Home

Gjashtëdhjetë vite më parë, rreth orës 15, në Budapest do të niste një manifestim i madh proteste. Fillimisht kishte studentë, intelektualë dhe ish të dënuar politik. Në harkun e pak orëve zbritën të shumtë dhe qytetarë të tjerë. Me rritjen e numrit të manifestuesve ndryshoi dhe slogani i protestës. U nis në emër të mbrojtjes së lirisë së mendimit por dora-dorëz që rritej numri i njerëzve të thjeshtë, filluan të mbizotëronin këngët patriotike dhe antisovjetike. U shtuan flamujt kombëtarë pa simbole komuniste. Protesta mund të përfundonte si shumë të tjera: pra, pas orës së ajrimit të gjithë në shtëpi. Por gjërat nuk shkuan ashtu. Njerëzit, tashmë më shumë se pesëdhjetëmijë, kishte vendosur të marshonte deri përballë Kuvendit. Zari u hodh. Protesta nuk kontrollohej më nga organizatorët. Apelet e komunistëve “të moderuar” nuk i dëgjonte më njeri. Në mbrëmje Kuvendi ishte i rrethuar. Dyqind mijë njerëz përballë komunizmit dhe Bashkimit Sovjetik.

Në këtë pikë është mirë të ndalemi pak, për të rindërtuar kontestin historik në të cilin u zhvilluar kryengritja e Budapestit. Më 25 shkurt të vitit 1956 në Moskë mbahet Kongresi i XX i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Hrushovi denoncon “kultin e individit” dhe “shkelje të ligjshmërisë socialiste”. Nis destalinizimi. Të paktën kështu kujtuan një pjesë e drejtuesve të Bllokut komunist. Veçanërisht në Hungari mezi pritej reformimi nga brenda i bolshevizmit. Kështu lindi një keqkuptim i madh: kryengritja hungareze erdhi si pasojë e elitës komuniste që kërkonte një socializëm më demokratik. Rusët nuk i kuptuan qëllimet e shokëve hungarezë, por dinin mjaft mirë ç ‘donte populli hungarez, prandaj e sulmuan dhunshëm. Bërthama e parë e manifestuesve përbëhej nga studentë dhe intelektualë (të bashkuar rreth Lidhjes së shkrimtarëve dhe Rrethit Petofi) që kërkonin liri civile dhe politike. Shumica e popullit hungarez kërkonte tjetër gjë. Ajo protestë ishte si një shkrepëse e hedhur në kashtë. Enciklopeditë e pranojnë që mbizotëruan qëndrimet nacionaliste dhe antisovjetike. Nuk duhen lënë mënjanë dhe përbërësit urban, rural dhe fetar të protestës. Kardinali Mindszenty ishte një kundërshtar i vendosur i regjimit. Për progresistët e djeshëm dhe të sotëm ideja se populli mund të zbresë në shesh për të mbrojtur sovranitetin kombëtar është e vështirë për t’u përtypur. Sot që konteksti është më i qartë, le të kthehemi në mbrëmjen e 23 tetorit 1956.

Kur tensioni arriti majat, komunisti “i moderuar” Imre Nagy (në vitin 1953 me urdhër të Moskës ishte bërë kryeministër), u përpoq të qetësonte ujërat. Nagy ju drejtuar kryengritësve me fjalët: «Shokë…», populli ju përgjigj duke bërtitur: «Nuk jemi shokë, jemi hungarezë». Do të mjaftonte ky episod për të hedhur poshtë çdo pretendim se revolta ishte rezultat i ambienteve liberale. Por të mos ndalemi. Përgjatë gjithë natës pati luftime. Ushtarakët u jepnin armë kryengritësve. Kryengritësit lëviznin në qytet për të transportuar municione dhe për të afruar vullnetarë të tjerë. Çuditërisht, në rrugët e kryeqytetit maxhar nuk kishte intelektualë revizionistë. Në rrugë ishte vetëm populli që donte të rrokte armët për shporrur pushtuesin. Rrëzimi i një statuje të Stalinit ishte një nga simbolet e asaj kryengritjeje. Nga ana tjetër, komunistët i lozën mirë kartat e tyre. Le të shohim si. Më njëzetekatër tetor u emërua kryeministër i “moderuari” Nagy, por Gero, që ishte i linjës së ashpër, qëndroi sekretar i partisë dhe shpalli shtetrrethimin dhe kërkoi ndërhyrjen e trupave ruse që gjendeshin në Hungari. Nagy përpiqej të shpëtonte “dhe dhinë edhe lakrën”, por në Moskë tashmë e kishin vendosur që ai do të ishte thjesht kokë turku. Rusët, nga ana e tyre, përpiqeshin që rebelimi të shfryhej për të dhënë goditjen përfundimtare. Ndërkaq patriotët hungarezë ngrinin komitete revolucionare në të gjithë vendin, shumë nuk e pranuar regjimin e ri “demokratik” të Nagy-t. Marzio Pisani në një artikull në të përkohshmen “Njeriu i lirë” shkruan: «Që në krye të herës kryengritësit formuan organizatat e tyre politiko-ushtarake si Organizata e të Luftëtarëve të Rinj Hungarez, Qeveria e re revolucionare apo Komiteti i mbrojtjes kombëtare. Këto organizata nuk vareshin nga partitë demokratike që u rikrijuan nxitimthi. Komitetet revolucionare, me presionin e fortë politik që ushtruan, e detyruan Nagy-n të bënte të ashtuquajturin “kthim djathtas”. Në plotësim të kërkesave të nacionalistëve Nagy internoi shumë stalinistë, i dha fund sistemit një partiak dhe propozoi daljen e Hungarisë nga Traktati i Varshavës. Më tridhjetë tetor kriza e Suezit i dha mundësinë Moskës të organizohej për të shpalosur përsëri drapër e çekanin mbi qiejt e Budapestit. Perëndimi ktheu kokën nga ana tjetër. A kishte rast më të volitshëm për ta mbytur kryengritjen? Dhe në fakt, më katër nëntor trupat sovjetike, me plot pesëmijë tanke, pushtuan Budapestin. Vështirë të bësh një bilanc të saktë të viktimave. Është përpjekur Enzo Bettiza në librin “1956 Budapest: ditët e revolucionit”. Sipas tij pati rreth 20 000 të plagosur, mbi 1 000 të ekzekutuar dhe 20 000 të rënë në betejë. Është mirë të kujtojmë se kjo u pasua dhe me rreth 200 000 të internuar. Ishin vetëm 13 ditë.
Shumë mund të mendojnë se sakrifica e atyre njerëzve ishte e kotë. Në të vërtetë nuk është kështu: gjaku i derdhur për atdheun jep gjithmonë rezultate të mira. Sot hungarezët korrin atë që kanë mbjellë. Hungaria e drejtuar nga Viktor Orban është shkëputur nga zgjedha internacionaliste, pa pasur nevojë të izolohet. Sot ai popull është zot i fateve të tij. Mjafton ta duash. Kjo është trashëgimia e vyer e djemve të ’56.

 

Salvatore Recupero
Përkthimi MVSK

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s