Home

 

Revolucioni kultural: një totalitarizëm anarkik (1966 -1976)

Ndaj tmerreve, pothuajse astronomike, dhe shume pak te njohura, nga reforma agrare ose Hapi i Madh përpara, afro 400 mije deri ne 1 milion te vdekur (shifra e fundit ka më shumë mundësi te jetë e vërtetë) në raport me ato që llogariten nga shumica e autoreve rreth shkatërrimeve te “Revolucionit te madh Kultural proletar” mund te duken modeste. Në rast se, më tepër se çdo episod tjetër i historisë bashkëkohore te Kinës, Revolucioni kultural goditi te gjithë botën dhe mbeti ne kujtese, kjo ndodhi ne saje te radikalizimit ekstrem te diskutimit rreth tij dhe të disa veprimeve te tij, por edhe sepse ai zhvillohej në qytete, se u përqendrua në ambiente politike dhe intelektuale, dhe kjo ne epokën e televizionit, e cila ka ditur te japë imazhe te shkëlqyera te ceremonive politike shume mire te vajosura dhe me plot zell. Së fundi, ndryshe nga lëvizjet e tjera te mëparshme, ai filloi te dënohej zyrtarisht në Kine pothuajse sapo përfundoi: dënimi behej me një ton të qartë dhe denoncon tejkalimet e Ushtareve te Kuq, në veçanti kundër kuadrove të vjetër dhe drejtuesve komunistë, dhe më pas masakrat e kryera nga UPÇ në fazën pas vendosjes së “rregullit”.
Paradoksi i parë i Revolucionit kultural është: se ekstremizmi më i ekzaltuar nuk ishte gati për t’ia arritur qëllimit, ai ishte fillimi i një procesi revolucionar që dukej plotësisht i institucionalizuar, duke fshire pak më shume se në një vit gati të gjitha qendrat e pushtetit, megjithatë mbeti një lëvizje parciale, e bllokuar në zonat urbane, dhe e shtrire vetëm në rininë e shkolluar. Fshatrat mezi kishin marre veten nga Hapi i Madh, konflikti me BRSS arriti kulmin e tij, prandaj u vendos nga “Grupi i Revolucionit Kultural” (GRK) te mos preken as kërkuesit shkencorë, të përqendruar në atë kohë në armatimin bërthamor, as fshatarësia dhe as ushtria. Sipas frymës se GRK, dhe ndoshta të Maos, kishte një tërheqje për të kërcyer më mirë. Asnjë sektor i shoqërisë dhe shtetit nuk duhej t’i shpëtonte për një kohë të gjatë revolucionarizimit. Por masa e fshatareve mbahej e forte si hekuri “ndaj lirive të pakta” të dhëna nga Liu Shao dhe ndoshta nga ngastra private qe dispononin. Nuk ishte çështja për të shkatërruar as kapacitetin e mbrojtjes, as të ekonomisë: eksperienca e fundit e Hapit te Madh, kërkonte kujdes në ketë drejtim. Paraprakisht, ishte marrja e pushtetit në “superstrukture” (intelektuale dhe artistike) dhe marrja e pushtetit shtetëror. Ky qëllim i fundit nuk u arrit kurrë plotësisht. Këto kufizime nganjëherë u shkelen, por nuk sinjalizojnë në asnjë rast përplasje ose masakra të mëdha në fshat, që vazhdonte të mbante shumicën e kinezeve: 64 për qind të incidenteve të klasifikuara në zonën rurale ndodhën në fshatrat përreth qyteteve. Ndërkaq, në fazën finale të “marrjes në dorë”, tregimet flasin për ekzekutime të shumta individuale të fshatarëve që ishin në anën e gabuar ose të ushtarëve të kuq që largoheshin në drejtim të fshatit. Së fundi, në ndryshim me pastrimet e viteve pesëdhjete, qëllimi nuk ishte asnjëherë plotësisht i qartë për eliminimin e një shtrese të veçante të popullsisë. Bile dhe intelektualët, të cilët u preken në mënyrë të veçantë në fillim, shpejt u shkëputen dhe nuk ishin në radhën e të persekutuarve, ndërsa më tepër, persekutorët ishin shpesh nga vete ambienti i tyre. Episodet më vdekjeprurës ishin në tërësi rezultat i “grindjeve” të dhunshme relativisht spontane dhe me komandimin lokal, pa një plan të përgjithshëm. Edhe kur qendra urdhëroi operacione ushtarake të cilat çonin në mënyrë te paevitueshme në masakra, kjo ishte kryesisht një reaksion, për t’i bërë ballë një situate te pakontrollueshme: nga kjo anë, jemi më afër dhunës së qershorit 1989 sesa të reformës agrare, dhe Revolucioni kultural ndoshta do te mbetet si shenja e parë e një rruge pa krye i një komunizmi kinez ne humbje te energjisë revolucionare.
