Home

Dr. Alan Charles Kors

Ka ndodhur më shumë se 25 vjet më parë, por ndihet sikur dje. Kur po shikoja pamjet e rënies së Murit të Berlinit, qava nga gëzimi, mora shishen e verës franceze më të mirë, lashë televizorin ndezur dhe dëgjova Simfoninë e Nëntë të Beethovenit pa pushim. Në qoftë se nuk e keni përjetuar, ta dini se nuk kishte asgjë si ajo. Megjithatë, ajo çka kemi nevojë të kujtohet janë çfarë ishte në lojë dhe çfarë nuk ndodhi në valën e rënies së Murit.

Përveç tiranisë, torturës dhe sulmit ndaj shpirtit njerëzor, viktimat e masakruara të komunizmit nuk qenë mijërat e Inkuizicionit, nuk qenë mijërat e amerikanëve të linçuar, nuk qenë as 6 milionë të vdekurit në shfarosjen naziste. Studimet më të mira prodhojnë numra që shpirti duhet të përpiqet t’i kuptojë: miliona e miliona e miliona trupash njerëzorë, që është ajo që e bën veprën e Lee Edwards-it në mbajtjen gjallë në mendjet tona e viktimave të komunizmit qa thelbësore moralisht, aq vitale moralisht.
Alexander Yakovlev, dora e djathtë e Gorbaçiovit, i cili studio arkivat për liderin e fundit sovjetik dhe që doli prej tyre një njeri thellësisht i ndryshuar dhe heroik, na bëri me dije se 60 milionë njerëz u vranë vetëm në Bashkimin Sovjetik. Autori kinez Yung Chang, i cili kishte akses në një numër të madh bashkëpunëtorësh të Mao Ce Dunit dhe në arkivat e detajuara ruse e vendore, arriti në numrin e 70 milionë jetëve kineze të humbura nga zgjedhjet e qëllimshme të tij. Në qoftë se llogarisim ata të vdekur prej urisë, nga aftësia dhe dëshira komuniste për të eksperimentuar me ndërveprimin njerëzor në bujqësi – 20 deri në 40 milionë në 3 vjet – atëherë ne mund të shtojmë edhe shumë miliona jetë njerëzore më tepër.
Khmerët e Kuq nën Pol Potin, i cili ishte arsimuar në Francë dhe e kishte mësuar politikën e tij nga intelektualët komunistë francezë, masakroi një të pestën deri një të katërtën e gjithë popullsisë kamboxhiane. Kjo do të ishte njëlloj sikur një regjim amerikan të kishte vrarë 50 deri në 70 milionë banorë të vet. Në çdo regjim komunist, njerëz të panumërt u pushkatuan dhe e vranë në kampe pune e burgje të krijuara për të shtrydhur edhe pikën e fundit të punës përpara se ata të vdisnin. Asnjë kauzë në historinë e gjatë të njerëzimit nuk ka prodhuar më shumë të pafajshëm të ekzekutuar dhe më jetimë sesa komunizmi. Ai qe sistemi i prodhimit që tejkaloi të gjithë të tjerët në çuarjen e njerëzve drejt vdekjes.
Çfarë duhet të kishte pritur njeriu pas rënies së Murit të Berlinit? Çfarë nuk ndodhi? Ku qenë festimet dhe vëniet përpara përgjegjësive? Ku qe njohja e vlerës së parrëfyeshme të një qeverie vërtetë të kufizuar? Shkolla, universitet dhe mediat tona nuk u mësojnë fëmijëve tanë tani ndonjë gjë ndryshe rreth pasojave humane të lirisë, shoqërive të lira ekonomike dhe të qeverisjes së kufizuar në botën reale. Fëmijët tanë nuk dinë në asnjë aspekt se çfarë ndodhi në komunizëm. Ata që varen në median dhe filmat tanë nuk dinë. Ne jetojmë pa vetëbesim dhe pa ndonjë kuptim moral të vendit të jashtëzakonshëm të Amerikës, vlerave të saj, lirive të saj de të atyre udhëheqësve që fituan Luftën e Ftohtë për dinjitetin dhe të mirën e njerëzimit.
Çfarë mund të kishte shpresuar një individ i shëndoshë dhe moral. Një epifani antikomuniste, një festival festimesh, një lulëzim studimesh krahasimore, një rrëfim të plotë të realitetit komunist – politik, ekonomik, moral, ekologjik, social dhe kulturor – një rishikim të korrikulumit, një njohje të vlerës së parrëfyeshme të atyre idealeve për të cilat paguam çmimin më të plotë? Ku ndodhi ndonjë gjë prej tyre? Imagjinoni sikur Lufta e Dytë Botërore të kishte përfunduar në një pikë të vdekur me një perandori naziste evropiane nga Uralet deri në La Mansh, shpejt të armatosej me armë bërthamore dhe në konkurrencë vdekjeprurëse me Shtetet e Bashkuara në një paqe të mbajtur vetëm nga frikësimi. A do të kishin kënduar fëmijët progresistë “Gjithçka po themi është jepi paqes një shans” [Referuar këngës “Give peace a chance” shkruar në vitin 1969 nga John Lennon dhe kthyer në një “himn” të së majtës. Shën. MVSK.] nën simbolet e çarmatimit të njëanshëm? A do të kishin përqeshur intelektualët tanë shprehjen “Perandori e së keqes”? Cilat qenë diferencat? Vdekjet? Kampet? Braktisja e trupit dhe e shpirtit? Solzhenitsyn-i kishte plotësisht të drejtë lidhur me sovjetikët: “Asnjë regjim tjetër në faqe të Tokës nuk mund të krahasohet me të as në numrin e atyre që ka çuar drejt vdekjes, në entuziazmin, në rrezen e ambicieve, në totalitarizmin e tij të thellë dhe të plotë – jo, as regjimi i nxënësit të tij, Hitlerit” (nga Arqipelagu Gulag). Cili do të kishte qenë festimi sikur pas dy brezash svastika më së fundi të kishte rënë në vend të drapër çekanit?

