Metamorfoza komuniste e Partisë Demokratike amerikane është e plotë. Këtë nuk e thonë republikanët, duke shpresuar të tërheqin rreth vetes të pavarurit, por vetë ata, të vetmit të autorizuar për të bërë një pohim të tillë, anëtarët e PKSHBA, parti e pastër komuniste në Amerikë. Pak muaj më parë, David Kupelian, drejtori i WND.com (WorldNetDaily, webfaqe konservatore), shkruante se merita për eliminimin e dallimeve serioze mes Partisë Demokratike dhe asaj Komuniste i shkon Obamës: “Për sa mund të duket e habitshme, Obama, në shtatë vitet e fundit, e ka shtyrë gjithë Partinë Demokratike aq majtas sa nuk shquhet më nga Partia Komuniste. Nëse ju duket e tepruar – vijon Kupelian-i – mjafton të lexoni webfaqen e PKSHBA, duke u përpjekur të gjeni dallime të dukshme ndërmjet shqetësimeve, ndjesive dhe zgjidhjeve të PKSHBA e PDSHBA. Bëjeni, për shembull, lidhur me qëndrimet për të drejtat e homoseksualëve, emigracionin e pakontrolluar, energjinë e ripërsëritshme, shpërndarjen e pasurisë, etiketimi i policëve si racistë apo universitetet botore”. Kërkimi i dallimit është i kotë, tashmë përputhja e këndvështrimeve është e plotë.
«Mos nënvlerësoni Trump-in dhe republikanët”, shkruanin “reporterët-militant” të People’s World (gazeta e partisë), që ishin akredituar në Convention-in e demokratëve në Filadelfia. “Vërtetë udhëheqja e republikanëve u gjet e papërgatitur nga suksesi i furishëm i Trump-it, por ata janë të bashkuar për të njëjtin qëllim: të shkaktojnë sa më shumë pabarazi, sa më shumë varfëri, pasiguri dhe më shumë dhunë kundër klasës punëtore të të gjitha racave, gjinive, feve dhe bindjeve seksuale. Janë bashkuar me korporatat e mëdha dhe klasën e miliarderëve, me qëllimin e përbashkët për të ulur pagat, nivelin e jetesës dhe për të rritur fitimet dhe pushtetin e tyre.
Mesazhi i senatori Sanders, që i dha mbështetjen sekretarit të Shtetit Hillary Clinton, është i fortë dhe i qartë: “Së bashku jemi më të fortë”. Kjo na duhet për të fituar në nëntor.» Zhargoni dhe tonet prapanike janë në sinkroni me ato të obamistëve të mijëvjeçarit të tretë.
Prova për aleancën e re, madje për njëjësimi e dy partive, qëndron në të tashmen dhe në të kaluarën e Barack-ut dhe Hillary-t. Komunistët e organizuar në PKSHBA, merrnin pjesë në zgjedhjet presidenciale duke paraqitur kandidatin e tyre. Kjo deri në 2008, kur vendosën të mbështesnin Obama-n. «Në të kaluarën, kur stalinistët Gus Hall dhe Angela Davis, paraqiteshin çdo katër vjet, si kandidatë për President dhe zv/President, komunistët në Amerikë ishin mjaft të distancuar nga Partia Demokratike», pohon Joseph Farah, themelues i WND.com dhe ish revolucionar komunist në rini. «Por në vitet e fundit, partia ka zgjedhur të krijojë front të përbashkët me demokratët, me të cilët tashmë dallimet janë shumë të vogla, në ekzistofshin më të tilla».
Janë biografitë e Barack-ut dhe, para tij, të Hillary-t, që u japin komunistëve sigurinë se ideologjikisht mund t’ju besojnë udhëheqësve të tanishëm të Partisë Demokratike, dhe që nuk nevojitet më një njësi politike marksiste më vete për të vijuar “revolucionin” e shpallur gjatë fushatës së Sanders-it. Senatori i Vermonit, nga kjo anë, gjithmonë ka qenë i sinqertë në përkatësinë e tij socialiste, dhe në fakt karrierën në Kongres gjithmonë e ka përjetuar si i izoluar. Obama dhe Clinton, dinakërisht janë mimetizuar, aq sa nevojitej, në moshë madhore, për të ecur përpara në karrierën e tyre publike.
Kur ishte në Wellesley College, Clinton, shkroi një temë haptazi pro Salu Alinsky-t. Autor i “Rregullat për radikalët”, një figurë mitike i radikalizmit të majtë, është teoricien i taktikave të manipulimit të shtypit dhe i demonizimit të kundërshtarit.
Nga ana tij, Barack-u, në autobiografinë, ngre lartë rolin e mentorit që pati Frank Marshall Davis, një afro-amerikan me teserën e PKSHBA. Davis vizitonte shpesh shtëpinë në Honolulu, të gjyshit të bardhë të Barack-ut të vogël, që më pas do të aktivizohej me Studentët Socialistë dhe do shkruante artikuj kundër Reagan-it në gazetën studentore.
Glauco Maggi. «Libero»
Përkthimi MVSK.