Home

Intervistë me shkrimtarin Renaud Camus

 

Ç’ju shtyu të shkruanit Zëvendësimin e Madh (Le Grand Remplacement)?

– Dëshpërimi. Shpresa.

Ç’kuptoni me konceptin e Zëvendësit të Madh?

– Nuk jam i sigurt nëse kemi të bëjmë me një koncept. Nëse do të donim të përdornim fjalë të mëdha, do e quaja sintaksë. Një emërtim, një emër për një fenomen: zëvendësimin e një populli dhe të një qytetërimi. Realizmi i një ëndrre të keqe, i batutës së famshme të Brehtit: “Nëse qeveria nuk është e kënaqur me popullin, nuk duhet të bëjë gjë veçse të zgjedhë një popull tjetër”. Është saktësisht ajo që po ndodh sot në Francë: qeveria socialiste ka humbur elektoratin e vet dhe po prodhon një tjetër me emigrantët. Por fenomeni është shumë më i gjerë, më i përgjithshëm, është evropian. Pjesa më e madhe e shteteve evropiane kishte vetëm një popullsi, tashmë, brenda një gjenerate, kanë edhe një tjetër, ose shumë të tjera. Rrugë, lagje, qytete të tëra, janë shndërruar, nuk njihen më; për të mos folur për shkollat e transportin botor. Në zona gjithmonë e më të gjera, janë zhdukur autoktonët, janë zëvendësuar.

Kush e ka përpiluar këtë projekt?

– Kurrkush nuk është në bazën e këtij projekti, me përjashtim të ndonjë praktike si ajo që përmenda: Partia Socialiste Franceze është përpjekur haptazi të gjejë një elektorat të ri; dhe në disa dokumente të OKB-së qartësisht flitet për nevojën e një shndërrimi etnik të Evropës: vetë termi zëvendësim gjendet aty. Megjithatë, më shumë besoj në forcën e mekanizmave gjigant historik, ekonomik, ideologjik dhe ontologjik, në gjirin e të cilave institucionet dhe individët janë thjesht një prej ingranazheve, ata vetë të manipuluar nga arroganca e species. Ajo që quaj zëvendësim, pra ideologjinë që shtyn drejt Zëvendësimit të Madh, ka lindur nga martesa shtazarake e Revolucionit industrial i fazës më të përparuar, tajleriane e fordiste, me antiracizmin dogmatik, edhe ky në fazën e tij të marrisë. Ekzistenca e racave apo popujve të zgjedhur është një vendim administrativ, i vetëdijshëm, në baza të përveçme dhe i domosdoshëm për fabrikim post industrial të njeriut të zëvendësueshëm, pa origjinë, pa kulturë, pa qytetërim, pa komb, i ndërshkëmbyeshëm dhe zhvendosshëm gjithmonë e kudo. Është domosdoshmëri për ndërkëmbimin e njeriut me makineritë apo me prodhimet e industrisë, që njeriu të jetë i zëvendësueshëm me vetveten.

Gjithmonë e më shpesh, gazetat italiane shkruajnë se “për të mbajtur në këmbë Shtetin e Mirëqenies, kemi nevojë për 250 milionë emigrantë”. Madje ka dhe studime dhe projeksione të OKB-së që janë të së njëjtës linjë. Ju ç’mendoni?

– Dy gjëra: pikësëpari që kjo është plotësisht e pavërtetë – emigrantët janë rrënimi i Shtetit të Mirëqenies (nëse ky nuk ka vdekur ende kjo ka ndodhur pasi njerëzit dhe popujt nuk janë akoma plotësisht të ndërkëmbyeshëm. Shteti i Mirëqenies mund të funksionojë vetëm me burra dhe gra të një tipi të caktuar, të formuar nga gjenerata qytetërimi dhe ndjenje qytetare). Por mbi të gjitha gjykoj se këto mendime mund të lulëzojnë vetëm në mendje që janë tashmë të robotizuara, pa kulturë, pa qytetërim, do të thosha të çnjerëzuara. Ç’po na thonë këta? Që për të shpëtuar Italinë u dashka të zëvendësojmë italianët me, bie fjala, togolezët. E përsëris, asgjë nuk shpëtohet; dhe nëse diçka do të shpëtohet, nuk do të jetë Italia por Togo. Evropa nuk ka nevojë për emigrantë, ka nevojë për ajër të pastër, hapësirë, për ringritje kulturore dhe rinovim shpirtëror.