Pas gjithë kësaj që dimë, a i mësojnë historianët sot nxënësit deri diku ndryshe rreth pasojave sociale të tregjeve të lira dhe sundimit të ligjit në një botë fenomeni krahasues? Sa befasuese që ne nuk kemi një rrëfim intelektual, moral dhe, mbi të gjitha, historik se kush kishte të drejtë dhe kush gabim, dhe pse, në analizat e tyre për komunizmin. Ne jetojmë në një epokë dashakeqësie të frikshme. “Ju vendosi pronën private përpara njeriut” lexon një anatemë e fuqishme sikur në dritat e të gjithë atyre mësimeve, prona private të mos ishte absolutisht e nevojshme për mirëqenien, dinjitetin, lirinë dhe jetët e qenieve njerëzore në shoqëri dhe sikur fitimet të mos ishin masa e përmbushjes së dëshirave dhe kërkesave të tjera të njerëzve. Në të vërtetë, është saktësisht për të shmangur rivitalizimin e parimeve të një shoqërie vullnetare, qeverisjeje të kufizuar dhe përgjegjësi lirie individuale që mësuesit, pedagogët, media informuese dhe regjisorët e filmave e injorojnë investigimin krahasues që e kërkon me kaq urgjencë koha jonë.
Holokausti komunist, ashtu si ai nazist, do të prodhonte një lulëzim të artit perëndimor, dëshmi, simpati e një oqean lotësh dhe më pas një festim në rënien e tij. Në vend të këtyre, ai prodhoi një akullnajë indiference. Fëmijët që në vitet gjashtëdhjetë mbanin portrete të Leninit, Maos dhe Çe Gevarës në muret e kolegjeve të tyre – ekuivalenti moral i varjes së portreteve të Hitlerit, Goebbelsit apo Horst Wessel-it në dhomë – filluan të mësonin fëmijët tanë rreth superioritetit moral të brezit të tyre. Çdo libër shkollor historie që merret me krimet e nazistëve – me të drejtë – kërkon shkaqet themelore, nxjerr një mësim prej tyre dhe çdo njeri e di numrin 6 milionë. Në kontrast me këtë, të njëjtët libra shkollorë qëndrojnë të heshtur lidhur me katastrofën e komunizmit, kudo që ai mbante apo mban pushtetin. Pyesni çdo nxënës kolegji – bëjeni në qoftë se nuk më besoni – se sa njerëz vdiqën nën regjimin e Stalinit dhe do t’ju përgjigjen edhe tani: “Mijëra? Dhjetëra mijëra?” Ky është ekuivalenti i besimit se Hitleri vrau qindra hebrenj.
Skandali i një injorance të tillë buron nga një verbëri e qëllimshme e kulturës intelektuale ndaj katastrofës së simpative reale të saj. Shumica e Evropës o ka nxjerrë jashtë ligjit neonazistët, por Partia Komuniste Franceze nga viti 1999 deri më 2002 ishte pjesë e një koalicioni qeverisës. Njeriu nuk mund ta shpalosë svastikën, por mund të ngrejë draprin dhe çekanin në evenimente zyrtare. Mohimi i vdekjes së Hitlerit apo minimizimet e holokaustit hebre është realisht krim për shumicën e Evropës. Mohimi ose minimizimi i krimeve komuniste është një formë artistike intelekutale e politike dhe një rrugë e shpejtë për karrierë akademike të suksesshme. “Antifashist” është një term i nderuar, “antikomunist” një term përqeshjeje dhe keqtrajtimi.
Teksa takohemi, Partia Social-Demokrate dhe Partia antiEuro po negociojnë që të hyjnë në një koalicion qeverisës në Landin e Thuringisë që do të kryesohet nga Die Linke, trashëgimtarët e Partisë Komuniste Gjermanolindore, për shkak se asnjeri nuk kujton dhe, mbi të gjitha, asnjeri nuk nxjerr mësim. Për të paktën një gjeneratë, përçmimi intelektual për shoqërinë liberale ka qenë në them të lendëve shoqërore dhe shkencave sociale. Kjo është përshpejtuar, jo ndryshuar, qysh nga rënia e Murit të Berlinit dhe, për sa u përket mea culpa-s, ne presim më kot për to.