Paradoksi i dytë shpjegon pse është e përshtatshme për t’i dhënë të gjithë vendin Revolucionit kultural në ketë tregim. Lëvizja e Gardisteve te kuq ishte një “rebelim i dhunshëm” (edhe shtypja e saj ishte një dhunë e gjerë). Kemi parë që, nga fundi i viteve njëzet, dimensioni terrorist ishte i pandare nga komunizmi kinez. Ne 1966-1967, vetë grupet radikale, ata bënin më shumë zhurmë për të sulmuar institucionet shtetërore, kishin gjithmonë një këmbë në shtet, minimumi ishte Presidenti Mao, referencë absolute dhe mbështetje për çdo vendim taktik të marrë nga ata. Duke u integruar në traditën e madhe kineze, logjika e pushtetit deri në rebelim, ata nuk refuzojnë kurrë tejkalimin e dhunës, duke kritikuar butësinë e pretenduar të më të fortëve përballë armikut të klasës. Ata do të përdorin menjëherë në vend skuadrat e tyre të “hetuesve” të fortë, policët e tyre me zakone të mira, “gjykatat” e tyre dhe burgjet e tyre. Gjatë Revolucionit kultural, shohim një luftë që zhvillohet nga poshtë-lart, por një “poshtë” të mobilizuar, manovruese, e inkuadruar, e terrorizuar nga një pushtet dhe një elitë që nuk guxon të thotë emrin e saj”. Ky tejkalim i pushtetit nga një tjetër, që nuk pushon së përqeshuri duke e dërrmuar me kritika dhe goditje, është përfaqësues i “formulës definitive te maoizmit (që) pas një kërkimi të gjatë, përfundoi të bëjë çiftin rebelim-perandor principin permanent të një alternative themeluese të politikës mbi shtetin dhe shoqërine. Sigurisht, është fjala për një alternativë të padurueshme, pasi e bazuar në gabimet e ngjashme dhe pra hile për ata që i kishin dhëne një sens rebelimit të tij. Të asaj që “gjithçka do ndryshojë që asgjë të mos ndryshojë”, sipas formulës së Gatopardit do të përfundojë duke vënë në pikëpyetje rebelimin dhe perandorin. Sigurisht, në minorancë, por si pasojë ajo do të çoje ne Murin e demokracisë të vitit 1979 dhe mendimtarin e saj të guximshëm, Vei Jin Shen. Ky, në tregimin e tij autobiografik tashmë të përmendur, vë në dukje kontradikta vdekjeprurëse të një lëvizjeje të mbushur me pakënaqësi të ligjshme: “Ky eksplozion i zemërimit mori formën e kultit të tiranit dhe është kanalizuar në rrugën e luftës dhe te sakrificës për tiraninë… (Kjo) ka çuar në ketë situatë paradoksale, absurde të një populli që ngrihet kundër qeverisë së tij vetëm për ta mbrojtur më mirë. Populli kundërshtoi sistemin hierarkik që e skllavëronte, duke ngritur lart flamurin e mbështetjes së themeluesve të këtij sistemi. Ai ka kërkuar të drejta demokratike, duke hedhur një sy përbuzës mbi demokracinë dhe ka pretenduar të udhëhiqet në luftën e tij, për fitoren e të drejtave nga mendimet e një despoti”.
Analiza jonë nuk do të ishte e plotë ashtu si shënuam më lart, pasi: Revolucioni kultural, u bë shkak për lindjen e një literature të madhe dhe shpesh me cilësi, në veçanti nga dëshmitë e aktorëve dhe viktimave, prandaj atë e njohim më mirë se ngjarjet e mëparshme. Por, sigurisht, është fjala më tepër për një tjetër revolucion (imitues, i dështuar, i çoroditur, pseudo, nëse duam ta quajmë kështu, por megjithatë revolucion) sesa një “fushatë e masave”. Dhuna dhe terrori dhe krimet nuk ndalojnë drejtimin e fenomenit, nga ana tjetër dhe shumë të ngurta sipas momentit dhe vendit. Ne na interesojnë vetëm aspektet e dhunës të revolucionit kultural që përkohësisht mund ta ndajmë në tre kategori të mëdha shumë të qarta: dhuna kundër intelektualëve dhe kuadrove politikë (kryesisht në 1966-1967), përleshjet e fraksioneve midis Gardistëve të kuq (1967-1968), dhe së fundi marrja në dorë e situatës në mënyrë brutale nga ushtarakët (1968). Me kongresin IX të PK (1969) hapet faza e institucionalizimit (të parealizuar) të disa “fitoreve” të vitit 1966 dhe sidomos lufta e pallatit për të zëvendësuar një Mao Ce Dun të dobësuar shpejt nga sëmundja. Dridhjet janë të forta: eliminimi në shtator 1971 i pasuesit zyrtar të përcaktuar Lin Biao, kthimi në 1973 në postin e zëvendëskryeministrit të Ten Siao Pinit dhe riintregimi masiv i kuadrove të lartë të eliminuar për “revizionizëm”, sulmi i “të majtës” të aparatit në 1974, tentativa në 1976 të vënies dorë të qendrës nga “Katërshja e Shangait”, që drejtohej nga gruaja e presidentit, Jiang Qing, duke përfituar nga hapësira që ndan vdekjen e kryeministrit të moderuar Çu En Lai në janar dhe të Mao Ce Dunit në shtator. Që në tetor, Katërshja që ishte veçse një “Bandë” shumë e mbyllur dhe Hua Kuo Feni, zot i vendit për dy yjet, mund të deklarojë fundin e Revolucionit kultural. Ne do të përmendim pak “vitet gri” (fjalë e Zh.-L. Domenah) pas shtypjes së Gardistëve të kuq: dhuna sigurisht është e ashpër, por ajo inspirohet nga linjat e mëdha të zbatuara në vitet pesëdhjetë.
