Home

Skamja Speciale*

Ata që e njohin historinë e Kubës mund të sjellin ndër mend se ishulli, pas dekadash vartësie, e humbi mbështetjen financiare me rënien e BRSS-së. Duke nisur nga viti 1989, vendi hyri në një krizë të thellë ekonomike, të njohur si “Periudha Speciale”.
Në rrugët e Camagüey-t, një provincë në zonën perëndimore të ishullit, njerëzit kanë filluar sërish të flasin për ardhjen e një “Periudhe Speciale” të re.

Tmerret e “Periudhës Speciale”

Gjatë Periudhës Speciale u harruan edhe produktet bazë. Sapuni, vaji për gatim apo dhe orizi, që sot mund të blihen me valutën e shkëmbyeshme për turistët, CUC, nuk gjendeshin. Gjatë asaj periudhe, dollarët amerikanë ishin të nevojshëm, por përdorimi i tyre ishte i ndaluar. Të kishe dollarë amerikanë ishte shkak i mjaftueshëm për të përfunduar në burg. Sipas logjikës socialiste pasuria shpërndahet dhe menaxhohet në mënyrë kolektive, dhe gjatë asaj periudhe askush nuk mund të blinte garza sterile apo tesha për fëmijë – pelenat as bëheshin fjalë – deri sa fëmija të bëhej pesë muajsh, pasi nëse bebja vdiste, blerja do të cilësohej si një shpërdorim burimesh që mund të ishin përdorur nga të tjerët.

Droja për një tjetër Periudhë Speciale

Për ti paraprirë një krize të re, njerëzi janë duke blerë ato produkte që u zhdukën gjatë viteve të tmerrshme të krizës më të thellë kubane. Sot – duke përjashtuar ata që marrin të ardhura nga jashtë – me shumën 30 CUC, është e pamundur të blesh mish pule. Çmimi, në Camagüey, është më i lartë se paga mesatare mujore dhe tri herë më i lartë se fitimet mujore të një punëtori në ndërtim. “Duket sikur po vjen fundi i botës”, thotë një tregtar, kjo për shkak të frikës se ka për të ndodhur diçka e tmerrshme. Tani, mungesat në treg, po shkaktojnë një valë krimi në sektorët e ndjeshëm, pasi, siç dihet, ushqimi në Kubë është me racion mujor. Regjimi nuk shpërndan ushqimet, por kontrollon sa mund të blejnë njerëzit. Ka dyqane shtetërore, ku mallrat shiten me CUP (peseta kubane, 2 CUP vlen 1 USD) dhe të tjera ku përdoret CUC (që ka të njëjtën vlerë me dollarin amerikan). Lista e racioneve, që ju jepen familjeve, përfshin blerjet e të produkteve bazë me CUC. Për fëmijët nën gjashtë vjeç përfshihet dhe mishi, rreth gjysmë kile në muaj. Kështu që familjet me fëmijë të vegjël po kthehen në objekt të mundshëm grabitjesh.

Vjedhjet në banesa

Mishi i derrit është i vetmi që mund të sigurojnë shtetasit kubanë, por prej ditësh nuk gjendet në treg, njësoj si në Periudhën e parë Speciale. Tani, kubanët janë të detyruar të vjedhin për të siguruar këtë produkt vlefshëm që po bëhet gjithmonë e më i rrallë.
Një nënë e pamartuar – që kërkoi të mbetej anonime – e cila jeton me të bijën minorene, kishte marrë racionin e mishit me triska. Banesa e saj është në ndërtim, çatia pikon, dhe për këtë arsye nuk e kalon natën aty. Gjendej te fqinjët kur e njoftuan që banesa e saj ishte grabitur. Mungoni vetëm dy gjëra: kyçi i derës dhe mishi në frigorifer. Politikat shtetërore që kontrollojnë sasinë e produkteve që mund të blihen, sasi e përcaktuar në mënyrë arbitrare si psh. mosha, po i kthen këto grupe një objekt grabitjeje dhe sulmesh të tjera. Për më shumë, njerëzit me nevoja të caktuara mjekësore, si ata me diabet, kanë të drejtë të konsumojnë produkte, si mishi për shembull, të cilat janë të ndaluara për pjesën tjetër të popullsisë. Kjo ka sjellë një rritje të diagnostikimeve false, për të përfituar mundësinë e sigurimit të ushqimeve që nuk janë të lejueshme për kubanin e zakonshëm. Kini parasysh që një shtetas, dhe shtatëvjeçar që është i shëndetshëm, rraset në burg nëse guxon të hajë një biftek.
“Therja ilegale” cilësohej si krim në Kodin e parë Penal Revolucionar, kjo ka shkaktuar raste ku fermerët, pothuajse në mënyrë kirurgjikale, presin copa mishin ndërkohë që kafsha është ende gjallë. Në Kubë, bifteku vlen sa një thesar. Në regjimet socialiste, qeveria është i vetmi autoritet i ligjshëm që mund të shpërndajë apo ndalojë produktet ushqimore, kjo është arsyeja pse tregu i zi dhe vjedhjet, në përpjekje për të plotësuar nevojat e dëshpëruara, lulëzojnë.

Mamela Fiallo
Panam Post
*) Titulli dhe përkthimi MVSK

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s