Në Evropë është e ngulitur ideja se kolonizatori në raport me të kolonizuarin është mbizotërues në të gjitha drejtimet, pra e mbizotëron fushën ekonomike, kulturore, ushtarake dhe falë, pikërisht këtij mbizotërimi të gjithanshëm arrihet të merret kontrolli mbi një territor ose popullatë të caktuar. Imazhi kolektiv i kolonizatorit është kolona e disiplinuar që ndjek një ushtri edhe më të disiplinuar.
Në të vërtetë ekziston edhe një lloj tjetër kolonizimi të cilin evropianët nuk e kanë njohur, ose të paktën nuk e kanë njohur ashtu si e njohim ne shqiptarët, është fjala për kolonizimin me djep.
Një turmë e mbrapa mbetur nga ana kulturore dhe ushtarake (ekonomike as që mund të përmendet) arrin, falë faktorit demografik dhe hapësirave të lëna nga popullsia autoktone, të kolonizojë një popullsi e cila teorikisht duhet të ishte mbizotëruese.
Është pak a shumë ajo që ndodhi në Siujdhesën Ilire me zbritjen e sllavëve:
numri i pamat i hordhive, rënia demografike e popullsisë vendase, të drejtat perandorake lejuan që sllavët të vendoseshin dhe të kolonizonin tokat shqiptare, duke përvetësuar edhe kulturën materiale e shpirtërore ekzistuese (duke qenë se këto gjenetikisht ju mungojnë); prodhuan gjendjen të cilën ende sot e jetojmë përditë.
Sot struktura demografike e Evropës po ndryshon me shpejtësi marramendëse, peshorja mes vendasve të kulturuar dhe të pasur edhe ardhacakëve të varfër dhe me një kulturë që nuk mund të quhet veçse thjesht parake, anon gjithmonë më shumë në krahun e këtyre të fundit. Ndryshimi tashmë ka hyrë në fazën e progresionit gjeometrik.
Vendasit po tërhiqen gjithmonë e më shumë drejt qytezave periferike apo majave të kullave të financës duke shpresuar kështu të vazhdojnë të mbajnë kontrollin e tokës së tyre.
Shpresë pothuajse qesharake. Në vendimmarrjen politike nuk duhet të harrojmë që loja e demokracisë luhet me numra, flamujt shumtë algjerian në festën e Presidentit të ri të “Francës”* na ndihmojnë të mos zgjatemi shumë në këtë pikë, tashmë është kaluar ose po kalohet faza e kandidatëve “pro” ardhacakëve dhe janë në fazën e të zgjedhurve të ardhacakëve.
Nga ana tjetër kontrolli mbi financën e lartë shpejt do të ndjek rrugën e kontrollit politik, pra do të gjenden me një grusht mizash në dorë, për faktin e thjeshtë dhe të vogël se kontrolli i sipërmarrjeve në terren nuk do të jetë më në duar të vendasve.
Të ardhurit në turma të panumërta tashmë po kthehen në popullsi, mjaft heterogjene por të organizuara dhe me qëllim përfundimtar zaptimin e kulturës materiale dhe në thelb të tokës së vendasve, pra mund të themi me plotë gojën që afrikanët dhe aziatikët janë sllavët e këtij mijëvjeçari.
Thamë që kolonizimi vjen dhe si rrjedhojë e hapësirave të lëna nga të kolonizuarit. Evropianët prej dekadash po ndjekin politikat e pakësimit të popullsisë së tyre, rezultati sot është që shumë shtete kanë rritje demografike negative (duke llogaritur vetëm banorët vendas) dhe kësaj popullsie të tej plakur i shtohen dhe qëndrime të tjera politike dhe psikologjike. Pacifizmi, gatishmëria për t’i hedhur armët më shumë se sa për t’i mbajtur, ndjenja e një faji kolektiv të supozuar, qëndrimet liberale në fushën e të “drejtave” dhe qëndrimet e pastra antifamilje bëjnë që kjo popullsi të mos jetë vetëm e plakur por dhe apatike, e feminizuar dhe pas asnjë vullnet qëndrese dhe mbrojtje të vlerave që gjaku i tyre ka krijuar në rrjedhën e mijëvjeçarëve.
Kjo gjendja e Evropës, po Shqipëria?
Gjendja e Shqipërisë në këtë zbarkim të ri barbarësh nuk është aspak më e mirë se sa e periudhës së dyndjeve sllave. Demografikisht të paaftë të përballojmë dyndjet dhe nga ana tjetër jemi përsëri pjesë e një Perandorie më shumë se të gatshme t’ju japë të drejta ardhacakëve të rinj.
Perandoria këtë herë quhet Bashkimi Evropian (në të vërtetë s’është as bashkim e më pak është evropian).
Juridikisht nuk jemi, ende, pjesë e kësaj e këtij Bizanti të ri, por praktikisht, duke lënë mënjanë fushat në të cilat vepron marrëveshja e stabilizim-asocimit apo marrëveshja shengen, shqiptarët po sillen sikur të ishin pjesë e këtij Organizmi.
Kemi hequr dorë në mënyrën më të turpshme dhe më vulgare, nga cilësimi themeltar i një Shteti, sovraniteti.
Mjafton të hapësh një të përditshme, çfarëdo, të një ditë çfarëdo, dhe do të lexosh se si dhe kë ambasadorët dëshirojnë të zgjidhet President, si dhe ç’taksa ambasadorët dëshirojnë të përdorim e kështu me radhë duke deri te mënyra se si duhet të trajtohen qentë e rrugës (gjë që sigurisht nuk mund të vendoset pa dëgjuar mendimin e ambasadorëve e aq më pak të veprohet duke shkelur ndjenjat e tyre).
Jo vetëm nga ana praktike por dhe nga ana pamore po bëhet ç’është e mundur të kalojmë si pjesë e kësaj Perandorie, në çdo zyrë, në çdo institucion Flamurit tonë i bashkëngjitet rroba blu me yje (prapë yje të verdhë!). Kjo është thjesht e pastër është shkelje e Kushtetutës.
Por prapë se prapë, juridikisht nuk bëjmë pjesë dhe duket sikur mos qenia pjesë vjen nga fakti që shqiptarët nuk janë ende gati. Nuk janë ende gati të pranojnë shkatërrimin e racës së tyre si bën francezët apo holandezët; nuk janë gati të pranojnë sllavët e rinj.
“Balli i luftës” i parisë ndërkombëtare në Shqipëri është mbrojtja e të drejtave të pakicave etnike (kupto rom e të ngjashëm që nesër do të zëvendësohen nga afrikanë e aziatikë) dhe mbrojtja e komunitetit LGBT (kupto pederastët dhe të gjitha fenomenet që çojnë në shkatërrimin e familjes).
Përgjigja ndaj këtyre shtysave shkatërruese është vetëm një REZISTENCË.
Rezistencë në zyrë kundër euleshërave e të ngjashëm, rezistencë në rrugë, rezistencë në shtyp dhe televizion, rezistencë në shkolla, rezistencë kolektive dhe individuale.
Për të mbrojtur të ardhmen shqiptare të fëmijëve tanë duhen mëndje dhe grushte të çeliktë.
*) François Hollande – Artikulli i përket vitit 2012.
Agron Bardhi