Aktorët e revolucionit
Revolucioni kultural përfaqëson takimin e një njeriu me një gjeneratë. Njeriu është sigurisht Mao. I prekur në gjirin e aparatit qendror nga shkatërrimi i Hapit të Madh, atij iu desh t’ia lerë që në vitin 1962 udhëheqjen efektive të vendit presidentit Liu Shao Çi dhe duke mbajtur vetë postin prestigjoz të Presidentit të Partisë, ai tërhiqet në këtë “gjykatë fjalësh” ku ai e di se nuk ka konkurrencë. Por, në strategjinë e vjetër dhe duke dyshuar se ishte një statujë dhe përfundimisht i lënë mënjanë për së gjalli ai kërkon një ndryshim të efektshëm që do ta lejojë të vendosi zgjedhjen e tij themelore. Partia e mbajtur mirë në dorë nga Liu dhe ndihmësi i tij, sekretari i përgjithshëm Ten Siao Pin, duhet të nxirret jashtë loje. Sa për qeverinë, e nënshtruar ndaj partisë si në të gjitha vendet komuniste, drejtimi i saj efikas nga oportunisti e inteligjenti Çu En Lai, i moderuar në gjykime, në mos dhe në zemër, e bën një element më tepër neutral në perspektivën e përplasjes midis fraksioneve. Mao është i ndërgjegjshëm se ka humbur mbështetjen e shumicës së kuadrove dhe intelektualëve gjatë pastrimeve të viteve 1957 dhe atë të masave rurale me urinë e madhe të viteve 1959-1961. Por në një vend si Kina komuniste, shumica e njerëzve pasivë, të shkatërruar dhe të frikësuar llogariten më pak sesa minoranca aktive dhe e vendosur në pozicione strategjike. Që në vitin 1959 UPÇ drejtohet nga Lin Biao, njeri besnik i Timonierit: ai bëhet pak nga pak qendra e pushtetit alternativ dhe luan një rol të madh, duke filluar që në vitin 1962 në Lëvizjen e edukimit socialist, mënyrë pastrimi kundër të djathtëve, duke vënë theksin mbi puritanizmin, disiplinën dhe sakrificën, vlera ushtarake, e cila jep në 1964 një të tretën e kuadrove politike, ushtria gjithashtu realizon lidhjen me ekipin e vogël të intelektualëve dhe artistëve të dështuar që grumbullohen rreth Jian Qing dhe programit të saj të shkatërrimit total të çdo lloj arti dhe literature që nuk është konform linjës së Partisë. Formacioni ushtarak bëhet i detyrueshëm për studentët dhe policinë e armatosur që është organizuar ose ngritur në këmbë nga UPÇ-ja që në vitin 1964 në uzina, lagje dhe komuna rurale. Ushtria nuk është dhe nuk do të jetë kurrë kandidate për pushtet. Ndarja në grupe nga Partia është shumë efikase dhe mediokri Lin Biao, për të cilin ka thashetheme se merr heroinë, nuk ka as mendime, as hapësirë politike të tijën189. Por, më tepër se kurrë, ajo është për Maon instrumenti i “sigurimit të jetës së tij” ose duke përdorur termat e tij, Muri i tij i Madh.
Leva tjetër strategjike mbi të cilën Mao mendon se mund të llogarisë, është gjenerata e re, tashmë e përmendur, ose më saktë pjesa e saj e shkolluar në gjimnaze, universitete dhe institute të formimit profesional (duke përfshirë këtu dhe akademinë ushtarake, i vetmi element i UPÇ i autorizuar të formojë njësi të Gardistëve të kuq). Ata kishin avantazhin tepër të madh se ishin përqendruar në qytete dhe sidomos në qytetet e mëdha, atje ku vendosej lufta për pushtet: një e katërta e banorëve të Shangait ishte në shkolla. Ata që ishin midis 14 moshës dhe 22 vjeç në 1966 do të jenë për Maon instrumenti më entuziast me të cilët ai ndan në të njëjtën kohë fanatizmin doktrinar dhe hilen e madhe. Fanatizmi: gjenerata e parë e edukuar plotësisht pas revolucionit të 1949, ajo është në të njëjtën kohë shumë e re dhe meqë ka banuar në qytet, nuk është njohur me tmerret e Hapit të Madh, për të cilat Liu dhe shokët mund të pendoheshin me hidhërim pse nuk e kanë kritikuar në mënyrë zyrtare. E llastuar (me fjalë) nga regjimi, e bindur se është për Maon “faqe e bardhë” dhe pastër nga të gjitha skoriet dhe e bindur se për të do të shkruhet epopeja ekzaltuese e ndërtimit të komunizmit, e siguruar nga tirani i vjetër se “bota ju përket ju, e ardhmja e Kinës ju përket ju”. Shumë shpejt ajo mësoi siç thotë një këngë e Gardistëve të kuq, se “Partia është nëna dhe babai jonë”. Dhe në rast të konfliktit se cili ishte babai, zgjedhja duhet të ishte e qartë, moho prindërit tuaj. Paskualini e tregon vizitën, te babai i tij, në laogai, “të një qurraveci të lig me moshë 10-11 vjeç në vitin 1962: “Unë nuk desha të vija këtu, bërtiti ai me krenari, por mamaja më detyroi. Tije një kundër-revolucionar dhe i pandershëm për familjen. Ti i ke kushtuar humbje të mëdha qeverisë. Ti e meriton të jesh në burg. E gjithë ajo që mund të them, është të reformohesh, ndryshe ti do të kesh atë që meriton”. Edhe rojet u shokuan nga ky recitim. I burgosuri qante (çka ishte e ndaluar) në qelinë e tyre duke belbëzuar: “Po ta dija se do të bëheshe kështu, do ta kisha mbytur që ditën e lindjes”. Tien e la incidentin të kalojë pa bërë asnjë vërejtje’. Fëmija ishte rreth 15 vjeç në 1966, tamam mosha për t’u bërë Gardist i kuq… Të rinjtë ishin gjithmonë më violentët dhe të zellshmit për të poshtëruar viktimat e tyre.