Kur Eisenhower dëgjoi se banorët e një qyteti aty afër nuk dinin gjë për një kamp vdekjeje, kundërmimi i të cilit duhet t’i kishte arritur flegrat e hundëve të tyre, ai i vuri të parakalonin, të veshur mirë – është sekuencë filmike dramatike – nëpër kufomat e kalbura, i bëri që të shikonin në drejtim të tyre dhe të ndihmonin në varrosjen e tyre. Kryebashkiaku i Saxe-Gotha dhe bashkëshortja e tij varën veten pasi u kthyen.
Neve na mungon autoriteti i Eisenhowerit. Milan Kundera deklaronte realitetin moral me qartësi: “Po për ata me qëllime të mira?”, – pyeste ai. “Kur Edipi kuptoi se ai vetë ishte shkaku i vuajtjeve të tyre – përgjigjet ai – nxori sytë e tij dhe u largua nga Teba, i paaftë të duronte shikimin e fatkeqësive që kishte shkaktuar nëpërmjet mosdijes”. Le t’i kujtojmë apologjetët e komunizmit që ta njohin të vdekurin, të varrosin të vdekurin dhe të pendohen për të vdekurin. Përndryshe, le t’i falim vetëm kur të kenë nxjerrë sytë e tyre dhe të largohen të verbuar nga Teba. Le t’i lëmë intelektualët perëndimorë të mësojnë fjalët e poemës “Requirem”, e shkruar gjatë terrorit stalinist nga Anna Akhmatova, poetja më e madhe ruse e shekullit të njëzetë: “Do t’i kujtoj ata gjithmonë dhe kudo. Nuk do t’i harrojnë kurrë çfarëdo që të ndodhë”.
Trupat kërkojnë numërim, apologji dhe pendesë. Pa gjëra të tilla, epoka e komunizmit jeton. Pa gjëra të tilla, mbetet sërish një Mur Berlini, i mendjes dhe i shpirtit, që nuk ka rënë akoma.

Përgatitur nga Armin Tiranë
“Standard”, 27.VI. 2015, f. 15.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s