«Ju nuk e falni dot një ushtar […] që bën shaka me një grua apo përvetëson ndonjë send pa vlerë?», do të ishte qortimi i Stalinit për shqetësimet e shprehura nga Gjilasi mbi sjelljen e Ushtrisë së Kuqe në Jugosllavi. Trupat sovjetike kishin kaluar vetëm në cepin veri-lindor të Jugosllavisë, duke lënë pas 121 raste përdhunimesh, 111 nga të cilat shoqëruar me vrasje dhe 1 204 raste grabitjesh me armë. Kjo në një vend aleat, në një rrip të kufizuar toke dhe për një hark të shkurtër kohor.
Dokumenti i mëposhtëm është një nga raportet e Forcave të rendit rumune mbi sjelljen e Ushtrisë së Kuqe. [Shën. MVSK]
Memorandum mbi krimet e trupave sovjetike
Shtator, 12, 1944
Raporti nr. 640 i Inspektoratit të Përgjithshëm të Xhandarmërisë Rumune mbi sjelljen e trupave sovjetike në zonat rurale rumune.
Qarku Ilfov
Natën e 8-9 shtatorit, ora 22:00, patrulla e postës së xhandarmërisë së Ciofrâgeni-t, përbërë nga rreshteri Motoc Constantin dhe ushtari Stoica Nedelea, gjatë kryerjes së detyrës në fshatin Izvorani, u ndalua dhe u çarmatos nga pesë ushtarë rusë, të cilët morën kutinë e korrespondencës, 50 fishekë dhe 650 lei.
Në 10 shtator të këtij viti, ushtarët rusë morën pajisjen radiofonike nga posta e xhandarmërisë në Rosu, gjithashtu morën dhe një xhaketë uniforme.
Qarku Prahova
Komuna Hătcărău: më 30 gusht të këtij viti, ushtarët rusë i morën Simon Banu-t dy fuçi me verë dhe Constantin Cristea-s i morën një thes me tërshërë. Murgesha N. N. u përdhunua.
Komuna Drăgăneşti: më 30 gusht të këtij viti, Gheorghe Olaru-t [i morën] 67 000 lei; Marica Popescu-t [i morën] 200 000 lei në produkte farmaceutike; Maria Voicu-t [i morën] dy kuaj dhe një qerre, Toma Bâră-s [i morën] një qerre.
Komuna Ciorani: më 30 gusht të këtij viti, banori Mihalache Petre u qëllua për vdekje, dhe më pas i morën 60 000 lei, një orë dhe një unazë; Chirilă Chiriţa-s i morën 300 000 lei, Gheorghe Stănescu-t i morën 250 000 lei; Gheorgje Popescu-t [i morën] 180 000 dhe një orë; në fermën vendase [u morën] 10 kuaj, gjashtë kuaj samari, dy qerre, tre palë takëme, dy derra dhe 1 800 kilogram tërshërë.
Komuna Adâncata: më 30 gusht të këtij viti: Ion Gherghiu-t i morën dy kuaj, misër, tërshërë dhe shpezë.
Komuna Albeşti: më 30 gusht të këtij viti: posta vendore e xhandarmërisë u shkatërrua dhe dy xhandarë janë zhdukur.
Komuna Bucov: [janë] grabitur 15 banorë; zyra e postës së xhandarmërisë [u] shkatërrua, u ndoqën oficerët dhe pajimet e tyre u morën.
Komuna Valea Călugărească: 28 gusht, 1944: 3 000 000 u vodhën nga zyra e postës, në stacionin e trenit, [u] hap një vagon që transportonte koleksionin e bibliotekës së Universitetit të Iaşi-t dhe librat u dëmtuan. Veç këtyre, dy vagonë me grurë dhe misër u shpërndanë banorëve. Xhandarëve lokalë u morën pajimet.
Komuna Coşlegi: më 31 gusht, u shkatërruan rezidencat në Dobrescu, Cristopol dhe Urlăţeanu, gjithashtu u shkatërruan tavernat e Bărănescu-t, T. Cristea-s, M. Iacobescu-t dhe M. Stănescu-t; e njëjta vlen dhe për postën e xhandarmërisë.
Komuna Măgurele: më 31 gusht të këtij viti, një biçikletë në postën e xhandarmërisë; nga Qendra Operacionale: 29 kuaj, 8 qerre, tre vagonë me ushqime, katër kamionë, një automjet, pesë palë takëme, 3 000 litra karburant, 15 fuçi, 15 000 kilogram tërshërë, 15 000 kilogram dru, 53 armë, 50 rripa, 30 fishekë; nga Qendra e Nozullimeve, [u morën] sasi kafeje, elbi të zhveshur, sapuni, duhani, çaji, konservash, tërshëre, elbi dhe gjithashtu materiale të ndryshme ushtarake; tre taverna u shkatërruan; Gheorghe Obiloiu-t i morën 60 dele; Stefan Obiloiu-t katër kuaj; M. Ionescu-t u morën një karrocë; dy bija të N.N. [u] përdhunuan; Ion Păun-it i shtinë dhe e vranë; katër kamionë nga depot e Ploieşti-t; bukëpjekësit Constantin Popa një kalë dhe 10 000 lei; [morën] një kalë nga posta e xhandarmërisë në Bălteşti.