Por, në të njëjtën kohë, të rinjtë të urdhëruar të silleshin si robotë të kuq shpesh ndjeheshin të mashtruar. Të mashtruar nga heroizmi, kur gjenerata e prindërve të tyre u shurdhonte veshët për trimërinë revolucionare dhe të luftës, gjatë përleshjeve të viteve 1966-1968 ata përqeshnin Marshimin e gjatë, bazat e para të kuqe ose luftën e gueriljeve antijaponeze për të vërtetuar edhe një herë tjetër atë që thotë Marksi : “Historia do të përsëritet, por si një farsë”, do të përsëritet, por si një shaka. Të mashtruar prej literaturës klasike dhe të një lirie për të diskutuar me profesorët, tepër të matur, që i shpëtuan Korrigjimit të vitit 1957, ata përdorën njohuritë e tyre të varfëra, kryesisht nga veprat e Maos dhe fare pak nga Lenini, për të kundërshtuar në emër të vetë revolucionit, dërdëllitjet e zymta, të cilat institucionalizimi i tij i kishte lënë në vend. Dhe, së fundi, shumë nga ata, që ishin me origjinë nga shtresat e zeza, të ofenduar gjatë rrugës të vështirë për të fituar të drejtën e studimit të përcaktuar nga parimi i luftës së klasave e kuptuan se nuk do të kishin kurrë shans të vërtete për të marrë një vend pune konform me aftësitë e tyre, vlerat dhe ambiciet: institucionet shkollore të elitës, ku të “zinjtë” shpesh përbënin shumicën, shpesh ishin më revolucionarët; dhe hapja zyrtare e Gardistëve të kuq për “të lindurit e këqij”, të dekretuar nga GRK më 1 tetor 1966,198 do të shënojë për në Revolucionin kultural një hap kryesor përpara
Autorizimi i dhënë më 16 nëntor për formimin në uzina të grupeve të gardistëve të kuq dhe më 15 dhjetor në fshatra, përfaqëson një tjetër shtrirje vendimtare e lëvizjes. Me këtë rast u hoqën të gjitha vendimet politike negative të vendosur që nga fillimi i revolucionit kultural (maj 1966) mbi punëtorët. Në dinamikën e momentit, të rehabilituarit kërkonin shpesh t’u anullohen të gjitha etiketimet e “djathta” dhe shkatërrimin e dosjeve sekrete ku janë shënuar opinionet dhe “gabimet” e secilit. Dy kategori të punëtorëve të industrisë bashkohen në këtë kohë në mënyrë masive me studentët dhe gjimnazistët: “elementët e prapambetur” dhe të diskriminuarit e tjerë mbi baza politike (por gjithçka është politike) pavarësisht sesa mund të jetë mosha e tyre: punëtorët sezonalë, gazetarët, pa garanci pune as mbrojtje sindikale (dhe pra sociale) përgjithësisht të rinj, që përbënin shumicën e proletariatit të uzinave të mëdha e të reja, të privuar nga e drejta për të mbrojtur vendin e punës nga mbrojtja sindikale, që kërkonin rritjen e pagave dhe nënshkrimin e kontratave serioze të punës. Bashkë me ata ishin dhe një grup kuadrosh të rinj, që rastin e shihnin si mundësi për të bërë karrierë shpejt, ish funksionarë që për shumë arsye ishin dënuar të gatshëm për t’u hakmarrë, gjithashtu dhe oportunistët gjithmonë gati në çast të ulurijnë si ujqërit (dhe ta tradhtojnë në rastin më të parë): kemi kështu koalicionin të çuditshëm e të pakënaqurve që, të ushqyer me urrejtje dhe dëshira për hakmarrje sociale, u hodhën në sulm me të gjitha fuqitë. Në shkolla, në uzina, në zyra… Por, duke qenë minorancë, në masën 20 për qind, në qytete dhe në të gjithë vendit, ata mund t’ia dilnin mbanë vetëm kur shteti të ishte paralizuar nga sulmet e Qendrës, të UPÇ e i ngujuar nga këshillat e saj: në analizën e fundit, është Mao që hap dhe mbyll portat e revolucionit, duke mos ditur se çfarë të bëjë, si pasojë e shpejtësisë së ndryshimeve të raportit të forcave dhe të situatave lokale tepër të ndryshme, si dhe në kërkim konstant të një pajtimi midis rebelimit dhe ruajtjes së pushtetit. Ndërsa “rebelët” që apelonin për bashkim, “morën pushtetin” (ose më konkretisht, ua dhanë: për këtë mjaftoi një shkëmbim vulash), kontradiktat e brendshme dhe ambiciet egoiste të tyre shpërthyen menjëherë dhe i lanë vend luftërave të pamëshirshme, shpesh me armë, midis grupeve të paaftë për t’u pajtuar.
