Home

Rasti  Noam Chomsky

Ka një fije që lidh Srebrenicën me Sirinë. Ngjyra e tij nuk mund të jetë veçse e kuqe, duke qenë se është shtrirë, paçka diskutimeve të holla mbi fake news dhe teoritë konspirative, nga disa prej intelektualëve të majtë më të dëgjuar të viteve të fundit. Mbi të gjithë, gjuhëtari Noam Chomsky.
Këtë histori e tregon e përditshmja izraelite Haaretz, që merr shtysën nga dënimi i Ratko Mladiçit për masakrën e Srebrenicës dhe për krime të tjera kryer gjatë luftës në ish Jugosllavi. E përditshmja sjell në kujtesë atë që i ndodhi të përjavshmes Time, pasi botoi fotografinë e Fikret Alic, një i mbijetuar i kampit të përqendrimit serb në Trnopolje. Ishte një fotografi tronditëse, që shfaqte në mënyrë të pakundërshtueshme krimet që po kryheshin në Bosnje. Por, pesë vite më vonë revista LM (Living Marxism) do të shkruante se nuk bëhej fjalë për një “kamp përqendrimi” por thjesht për një “qendër grumbullimi për refugjatët”, e këta të fundit, nëse dëshironin, mund edhe të largoheshin prej tij. LM nuk u mjaftua me kaq, por akuzoi gazetarët e agjencisë britanike të lajmeve ITN se kishte keqpërdorur me qëllim atë foto. Lindi një betejë ligjore, që u fitua nga ITN-ja. LM u detyrua të paguante një dëmshpërblim prej 375 000 stërlinash dhe falimentoi. Historia vazhdon në vitin 2006, kur Chomsky bëri të vetat tezat e LM-së dhe pohoi se bëhej fjalë për një “kamp refugjatësh”. Jo vetëm kaq, në vitin 2011 gjuhëtari dënoi betejën ligjore kundër LM-së dhe faktikisht mohoi gjenocidin në Srebrenicë.
Haaretz sjell në vëmendje dhe një libër të botuar nga Edward Herman dhe David Paterson, The Politics of Genocide, në të cilin pohohet se forcat serbe “nuk kanë vrarë asnjë tjetër veçse burra boshnjak mysliman në moshë shërbimi ushtarak”. Ky libër ka një parathënie të Chomsky-t. Pra, pas dënimit të Mladiçit, do të ishte normale që dikush të priste që Chomsky të kërkonte ndjesë për negacionizmin e tij. E përditshmja izraelite thekson që kjo nuk ka për të ndodhur, pasi Chomsky dhe të tjerë “intelektualë të majtë” si gazetari australian John Pigler, 22 vite më vonë, por aplikojnë të njëjtin model për ngjarjet në Siri, në mënyrë të veçantë për sulmin kimik të 4 prillit në Khan Sheikhoun.
Në këtë rast teoria është që sulmi nuk është kryer nga regjimi i Bashar el Assad-it. Ose më saktë, sipas Chomsky-t mundësia që sulmit të jetë kryer regjimi, ashtu si pohojnë Shtetet e Bashkuara dhe OKB-ja, ekziston, por gjuhëtari mbështet teoritë e Ted Postol duke shpjeguar se “një specialist i shërbimeve sekrete” kishte rrëzuar raportin e Shtëpisë së Bardhë mbi përgjegjësinë e qeverisë siriane. Postol është një pedagog në Mit [Massachusetts Institute of Technology] sipas të cilit në Khan Sheikhoun nuk pati një sulm kimik dhe që shpërthimi u shkaktua në një pajisje tokësore dhe që në çdo rast nuk kishte prova mbi përdorimin e sarinës. Teori të ngjashme mbështeten dhe nga gazetari Seymour Herch dhe nga teoricienë të tjerë të konsiparcioneve.
Thelbi, përfundon Haaretz, është që mbështetësit e këtyre teorive, i shpërndajnë këto për të kritikuar dhe kundërshtuar “qëndrimet” e Shtëpisë së Bardhë. Për fat të keq, kur gjykatat apo organizmat ndërshtetëror i përgënjeshtrojnë, ata vetë nuk gjejnë kurrë kohët të kërkojnë ndjesë. Përkundrazi, negacionizmi kokëfortë dhe revizionizmi i tyre, ndonjëherë qesharak, tregon që këta intelektualë parapëlqejnë të minimizojnë krimet e luftës të regjimeve armike të perëndimit, vetëm si e si të shfaqen antiimperialistë. “Nëse ka një gjë që mund të mësojmë është që këta persona më mirë parapëlqejnë të mbështesin gënjeshtrat e tyre se sa të shfajësohen me viktimat e ofenduara nga mashtrimet e tyre”.
Tani, frika është se krimet e kryera në Siri do të harrohen, ashtu si ndodhi me rastin e Srebrenicës. Jim Warren, i Poynter Institute for Media Studies, ka vënë në dukje se ngadalësia e procesit ndaj Mladiçit (pa llogaritur atë ndaj Milosheviçit që vdiq pa përfunduar procesi) ndikuar në shuarjen e kujtesës së krimeve që bota pa në vitet nëntëdhjetë. Warren kritikon dhe mënyrën si u nënvlerësua lajmi i dënimit të Mladiçit dhe sjell shembullin e një të përditshme të rëndësishme amerikane si Chicago Tribune e cila e botoi lajmin në pak rreshta në faqen 23. Në përgjithësi shtypi ndërshtetëror i kushtoi pak hapësirë epilogut të një prej tragjedive më të rënda të shekullit të kaluar. David Rohde është një gazetar që e ndoqi luftën në ish Jugosllavi për Christian Science Monitor. Sot Rohde punon në Nju Jork dhe ka përcjell pohimin e një të mbijetuari të Srebrenicës: “Shpresoj që ky vendim të mund të parandalojë përsëritjen e abuzimeve dhe të vrasjeve në masë”.
Por ekziston një rrezik i prekshëm: nëse nga njëra anë kundër informacioni rus e ka paraqitur çështjen e Mladiçit si një komplot perëndimor, shtypi perëndimor nga ana e vet është treguar përtac dhe pothuajse i pa interesuar. Shumë njerëz besojnë se dënimi i Mladiçit mund ta ketë trembur Assad-in, duke i treguar se ç’mund t’i ndodhë herët a vonë. I vetmi shpëtim për presidentit sirian qëndron te shpresa e shumimit të kundër-qëndrimeve të disa (të ashtuquajtur) intelektual.

Shënim i redaksisë «Il Foglio»
Përkthimi MVSK

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s