Walter Laqueur
Numri i emigrantëve myslimanë në Gjermani është rreth 3.5 milionë, nga të cilët rreth 75% me origjinë turke. 1/3 e tyre jetojnë në rajonin e Renit të UlëtVestfalisë dhe 1/3 tjetër në Berlin. Është një komunitet shumë më i ri në moshë se shoqëria gjermane dhe njëkohësisht ka një lindshmëri shumë të lartë. Punëtorët e parë turq mbërritën në vitet pesëdhjetë dhe u punësuan nga sipërmarrjet gjermane që kishin nevojë për krahë pune; në atë kohë mendohej se do të jetonin në Gjermani vetëm përkohësisht, por në një fazë të parë vetëm pak prej tyre u kthyen në Turqi, më vonë kur ju ofrua një shumë të hollash për t’u kthyer në vendlindje, rreth 50 000 u larguan. Në vitet shtatëdhjetë nevoja për punëtorë të huaj ra shumë, por punëtorët e rinj që ishin vendosur në Gjermani shkuan në fshatrat e origjinës dhe u kthyen me nuset e tyre. Gjithsesi, emigrimi nga Turqia vazhdoi pasi edhe politikat e qeverisë e lehtësonin; të porsaardhurit kërkonin azil politik pasi përndiqeshin në vendin e tyre (si kurdët për shembull), kërkesat pranoheshin edhe pse azili në të vërtetë ishte një kërkesë dytësore pasi niveli i jetesës në Gjermani ishte shumë më i lartë dhe nëse emigrantët nuk gjenin punë, Shteti i ndihmonte.Në asnjë vend tjetër refugjatët nuk u ndihmuan aq shumë nga institucionet që promovonin integrimin e tyre, nga Shërbimet Sociale, nga studiuesit akademik, nga kishat që dëshironin të vendosnin një dialog dhe nga partitë politike, si mjedisorët dhe liberalët, që ishin të interesuar të ngrinin bazat e tyre në këto komunitete. Asistentët socialë dhe “ekspertët e emigracionit” kryen një punë të mirë, si për shembull duke mbrojtur emigrantët nga qiradhënësit lakmitar, por në fund të llogarive sollën më shumë dëme se dobi. U mësuan turqve hilet si të përfitojnë nga rrjeti i mbrojtjes sociale, që do të thotë të marrësh nga Shteti dhe nga njësite vendore maksimumin e mundshëm të asistencës ekonomike, apo të ndonjë natyre tjetër, duke dhënë minimumin e mundshëm për të mirën e përbashkët. Komuniteti turk kishte nevojë mbi të gjitha për këshilla dhe ndihmë në arsimim, çka do t’i lejonte të përparonte në piramidën sociale. Por, përkundrazi, si mund të vihet re me një shëtitje të shkurtër në qytetet e mëdha si Berlini, Këlni apo Duisburgu, në Gjermani është formuar një shoqëri paralele,dhe problemet janë të njëjta si në Francë dhe Britani të Madhe: getoizim, riislamizim, nivel i lartë papunësie mes të rinjve dhe rendiment i ulët në shkolla. Refugjatët turq e kurdë nuk ishin aspak të përgatitur për të jetuar në Evropë. Vinin nga zonat më pak të zhvilluara të Turqisë, Anadolli lindor; shumë prej tyre ishin analfabetë dhe sa i përket besimit fetar dhe bindjeve politike shumë më konservatorë se shtresa e mesme turke në Stamboll apo Ankara. Ndryshe nga shumë refugjatë në Francë apo Britani të Madhe, që përgjithësisht dinin pak frëngjisht apo anglisht, të porsaardhurit nuk dinë gjermanisht. Prandaj nuk të habit fakti që sapo mbërritën, turqit u izoluan në shoqërinë e bashkështetasve të tyre dhe ruajtën zakonet; kishin xhamitë e tyre, dyqanet hallall, dyqanet e perimeve, dhe shumë vende të tjera ku mund të rrinin mes tyre. Nuk mërziteshin nëse fëmijët e tyre ndiqnin shkollat gjermane, por kundërshtonin me këmbëngulje pjesëmarrjen e vajzave në veprimtari sportive, ekskursione me klasën dhe orët e biologjisë ku flitej për seksin. Gjithashtu kundërshtonin dhe çdo lëndë që në ndonjë farë mënyre nuk ishte e pranueshme për fenë e tyre, dhe këmbëngulnin për mësimin e fesë islamike në shkolla, gjë që binte ndesh me kushtetutën gjermane. Në fund morën atë që donin. Autoritetet gjermane filluan të paguajnë mësuesit e fesë që në shumicën e rasteve vinin nga jashtë, ishin fundamentalistë dhe njihnin pak ose aspak gjuhën gjermane.Nuk ekzistonte asnjë lloj mbikëqyrje mbi edukimin (apo indoktrinimin) që bëhej në këto kurse. Është e vërtetë që autoritetet gjermane vijuan të këmbëngulnin që në këto kurse të përdorej gjermanishtja, por pati kundërshti të forta nga ana e organizatave fetare dhe nga qeveria turke. Gjykatat gjermane, kur ishin në mëdyshje, merrnin