Ora e lavdisë e Gardistëve të kuq
Persekutimet që u realizuan në vitin 1966 nga rebelët revolucionarë, pjesën më të madhe të të cilëve e përbënin studentët universitarë dhe liceistët që mbetën simboli i Revolucionit kultural. Ata ishin relativisht më pak vrasës dhe nuk sillnin asgjë të re në ta kishte më pak sadizëm dhe ekzaltim rinor, por ato i ngjanë më shumë persekutimet që “shijuan” intelektualët në vitet pesëdhjetë. A ishin spontane? Sigurisht do të ishte absurde të mendohej se Mao dhe grupi i tij tërhiqnin fijet c çdo ekipi të Gardistëve të kuq, por prapa keqtrajtimeve që pësoi Van Guan Mei, gruaja c Liu Shao Çisc, presidentit lë Republikës gjejmë xhelozinë e Jiang Qing, gruas së Timonierit. Liu Shao Çi nuk iu nënshtrua “autokritikës”, u burgos dhe vdiq nga torturat, ndërsa Çu En Lai, megjithëse i kritikuar shumë ashpër, i shpëtoi çdo poshtërimi. Aspekti sensacional i lëvizjeve janë këto: larjet e hesapeve në majë nga Gardistët e kuq, shkëputja definitive e solidarizimit që e ka bazën, nganjëherë, para Marshimit të gjatë, pastrimet e kuadrove komunistë (60 për qind u larguan nga vendi i tyre i punës dhe shumë u larguan për tu riintegruar disa vite më vonë, bile para vdekjes së Maos, në shtator 1976: Ten Siao Pin përbën shembullin më të bukur). Edhe këtu, dhuna është relative. Me ndryshim të madh me BRSS stalinist të viteve tridhjetë, shumica e drejtuesve të lartë dhe kuadrove nuk u persekutuan. Vetëm ministri i Naftës u godit për vdekje nga Gardistët e kuq dhe nuk ka pasur ekzekutime në masë në nivele të larta. Liu vdiq i çmendur në 1969, Pin De Huai pati dy brinjë të thyera në korrik 1967 në një “luftim” dhe vdiq nga kanceri në vitin 1974. Ministri i Punëve të Jashtme Çen Ji, i sulmuar shumë nga shtypi, u dërgua në fshat në vitin 1969, por u kthye përsëri në skenë pas vdekjes së Lin Biaos, pak kohë para se të vdiste nga sëmundja. Rasti më i hershëm e më dramatik është ai i ministrit të Sigurimit, Luo Rui Qing, i pushuar në nëntor të vitit 1965 për t’i lënë fushë të lirë Kan Shenit, i burgosur në 1966 dhe i plagosur në këmbë pas një tentative për arratisje duke u hedhur nga dritarja dhe më së fundi vendosën t’i presin, por operacioni u shty për ta detyruar të rrëfehet, megjithatë ai mbijetoi më tepër se Mao. Kushtet e tij të burgimit, edhe pse poshtëruese dhe të vështira, ishin shumë më të mira se të miliona të burgosurve të tjerë që ai kishte kontribuar për t’i çuar në laogai, përveç kësaj, ai dhe shokët përfituan ndihmë mjekësore.
Mënyrat e keqtrajtimit të Gardistëve të kuq janë shumë të ngjashme, ato që zhvilloheshin në fshatra, qytete dhe universitete kishin teknika dhe rezultate të njëjta. Vullkani shpërthen më 1 qershor 1966, pas leximit në radio, të dacibaos (afishe me germa të mëdha) të Nie Yuanzi, asistent në filozofi, në Beida (universitet në Pekin, nga më prestigjozët e vendit), ajo bënte thinje për luftë, dhe kundërshtarët i cilësonte diabolikë. “Të shkatërrojmë kontrollin dhe komplotet e këqija të revizionistëve, me guxim, rrënjësisht dhe komplet! Të shkatërrojmë të gjitha monstrat, revizionistët hrushovianë!”. Miliona nxënës dhe studentë organizohen dhe gjejnë pa vështirësi te profesorët e tyre, pedagogët e universitetit, te autoritetet bashkiake ose provinciale që tentojnë të mbrohen “monstrat dhe demonët” të cilët me imagjinatë, i quajmë “genet e së keqes”, gjethe fantazma ose “shpirtra zvarranikësh”. Ekstremisti i GRK Qi Benyu, duke folur për Pin thotë: “Gjarpri me helm është i mpirë, por akoma s’ka ngordhur. Tigri prej letre, Pin De Huai, vret pa lëvizur qerpikët. Është luftëtar i zoti. Mos u gaboni nga pamja e tij, ajo e një hardhuce që nuk lëviz. Ai bën sikur ka vdekur. Janë veprime instinktive. Insektet dhe kafshët lindin me instinktin e vetëmbrojtjes dhe jo kjo kafshë mishngrënëse. Shtrijeni për tokë dhe shkeleni”. Këto terma duhen vlerësuar pasi ato tregojnë se në mendjet dhe zemrat e tyre nuk ekzistonte mëshira. Tashmë e dimë se këto emërtime i çojnë përgjithësisht në “luftë” dhe shumë shpesh në “vdekje”: thirrja për të “shkatërruar të gjitha monstrat”, që shpërtheu në lëvizjen e universitetit të Pekinit, nuk ishte një fjalë e kotë: “Armiku i klasës” poshtërohej duke e detyruar të mbante pankarta, të vishej në mënyrë qesharake, me fytyrën të lyer me bojë të zezë (këtë e përdornin kryesisht për gratë), me zhele, me kapele cilindër. Ata u kërkonin edhe të shëtisnin rrugëve të qyteteve, të shoqëruar nga gardistët dhe populli, të lehnin si qen ose të ecnin këmbë e duar. Një profesor universiteti me emrin Ma (“kal”), e detyruan të hajë bar. Një docent universiteti, kolegun e të cilit një student e rrahu për vdekje thotë: Vërtetë, ata nuk ishin më njerëz. Ndaj tyre mund të përdorej dhunë. Ishte normale”. Në gusht 1967, shtypi i Pekinit shan: antimaoistët janë “minj që bredhin në rrugë, vritini, vritini ata”. Këto veprime antinjerëzore i shohim edhe në periudhën e reformës agrare në vitin 1949: kështu, një pronar tokash e lidhën në parmendë dhe e detyruan të punojë tokën, duke e rrahur me kamzhik, ndërsa turmia e fshatarëve çirrej: Ti na ke trajtuar si kafshë, por sot ka ndryshuar, ti je kafsha jonë. Disa miliona “kafshë” të tilla u shfarosën. Por disa nga këta edhe i hëngrën. Në Guangxi hëngrën 137 vetë në veçanti njerëzit kryesorë të kolegjit, dhe kjo me pjesëmarrjen aktive të kuadrove lokalë të PK: disa Gardistëve të kuq iu dha në kazermë mish njeriu. Ka të ngjarë që kjo dukuri të ketë ndodhur edhe në disa administrata shtetërore. Harri Vu përmend një ekzekutim në laogai në vitin 1970: një agjent i Sigurimit hëngri trurin e një të burgosuri, pasi ai kishte guxuar të shkruante : “Përmbysni presidentin Mao”.
