose si pjesëtarë të grupeve të tjera të Osoppo-s. Duke përfituar nga gjendja e krijuar Toffanin merr kontrollin e bazës thërret komandantin vendor të Osoppo-s, Francesco De Gregori (xhaxhai i kantautorit të majtë italian). De Gregori, një antikomunist i vendosur, arrestohet dhe së bashku me disa të tjerë, përfshirë dhe ish të dyshuarën për kolaboracionizëm, Elda Turchetti, ekzekutohen. Të tjerë, përjashto tre që mundën të arratiseshin apo atë që bashkuan me GAP-in, u vranë në ditët në vijim pas një serie gjyqesh.
Gjithsej 18 viktima, përfshirë edhe Guido Pasolini-n, vëllain e vogël të shkrimtarit dhe regjisorit të komunist, Pierpaolo Pasolini.
Pas luftës u hapën disa procese gjyqësore për të hedhur dritë mbi ngjarjet dhe përgjegjësitë e masakrës. Për disa kohë masakra ishte dhe shkak trazirash midis komunistëve dhe antikomunistëve në Friuli, por pjesa tjetër e Italisë e harroi shpejt ngjarjen.
Toffanin në vitin 1954 u dënua me burgim të përjetshëm, por ndërkohë ishte arratisur, fillimisht në Çekosllovaki dhe më tej në Slloveni. Në vitin 1978 u fal nga Presidenti i Republikës, por nuk u kthye më në Itali. Vdiq në Slloveni në vitin 1999, në moshën 86 vjeçare. Gjatë gjithë jetës u shpreh se ishte i bindur se grupet e Osoppo-s ishin tradhtarë që kishin bashkëpunuar me ushtarët e Republikës së Salò-s (ushtarë të cilët patën një veprimtari të dendur në të gjithë krahinën, në përpjekje të ndalimit të spastrimit etnik që Tito po kryente ndaj popullsisë vendase italiane).
Emrat e urdhëruesve të masakrës, të anëtarëve të PKI-së që dërguan GAP-in në krahinë dhe të urdhrave sllovenë, të cilët komandonin Brigadat Garibaldi të zonës, nuk u zbardhën asnjëherë.
Qëndrimi i mefshtë i një pjese të shoqërisë italiane u shfaq edhe me rastin e filmit “Porzûs” të regjisorit Renzo Martinelli. RAI bleu të në vitin 1997, por asnjëherë nuk e shfaqi në kinema dhe as e shpërndau në sistemin “home video”. Vetëm 15 vite më vonë e transmetoi në RaiMovie, një kanal digjital tokësor.