Home

Intervistë me shkrimtarin Ranaud Camus

Zëvendësimi i Madh duhet të kuptohet si zëvendësimi i një qytetërimi nga një tjetër (për shembull qytetërimit evropian që i zë vendin ai arabo-islamik) apo – si personalisht besoj – si krijimi i një jo-qytetërimi në të cilin të gjithë njerëzit, ashtu si të gjithë popujt janë të zëvendësueshëm, si fitorja e zëvendësueshmërisë universale?

– Ju, menjëherë drejtoni gishtin te kundërthënia e madhe e zëvendësimit, ideologjia globale, sipas mendimit tim, është totalitare dhe synon ngritjen e Zëvendësimit të Madh. Nga pikëpamja e kësaj ideologjie, në veprim është pjesa e dytë e alternativës që ju shtruat: vetëm se, në pikëpamjen tuaj, ajo që po përpiqet të krijohet nuk është një jo-qytetërim, përkundrazi, është vetë qytetërimi: liberal, inteligjent, njerëzor, barazimtar, vëllazëror, harmonin dhe i civilizuar, pasi nuk do të ketë më dallime apo diskriminime ndërmjet anëtarëve të saj, të gjithë vëllezër, në fshatin global pa kufij. Kjo është superstruktura, ideali i reklamuar dhe që ndahet në mirëbesim nga një pjesë e madhe e masa që mbështesin zëvendësimin. Të kuptohemi, ne e dimë mjaft mirë, e vërejmë çdo ditë, që ky ideal është fals dhe është ai që po përgatit makinerinë e stërmadhe zëvendësuese dhe që në fakt është, si thoni ju, një jo-qytetërim, një barbari post-industriale, super-ekonimiste në të cilën do të fabrikohej, nga ana e asaj që unë quaj “industria e idiotizimit”, njeriu i zëvendësueshëm, i zhveshur nga origjina, nga kombi, nga kultura, nga gjinia, i sendëzuar dhe i ndërkëmbyeshëm sipas qejfit. Po ka një kundërthënie brenda kundërthënies, zëvendësueshmëria është një shpagë që ka një shpagë të vetën. Në fakt, ajo zëvendëson një popull, që më së miri ka përgatitur Zëvendësimin e Madh , popullin e të zëvendësueshmëve, me një popull me identitet egërsisht të fortë, arabo-mysliman, islamik më shumë se islamist. Thënë ndryshe, zëvendëson një popull lopësh (industriale) me një popull hienash, e duke bërë këtë, i hap gropën vetes. Por, ky nuk është ndonjë farë ngushëllimi.

Ju keni propozuar edhe dy koncepte kyç, që janë pak të njohur: atë të “Dekulturimit të Madh” dhe të “Pa-fajësisë”. Për çfarë bëhet fjalë?