Nuk dihet secili ishte motivi kryesor që i shtynte Gardistët e kuq, të përdornin rripin e mesit si armë kryesore: ata duket të lundrojnë në detin e dëshirave të vërtetë për transformime sociale në një verë me temperaturë shumë të lartë, duke kaluar nga kujdesi konformist i atyre që nuk duan të kenë shqetësime. Të qëndrosh pasiv do të thotë të trajtohesh si revizionist, atëherë s’mbetet asgjë tjetër vetëm të veprosh… Kontradiktat lulëzojnë që në fillim: gjithmonë përsëritet parulla e re: “kemi gjithmonë arsye për t’u revoltuar”, e farkëtuar më 18 gusht nga Mao (i cili, si duket, mundi të përmbledhë “një mijë përbërësit e marksizmit), që ai mundi t’u imponohet duke vendosur kultin e vërtetë të presidentit dhe të veprave të tij (libri i famshëm i vogël i kuq). Por për çdo gjë vendos qendra, pasi vetëm ajo ka të drejtë të caktojë se cili përfiton nga e “drejta e revoltës” (nuk është çështja të lëmë armiqtë, që kanë lindur vetëm për t’u nënshtruar) dhe kjo licencë mund të fitohet pas një konkurrence të egër midis organizatave të Gardistëve të kuq për të përfituar etiketën e çmuar “i majtë”. Pretendohet të hapet “zjarr mbi shtatmadhorinë”, por shtabi i ushtrisë, i kontrolluar nga Lin Biao, i mbron Gardistët e kuq, dhe ai i transporteve i shëtit falas, në vjeshtë 1966, në të gjithë Kinën, në konvoje që gëzojnë prioritet absolut… “Shkëmbimet e eksperiencës që i justifikojnë shëtitjet kthehen shpesh në udhëtime turistike dehëse, për të rinjtë që nuk kishin dalë kurrë nga vendlindja e tyre, me tërheqjen nga katër yjet, takimi kolektiv me Maon i bën të qajnë (e detyrueshme për vajzat), demonstrim i zakoneve fetare, por në këtë rast duhet qarë si në një vdekje.
Më 18 gusht Mao ka thënë: “Ne nuk duam dashamirësinë, ne duam luftën”, dhe Gardisti i kuq Song Bin Bin (“Songu shpirtmirë”) nxitohet të bëhet Song Yao Vu (“Song që do luftën”). Ministri i ri i Sigurimit, Xie Fu zhi, i afërt me Jiang Qing, deklaron në fund të gushtit përpara një auditori me kuadro të policisë: “Ne nuk mund të pajtohemi me praktikat e zakonshme, ne nuk mund të ndjekim kodin penal. Në rast se arrestoni njerëz që kanë rrahur të tjerë, do të bëni gabim… Gardistët e kuq që vrasin a duhet të ndëshkohen? Opinioni im është se nëse janë vrarë njerëz, eh, mirë, ata janë vrarë, ky nuk është problemi ynë… Unë nuk e aprovoj faktin që masat vrasin, por në rast se masat urrejnë njerëzit e këqij deri në atë kufi sa ne nuk mund t’i ndalojmë, atëherë nuk duhet të insistojmë… Policia popullore duhet të jetë në krah të Gardistëve |ë kuq, të bashkohet me ta, të miqësohet me ta dhe t’i japi informacione, në veçanti mbi elementët e Pesë Kategorive (të zeza). Pra, së pari, do ta kemi luftën pa shumë viktima. Përballë aparatit të Partisë të përçarë nga rrymat kontradiktore, të hutuar nga guximi i Maos, ata nuk guxonin të godasin lëvizjen në zhvillim, intelektualët dhe ata që i rrethojnë (librat, pikturat, porcelani, biblioteka, muzeu, shtëpitë e kulturës) janë gjah i lehte, dhe në luftën kundër tyre u bashkuan te gjitha klanet e pushtetit.
