Home

Ndërkaq që Irani përgatitet të (ri)shfaqet në skenën ndërshtetërore, i shtyrë edhe nga pakti bërthamor, si një fuqi rajonale në Lindjen e Mesme, është thelbësore të kuptojmë shtysat dhe taktikat e tij. Që prej Revolucionit Islamik (1979) bota u bë dëshmitare e krimeve mizore të lehtësuara edhe nga afërsia e Iranit me ushtrinë terroriste Hezbollah. Për sa i përket Amerikës Latine, mizoritë në Buenos Aires, në fillim të viteve ’90, shfaqën shtrirjen globale të revolucionit dhe përqafimin e vrasjeve në masë si mjet politik. Duke ngritur një qendër në rajonin tri-kufitar (Brazil, Argjentinë dhe Paraguai) që prej fillimit të viteve ’80, Hezbollahu ishte më shumë se i përgatitur për “dhuratën” që do të merrte për mijëvjeçarin e ri: një regjim politik, ideologjikisht miqësor që hapi dyert dhe lehtësoi një numër veprimtarish të jashtëligjshme në emër të anti-amerikanizmit: Venezuela e Hugo Chavezit.
Këtu duhet të ndalemi dhe të pyesim: ç’mund të kenë të përbashkët një teokraci islamike shiiste, etnikisht persiane dhe një vend Latino-Amerikan tradicionalisht katolik? Në pamje të parë, veçse janë anëtarë të OPEC-ut, duket se jo shumë. Por Venezuela është një vend emigrantësh, me një komunitet arab të rëndësishëm, disa prej të cilëve shiitë dhe një numër të vogël iranianësh. Kjo deri sa u ngrit në pushtet, në vitin 1999, Chavezi dhe nisi aplikimi i socializmit të shekullit XXI, thënë ndryshe një çorbë e doktrinave klasike marksiste të ekonomisë të planifikuar, shtypje e të gjithë disidentëve, lufte asimetrike dhe një anti-amerikanizmi gricës. Ndihmuar nga çmimi i naftës, që shkonte mjaft sipër 100 USD për fuçi, Venezuela bleu ndikim dhe hodhi shifra të mëdha për të shpëtuar Kubën nga falimentimi, gjithashtu krijoi dhe aleancën ALBA për të baraspeshuar ndikimin amerikan në rajon.
Ndërsa dallime të dukshme, kulturore, fetare dhe etnike, ndajnë Iranin nga Venezuela, në fillim të viteve 2000, në drejtimin e Chavez-it dhe Ahmadinejad-it, u pa një përafrim ideologjik. Të dy e poziciononin veten si revolucionar antiimperialist që i rezistonin agresionit amerikan. Ndërsa Revolucioni Islamik përqendrohet mbi arritjen e fitores mbi kaurët, qeveria venezuelase u zhvesh nga çdo ngjyrim fetar duke vendosur në bazë të saj doktrinën Marskiste-Leniniste. Një aleancë e volitshme bazuar në parimin “armiku u armikut tim, është miku im”. Aleancë që pati si rezultat qindra letërnjoftime dhe pasaporta venezuelase të dhëna për veprimtarët e Hezbollahut dhe mundësinë e ngritjes së një baze operative në ishullin turistik dhe zonë e lirë, Margarita, nga i cili Hezbollahu mund të lëviz me lehtësi për në vendet e Karaibeve dhe të Amerikës Qendrore, vende si Nikaragua që gjithashtu është pjesë e Aleancës Alba. Së fundmi, dëshmi të ish zyrtarëve të lartë të shërbimeve venezuelase na paraqesin një tablo edhe më të kobshme: zyrtarë të Venezuelës që bëjnë trafik droge me vlera prej miliona e miliona dollarësh, veprimtarë të Hezbollahut që lëvizin në të gjithë Amerikën Latine dhe Kanada duke përdorur dokumente venezuelase, dhe pastrim parash të Iranit.
Dikush mund të mendojë se kjo aleancë do të zbehej me vdekjen e Chavezit dhe përfundimin e mandatit të Ahmadinejadit. Në fakt e forcoi: Maduro, i goditur nga kriza të shumta politike dhe ekonomike, dhe Rouhani i shqetësuar për marrëveshjen bërthamore, kanë punuar pa u ndjerë mbajtjen e marrëveshjes. Domethënës janë oferta venezuelase për pritjen e 20 000 refugjatëve sirianë dhe televizioni satelitor Hispan TV, themeluar nga Irani, për të shpërndarë pikëpamjet e tij në botën latine.

 

John Coredero
Center for Security Policy
Përkthimi MVSK

Lini një koment