Ju mendoni se po ndodh, zëvendësimi i popujve?

– Jo po ndodh, po përfundon, me një përshpejtim të jashtëzakonshme falë pushtimeve migruese.

Ç’duhet bërë për të frenuar flukset emigruese?

– Të përgënjeshtrojmë, me vepra dhe ndryshime ligjore, idenë e përhapur kudo se Evropa është një eldorado, e gatshme të shpenzojë shifra kolosale që gjithë bota të vijë e të bëhet bijë e saj, që subvencionon fuqishëm pushtimin e vet. Fakt ky pa precedent në histori.

Ç’peshë ka islami në këtë pushtim emigrantësh?

– Pak më shumë se 2/3 ose ndoshta 4/5, por duke qenë se janë i vetmi grup, ndër pushtuesit, që kanë struktura shoqërore të konsoliduar, mund të themi se do të jenë i vetmi grup që do të përfitojnë nga ky pushtim.

Sipas jush, ka një klasë politike që propagandon barazinë absolute në çdo fushë? Nga lind kjo tendencë kulturore?

– Barazia do të ketë me vete gjithmonë një pjesë të madhe të shtetasve, sidomos në Francë. Megjithatë, shumica, në demokracitë e përparuara, nuk manipulon pushtetin, por mjetet e pushtetit. Intelektualët organikë do të jenë gjithmonë përkrah kësaj force, për më shumë që kjo ju siguron përjashtimin e intelektualëve të tjerë, heshtjen e tyre, vdekjen e tyre.

Cilat janë përgjegjësitë e elitës intelektuale të së majtës?

– Jo më të mëdha se të intelektualëve të djathtë që janë njësoj pro Zëvendësimit të Madh. E vetmja vijë ndarëse që sot vlen nga pikëpamja intelektuale, morale, politike dhe pothuajse ushtarake, është ajo mes atyre që janë për zëvendësimin dhe atyre që janë kundër. Këta të fundit janë të zëvendësuarit që nuk duan të zëvendësohen. Kuptohet janë edhe zëvendësuesit, gjithmonë më të shumtë e më të fuqishëm. Janë si zogjtë në filmin e Hiçkokut: presin radhën. Ata që janë pro zëvendësimit, janë të çmendur, zëvendësojnë një popull të budallepsur nga mësimi i harresës, nga industria e hajvanizimit, i fshikulluar, tërbuar, lobotomizuar dhe pa identitet, me një popull me identitet shumë të fortë. Mihin varrin e tyre. Problemi është se njëkohësisht po hapin dhe varrin tonë.

Ç’mendim keni për teorinë e përplasjes së qytetërimeve, përpunuar nga Samuel P. Huntingoton, e mbi të gjitha kemi ende një qytetërim për të mbrojtur?

– Për sa më përket jam huntingtonian i flaktë. Çdo ditë jam i goditur nga lidhja e librit me realitetin, qoftë dhe me gjërat e dorës së dytë.
As që diskutohet që kemi një qytetërim për të mbrojtur. Por mund t’ju them se nuk është në gjendje të mirë. Zëvendësimi i Vogël, ai i jo-kulturës apo i industrisë kulturore me kulturën, zëvendësimi i borgjezisë së vogël botërore me klasën e kulturuar, ai i elitës mediatike, financiare, sportive me elitën morale, intelektuale, artistike, kulturore, ka paraprirë dhe ka qenë kusht i domosdoshëm për Zëvendësimin e Madh.

 

 

Francesco Borgonovo
«Libero», 05.X.2015
Përkthimi MVSK

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s