Anti-intelektualizmi është një tradite e vjetër ne PKK dhe në mënyre të veçante atë e ka kultivuar Mao. Gardistet e kuq e përsërisnin shpesh citatin e tij: “Klasa kapitaliste është lëkura, intelektualët janë qimet që rriten mbi lëkurë. Kur lëkura vdes nuk ka më qime”. Zyrtaret nuk mund të përmendin fjalën “intelektual” pa shtuar dhe epitetin “e qelbur”. Zhan Paskualini, i cili pastronte sandallen e tij në hyrje të një stalle derrash, një gardian, pasi e godet i thotë: ‘Truri juaj është më i qelbur se këta dhe qelbet akoma me shumë! Ndaloni menjëherë! Ky është një zakon borgjez. Pastroni trurin tuaj ne vend te sandalleve!”. Ne fillim te revolucionit kultural, nxënësit dhe studentet u pajisen me një libër të Maos të shkruar për arsimin. Me atë dënonte dijet e profesorëve “të paaftë të dallojnë të pesë kokrrat e llojeve te drithërave, dhe që “sa më tepër të studiojnë, aq me tepër bëhen budallenj”. Ai propozon shkurtimin e studimeve dhe heqjen e zgjedhjes me konkurs: “universitetet duhet të formojnë të kuq, jo “ekspertë” dhe duhet të jenë të hapur kryesisht për ata qe lindin te “kuq”.
Duke patur tashmë eksperiencën e dy ose tre autokritikave, vullneti i rezistencës së intelektualëve është dobësuar. Shkrimtarët e vjetër bëjnë, për shumë orë, “rrugën” deri në stërmundim, përpara studentëve që i ofendojnë. Ata shëtisin në rrugë, me kapele gomari në kokë, dhe shpesh qëllohen bile edhe fort. Disa vdesin, shumë vrasin veten, si në gusht shkrimtari i madh Lao She ose në shtator Fu Lei, përkthyesi i Balzakut dhe i Malarmese. Ten To vritet, Hu Huan, Qao Shu Li dhe Liu Cjng vdesin në izolim dhe Pa Kin kalon disa vite në arrest shtëpie. Ding Ling e kapin dhe i shkatërrojnë dorëshkrimet e dhjetëra vite studimesh. Sadizmi dhe fanatizmi i të “revoltuarve”- xhelatët janë të padurueshëm. Kështu, në universitetin e Xiamen (Fujian): “Disa profesorë, që nuk mund t’i duronin seancat e sulmit dhe të kritikës u sëmurën dhe vdiqën. Kjo ngjau në prezencën tone. Unë nuk kisha asnjë mëshire ndaj tyre, as për ata që u hodhën nga dritaret, as për atë qe u hodh në një nga burimet tona të ujit të ngrohtë dhe vdiq duke u zjerë. Një e dhjeta e mësuesve u “luftua” (nga shokët e tyre në shkollat fillore), që i persekutuan shumë.
Gjatë fushatës kundër “Katër të vjetrave” (ide te vjetra, kulture e vjetër, zakone te vjetra, vese te vjetra), të filluar nga Lin Biao më 18 gusht, qytetet qe prisnin ardhjen e Gardistëve të kuq u përgatitën sikur prisnin një tajfun: tempujt u rrethuan me barrikada (shumica janë dëmtuar ose u shkatërruan, shpesh me autodafe publike), thesaret u fshehën, afresket u lyen me gëlqere për t’u mbrojtur, librat u fshehën. U dogjën dekoret dhe kostumet e Operës së Pekinit, të eliminuar në interes të “Operës revolucionare me teme bashkëkohore” të Zonjes Mao, që praktikisht për dhjetë vjet ishte e vetmja forcë artistike e autorizuar. Edhe një pjesë e Murit te Madh u dëmtua. Tullat u morën për të ndërtuar stalla derrash. Çu En Lai në atë kohë e rrethoi pjesërisht dhe mbrojti me trupa Pallatin mbretëror të Pekinit. Institucionet fetare u dëmtuan shumë: shpërndarja e murgjve të kompleksit të famshëm budist të malit Vutai, dorëshkrime të vjetra u dogjën, u shkatërruan pjesërisht 60 tempuj, autodafet e Kuranit tek Quighours te Xinjiag, u ndalua te festohet viti i ri kinez … Ksenofobia, traditë e vjetër kineze, arrin ekstreme të papara: shkatërrim i varreve “imperialiste” në disa varreza, ndalim i plotë i çdo praktike kristiane, prishje me çekiç e shkrimeve angleze ose franceze në bund të Shangait. Nien Çeng, e veja e një anglezi, e cila mendoi se do të bënte mirë po t’i ofronte kafe një Gardisti të kuq gjatë “bastisjes” së shtëpisë, dëgjoi t’i përgjigjej: “Pse duhet të pini një pije te huaj? Pse duhet te hani ushqime te huaja? Pse keni kaq shumë libra të huaj? Pse jeni kaq e huaj?”. Gardistët e kuq, këta fëmijë kaq seriozë në mënyrë tragjike, besojnë se do ta ndalojnë këtë “deformim të energjisë revolucionare” që janë mace, zogj dhe lule (ato bëhen pra kundër-revolucionarë për t’u mbjellur në kopshtin e tij) dhe kryeministri ishte i detyruar të ndërhyjë për të ndaluar që një dritë e kuqe të mos thotë “vazhdoni”. Në qytetet e mëdha, në veçanti në Shangai, skuadrat e gardistëve të kuq u shkulin flokët atyre që i mbajnë të gjatë ose të fryrë, i grisin pantallonat në rast se i kanë të ngushta, u presin takat e larta, u shqyejnë këpucët me majë të hollë, i detyrojnë “dyqanet” të mbajnë emra të “përshtatshëm”: qindra “Lindje të kuqe” afishojnë vetëm portretin dhe veprat e Timonierit duke çorientuar popullsinë e vjetër të Shangait. Kundërvajtësit detyrohen të marrin në vend të vulës një portret të Maos, që do të ishte krim i madh po të grisej. Gardistët e kuq ndalojnë kalimtarët dhe i detyrojnë të recitojnë citate të Maos. Shumë vetë nuk guxojnë të dalin nga shtëpia.