Komuna Pietrişani, më 31 gusht, u shkatërrua rezidenca në pronës të Kolonel Bosi-t.
Komuna Ploieştiori, më 31 gusht, dy rezidenca, katër taverna dhe një kopsht mbjell me perime u shkatërruan; banorit Nicolae Barosanu i shtinë dhe e vranë, Veta Dumitrică u plagos; u turpëruan tre gra të moshuara; Gherghe Dobrin-it i morën një radio dhe pjesë këmbimi për kamionë; dy oficerëve të xhandarmërisë u morën pajimet, dy ushtarakë të xhandarmërisë u plagosën rëndë; postëkomandantin e ndoqën për ta vrarë.
Komuna Blejoi, më 31 gusht të këtij viti: dy rezidenca, një kooperativë dhe një tavernë u shkatërruan; Stafan Cordinoiu-t i shtinë dhe e vranë.
Komuna Brazi, më 31 gusht të këtij viti, në stacionin e trenit u shkatërruan vagonë të transportonin valixhet e refugjatëve; nga posta e xhandarmërisë u morën dy kuaj.
Komuna Gherghiţa, më 2 shtator të këtij viti, nga një fermë lokale u morën 30 kuaj dhe shumë derra.
Komuna Gegoieşti, më 2 shtator të këtij viti, u shkatërrua posta e xhandarmërisë.
Komuna Poseşti, më 2 shtator të këtij viti, u çarmatos postëkomandanti i xhandarmërisë, u shkatërruan pesë taverna dhe katër rezidenca. Maria Alexandru-s, një grua e moshuar, i shtinë dhe e vranë.
Komuna Ogretin, më 2 shtator të këtij viti, u hodhën dy qerre dhe dy karroca, magazina e grurit e Dimitru Salahoru-t u shkatërrua, u prenë dhe telat telefonikë.
Komuna Podenii Vechi, më 2 shtator të këtij viti, u shkatërruan gjashtë rezidenca dhe u përdhunuan gjashtë vajza.
Komuna Hăbud, më 2 shtator 1944, u shkatërrua posta e xhandarmërisë dhe ushtarët u dëbuan.
Komuna Teişani, më 3 shtator të këtij viti, u shkatërruan dy rezidenca dhe një vajze, Elena Gh. Petre-s, i shtinë dhe e vranë.
Komuna Scăioşi, më 3 shtator të këtij viti, të gjitha automjetet, kuaj dhe qerret e bazës anti-ajrore të Regjimentit 9. Grigore Cristea-s i morën katër kuaj dhe një karrocë.
Në rafinerinë e Brazi-t, postëkomandanti i xhandarmërisë u çarmatos, rezidenca dhe kazinoja e rafinerisë u shkatërruan.
Komuna Fulga, më 4 shtator të këtij viti, Vasile Stefănescu-t i vodhën 550 kilogram sheqer, 700 kilogram miell dhe një pajisje radiofonike.
Komuna Poiana Vărbilău, më 4 shtator të këtij viti, nga posta e xhandarmërisë u morën dy kuaj me shalë.
Komuna Comarnic: gjatë natës së 4-5 shtatorit të këtij viti, dy dyqane u shkatërruan dhe produktet u vodhën nga një oficer xhandarmërie.
Komuna Drajana, më 5 shtator, 1944, u shkatërruan posta e xhandarmërisë, kooperative, dy taverna, një dyqan dhe një numër rezidencash, u vodhën të mira për një shumë prej 57 000 000 lei. U shkatërruan dy dyqane me pajisje mekanike, u vodhën materiale për një vlerë prej 30 000 000 lei.
Komuna Izvoarele, më 5 shtator të këtij viti, u shkatërrua restoranti i Gogu Niculescu-t.
Komuna Chiţorani, më 28 gusht, 1944, Zonjës Vaciov i shtinë pasi nuk pranoi tu jepte një çarçaf. Administratorit Gheorghe Tănăsescu i shtinë pasi mbrojti gruan nga përdhunimi. Njësoj dhe Togerit të moshuar Coroiu, i shtinë pasi kundërshtoi përdhunimin e një gruaje. U grabitën një numër rezidencash.
Nënshkrimi [i palexueshëm]
Burimi: Arhiva Consiliului Naţional pentru Studierea Arhivelor Securităţii Bucareşti, fond Documentar, dosar nr. 13762, f. 126-128.
Soviet Occupation of Romania, Hungary and Austria. 1944/45-1948/49, Edited by Csaba Békés, Lazló Borhi, Peter Ruggenthaler and Ottmar Traşcă, f.31-34.
Përkthimi MVSK