– Kam zakon të them se popujt që njohin klasikët e tyre nuk e lejojnë veten ti hedhin në plehërishtën e historisë pa protestuar. Dekulturimi i Madh është i domosdoshëm për Zëvendësimin e Madh. Bash për këtë e kisha fjalën më parë kur thashë se pushteti zëvendësues kishte përgatitur për zëvendësim popullin që do të zëvendësohej (por jo popullin që do të zëvendësonte). Ajo që unë quaj industria e idiotizmit ka tre degë kryesore: mësimin e harrimit, ashtu si na furnizon Ministria e arsimit në Francë; hajvanizimin e masave, ashtu si na furnizon industria kulturore dhe argëtimet masive (që në fakt gjithmonë e më shumë nuk kanë më dallime mes tyre, duke shtruar dhe politikën që tashmë po shkrihet në to); e në fund, droga, e cila tashmë është në duart e popujve zëvendësues, ndryshe nga dy degët e tjera që janë të drejtuara nga ata që do të zëvendësohen. Katër janë grupet protagoniste të dramës, jo politike por ontologjike, që po zhvillohet: të zëvendësuarit në rebelim, që nuk pranojnë zëvendësimin e tyre; të zëvendësuarit që e pranojnë, që nuk e kuptojnë fenomenin, që mohojnë se po ndodh apo që i janë dorëzuar tashmë, madje edhe ata që mendojnë se është gjë e mirë; ata që promovojnë dhe e diktojnë zëvendësimin; dhe në fund zëvendësuesit që janë gjithmonë më të shumtë e të fuqishëm. Të dytët dhe të tretët mund të quhen e njëjta gjë, që gjithsesi do të gëlltiten nga të katërtit. Pra, në thelb, mund të themi se në fushë janë vetëm dy palë, shumë të ndryshëm ideologjikisht; vija që i ndan është e vetmja që vlen ideologjikisht; ajo që i përball promovuesit dhe autorët e Zëvendësimit të Madh me ata që janë kundër zëvendësimit, ata që janë të vendosur të bëjnë çdo gjë për ta ndërprerë rrjedhën e ngjarjeve dhe për t’i ndryshuar kah. La Grande Déculturation është titulli i një prej eseve të mia lidhur me rrënimin e sistemit shkollor. Décivilasation trajton temën përhapjes së kulturës duke e nisur nga shkolla te familjet, te oxhaku, që sa vjen e po zhduket. La Civilisation des Prénoms trajton triumfin e emrit në raportet sociale bashkëkohore, pra zhdukjen progresive të mbiemrit, pra të përgjegjësisë (vetëm mbiemri nënshkruan), por edhe të gjurmëve në kohë, të historisë, të trashëgimisë, të gjuhës. Mbizotërimi i emrit është një nga shenjat e tashmërisë, e diktatit të së tashmes, e kësaj “nga e para” të përhershme që është dhe një nga tiparet dallues të zhveshjes nga kultura, nga qytetërimi, të kafshëzimit të species. Këta libra dhe La dictature de la petite bourgeoisie, apo Le communisme du XXIe siècle (pra antiracizmi, por sot dua të flas për zëvendësimin, që është forma e tij më e evoluar), janë ishuj të një arkipelagu qendra e të cilit është Du sens, i cili përgjithëson debatin e famshëm platonik mes Kratilit dhe Ermogjenit, nëse fjalët kanë një kuptim të caktuar nga origjina dhe historia e origjinës së tyre, apo si pohonte Ermogjeni, e gjitha është thjesht një marrëveshje. Për shembull, të jesh francez, apo italian, apo evropian, është thjesht një çështje administrative, letrash të noterizuara e vulash, apo dhe një përkatësi e formuar nga shekujt? “Jam franceze, si ju” më tha dikur një myslimane me ferexhe që mezi e fliste gjuhën time. Nga pikëpamja e Ermogjenit, kishte të drejtë. Asnjë epokë tjetër historike nuk ka qenë kaq ermogjene, sa kjo e jona. E në fund të fundit, Ermogjeni fiton gjithmonë. Por Kratili nuk humbet asnjëherë plotësisht. Ai kthehet, e kthehet, pa reshtur.
Për sa i përket pa-fajësisë, është koncepti rreth të cilit gjithmonë kam dashur të rendis mendimin tim politik. Ai nis nga vëzhgimi se pafajësia është një fjalë negative, pa-fajësi, pra del se ajo që është parësore është “faji”, dëmi, impulsi për të dëmtuar njerëzit e tjerë, jetët e tyre, të mirat e tyre, Tokës. Qytetërimi, kontrata sociale, covenant-i hobsian, qyteti, qytetaria, të qenit qytetar, sintaksa, edukimi, janë të gjitha pakte pa-fajësie. Pa-fajësia, mos-fajësia, mungesa e fajit, është një koncept që të lejon të mendosh për tre fusha që, sipas mendimit tim, nuk mund të ndahen: politika, në kuptimin e parë të fjalës; ekologjia dhe – çka është e harruara e madhe – jeta e përditshme, përballja me zhurmën, me pafytyrësinë, mungesën e çdo edukate, në ndërtesa, nëpër shkallë, në transportin qytetas, kudo.
Njerëzit nuk besojnë në pushtimin e Evropës, pasi nuk shohin ushtri të huaja duke marshuar në Champs-Élysées apo në Via Veneto. Pushtimi në fakt, nuk është ushtarak. Mjeti i tij është “fajësia”, sulmet e vogla e deri te dhuna e egër dhe masakra, duke kaluar nëpërmjet të gjitha formave të vjedhjes dhe përdhunimit. Ka lidhje mes krimit dhe terrorizmit, në fakt të gjithë autorët e atentateve e kanë nisur me grabitje të armatosura. “Fajësia, mjeti i Zëvendësimit të Madh”, është arsyeja pse, prej vitesh, përndiqem nga drejtësia franceze. Tani jam në Gjykatë të Lartë.

Besoj se origjina e Zëvendësimit të Madh është, njëkohësisht, si liberale ashtu edhe marksiste. Ju jeni dakord? Apo, përtej këtyre, cilat mendoni se janë rrënjët ideologjike të këtyre zhvillimeve?

– Zëvendësimi i Madh është pjella e përçudnuar e Revolucionit industrial, e fazës së tij të fundit, post-fordiane, post-industriale, dhe e antiracizmit në fazën e tij të çmendurisë.

Kur Zëvendësimi i Madh të jetë kryer, rezultati do të jetë një botë ferri, edhe për elitat pro emigracionit, që e ndihmuan këtë zëvendësim. Atëherë, pse ndjekin këtë objektiv?

– Nuk jam i sigurt nëse ekziston diku ndonjë vullnet i shprehur, edhe pse në disa dokumente të OKB-së rekomandohet, e zeza në të bardhë, zëvendësimi i evropianëve. Besoj më shumë në mekanizma gjigand të pakontrollueshëm: barazia, dogma e mos ekzistencës së racave, ekonomizimi, diktatura e borgjezisë së vogël: “Kjo do të thotë – pohon Agamben-i – që me të gjitha gjasat, borgjezia e vogël është forma me të cilën njerëzimin po shkon drejt shkatërrimit”.

Cila është e kundërta e Zëvendësimit të Madh? Cila është arsyeja e fortë, pse në një territor të caktuar, duhet të jetojë një popull e jo një popull tjetër? Vallë, nuk është e vërtetë, si pohojnë elitat pro emigrimit, që askush prej nesh nuk është vendas, autokton, që rrënjët mund të zhbëhen dhe që identiteti është një iluzion?

– Zëvendësueshmëria është si një Zot i tmerrshëm për të cilin të gjithë njerëzit janë njëlloj dhe të shkëmbyeshëm, duke qenë se nuk janë të ndryshëm. E kundërta e zëvendësueshmërisë është jo vetëm identiteti, por dhe karakteri “i pazëvendësueshëm” i individëve dhe popujve. Largimi ka një bujari tragjike e metafizike, por nuk ka largim pa një bazë përkatësie. Është propaganda sendëzuese që pretendon çmontimin e njeriut. Më shumë dua moralin e André Gide-s, te Le nourritures terrestres, kur këndon për më të pazëvendësueshmin e qenieve.

 
Adriano Scianca
«Il primato nazionale», 6.II.2016
Përkthimi MVSK

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s