Më të vështira për miliona “familje të zeza”, ishin bastisjet e Gardistëve të kuq. Duke e justifikuar me kërkimin e “provave” për krimet e supozuara, ata grabisnin para dhe ar për autoritetet lokale e organizatat e tyre… Shpesh këta vandalë thyejnë, plaçkisin dhe konfiskojnë shtëpinë ose pjesë të saj. Poshtërimet, ofendimet, goditjet dhe bastisjet janë të zakonshme. Disa mbrohen dhe e pësojnë më keq. Ata që nuk tregojnë se ku e kanë fshehur “thesarin” e tyre rrihen egërsisht e shumë shpesh vdesin, minimumi i dënimit është shembja e shtëpisë. Gjithashtu rrallë, ka të vrarë edhe nga radhët e gardistëve. Shpesh herë “vizitohesh” nga grupe të ndryshme gardistësh, ata që vinë të fundit, për mos t’u turpëruar marrin edhe ato thërrime që kanë lënë për t’u treguar zemërgjerësinë e tyre “kapitalistëve” të rënë nga fiku. Në këto kushte, pa dyshim ishin vetëvrasjet që shkaktuan humbjen më të madhe, por është e kotë të kërkosh një shifër të saktë: pasi shumë nga vrasjet janë maskuar…
Disponojmë të dhëna të pjesshme: “terrori i kuq” në Pekin ka shkaktuar 1700 të vdekur, 33.600 familje janë bastisur, 84.000 “të zinj” janë dëbuar nga qyteti. Në Shangai janë konfiskuar 15.000 shtëpi dhe 32 ton ar. Në qytetin e madh industrial të Vuhan (Hubei), 21.000 bastisje janë shoqëruar me 32 arrestime dhe futje në biruca, prej të cilave nuk dilej gjallë, janë bërë 62 vetëvrasje. Nganjëherë kanë ndodhur edhe sulme të përgjakshme: Në rrethin Daxing, në jug të kryeqytetit brenda 5 ditëve janë vrarë 325 “të zinj” dhe anëtarë të familjeve të tyre: më i moshuari 80 vjeç dhe më i vogli 38 ditësh. Një mjek është ekzekutuar si “vrasës i të Kuqve”, pasi pacienti i tij “rebel” ka pasur alergji vdekjeprurëse nga peniçilina. “Hetimet në administratën shtetërore (të realizuar nganjëherë nga policë të maskuar si Gardistë të kuq) ishin masive dhe nganjëherë përfundonin me vrasje: afro 1200 ekzekutime gjatë pastrimit të Ministrisë së Sigurimit, 22.000 vetë të hetuar dhe shpesh përgjithësisht arrestim i 60 për qind të anëtarëve të Komitetit qendror (pothuajse asnjëherë të mbledhur), tre të katërtat e sekretarëve të Partisë të provincave. Në gjithë periudhën e Revolucionit kultural ka pasur: 3-4 milion kuadro të burgosur (nga 18 milion gjithsej), e 400.000 ushtarakë (me gjithë ndalimin e Gardistëve të kuq në APL)227. Midis intelektualëve ishin 142.000 mësues, 53.000 teknikë dhe shkencëtarë, 500 profesorë në mjekësi janë persekutuar, 2600 shkrimtarë dhe artistë shumë nga ata janë vrarë ose janë detyruar të bëjnë vetëvrasje. Në Shangai, ku këto kategori ishin të shumtë, të dhënat zyrtare të vitit 1978,bëjnë fjalë për 10,000 të vdekur nga dhuna e ushtruar gjatë Revolucionit kultural.
Është e habitshme sa lehtë këta të rinj, që kishin pak mbështetje në shtresat e tjera të shoqërisë, në fund të vitit 1966 dhe fillim të vitit 1967, mundën të kapin zyrtarët e lartë të Partisë, “t’i kritikojnë” në stadiumet e Pekinit, edhe t’i torturojnë, siç është rasti i Sekretarit të Partisë në Tianjin ose i Kryetarit të Bashkisë në Shangai, i cili i lidhur në çengelin e një vinçi të një vagoni për riparimin e tramvajeve, i rrahur, i përgjigjet atyre që kërkojnë me ngulm të bëjë autokritikë: “Më mirë të vdes!”. Këto kanë vetëm një arsye: elementet përcaktues janë (Mao, në qendër) dhe masa e aparatit shtetëror është në anën e “revolucionarëve” dhe një masë e tillë si mbyllja për 6 muaj (ajo do të shtyhet më pas), më 26 korrik 1966, të të gjitha institucioneve të arsimit të mesëm dhe universiteteve është nxitje mobilizimi për 50 milion nxënësit. Të zellshëm dhe të garantuar se nuk do të ndëshkohen, edhe në rast se vrasin (ato do të jenë “aksidente”) të inkurajuar vazhdimisht nga media zyrtare, e cili mund t’i rezistonte atyre?
Pierre Rigoulot, Libri i Zi i Komunizmit, Besa 2000, 397- 406.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s