vendime pro myslimanëve, duke rrëzuar, për shembull, ankesat e fqinjëve jo myslimanë për zhurmat e altoparlantëve të xhamive që shumëfishonin thirrjet dhe lutjet e hoxhallarëve. Por këto vendime nuk ndikuan në përmirësimin marrëdhënieve mes fqinjëve myslimanë dhe jo myslimanë. Myslimanët që u vendosën në Gjermani mendonin se ishin të ndryshëm nga shoqëria që i rrethonte, të cilën nuk e pranonin për arsye fetare apo të ndonjë natyre tjetër. Me ardhjen e familjeve, u rrit dhe vendosmëria e tyre për të mbrojtur dallimet: të ishe si gjermanët cilësohej amorale. Nga ana tjetër askush nuk e shkonte ndërmend të braktiste Gjermaninë në formë proteste ndaj të pafeve; në fund të fundit ajo ishte bota e tyre e vogël dhe me lejen e zotit ndoshta do të mund të bëhej një vend i gjithi i tyre. Është e vërtetë që gjeneratat e reja, sidomos djemtë, kanë përvetësuar mënyrën e veshjessë bashkëmoshatarëve gjermanë, por ndodh ende shumë shpesh që i vetmi libër që kanë në shtëpi të jetë kurani. Duke parë orientimin e saj reaksionar në fushën sociokulturore dhe fetare, komuniteti turk i Gjermanisë ka tërhequr vëmendjen e forcave fundamentaliste të djathta në Turqi, drejtuar nga Necmittin Erbakan. Partia e tij ekstremiste ka dërguar në Gjermani emisarë dhe imamë dhe në mënyra të ndryshme ka ofruar udhëheqjen e tij. Dy organizatat kryesore ishin grupi Cameleddin Kaplan Khalifat në Këln dhe Milli Goerues, një shoqatë e themeluar në vitet tetëdhjetë dhe që u përhap me shpejtësi në të gjithë Gjermaninë dhe më pak ndër komunitetet turke të vendeve të tjera evropiane. Grupi Kaplan mbeti relativisht i kufizuar; nuk pranonte parimin e demokracisë dhe shikonte si kundërshtarin e vet kryesor jo aq Gjermaninë sesa Turqinë laike. Sipas fundamentalistëve turq çifutët kishin themeluar dy Shtete, Izraelin dhe Turqinë, pasi themeluesit e Turqisë moderne, xhonturqit dhe Qemal Ataturku, ishin me origjinë doenme[1], pra çifutë që shekuj më herët ishin konvertuar në islam me qëllim për ta përmbysur, modernizuar dhe laicizuar hap pas hapi. Kaplani vdiq në vitin 1996 dhe drejtimin e grupit Khalifat e mori i biri, Matin Kaplan. Pak më vonë, heroi dhe mbrojtësi i tyre Erbakan u zgjodh kryeministër i Turqisë, por nuk arriti të rizgjidhej dhe në fund e nxorën nga politika.
Ngjarjet në Turqi, që shkaktuan një thyerje mes fundamentalistëve me ndikim edhe ndër turqit në Gjermani, janë përtej kufijve të këtij libri. Mjafton të themi që Erbakani, një profesor fizike që kishte jetuar në Gjermani për shumë vite, u zëvendësua nga Recep Teyyip Erdogan, ish futbollist gjysmë profesionist, i cili pasi kishte qenë një kryetar bashkie mjaft popullor në Stamboll, në 2003 u zgjodh kryeministër. Erdogani, në thelb edhe ai një fundamentalist, u tregua më i kujdesshëm se paraardhësi i tij, duke mbështetur hyrjen e Turqisë në Bashkimin Evropian dhe duke përmirësuar marrëdhëniet me Greqinë, në politikën e brendshme ndoqi një vijë konservatore por më pragmatiste. Këto vitet e fundit, në rrugë zyrtare apo jo zyrtare, qeveria turke i ka kushtuar vëmendje të veçantë komunitetit në Gjermani. Turqit në Gjermani, në shumicën e rasteve, informohen mbi problemet e tyre dhe mbi çështjet ndërshtetërore nga gazetat dhe televizionet turke, për shembull «Hurriyet» ka edicione që shtypen në Berlin. Kush shkon në Kreuzberg apo Moabit do të vërë re menjëherë që nuk ka ballkon pa antenë satelitore për të kapur kanalet e mëmëdheut. Lajmet sportive i gjejnë në një botim me emrin interesant «Fanatik». Filmi “ultrapatriotik” Lugina e ujqërve pati një sukses të jashtëzakonshëm mes turqve në Gjermani. Grupi Kaplan, për shkak të radikalizmit të vet, u izolua nga shumica e turqve në Gjermani, madje pati edhe një vrasje politike gjatë luftës për pushtet. Në fund Metin Kaplan u dënua me katër vjet burgim për nxitjen e vrasjes, pasi shleu dënimin u përjashtua nga Gjermani dhe u vendos në Turqi së bashku me familjen (në vendin e tij ishte nën hetim pasi kishte planifikuar që gjatë një përkujtimoreje të përplaste një aeroplan mbi mauzoleun e Ataturkut). Ndërkaq, administrata e Këlnit përpiqej të merrte mbrapa 200 000 eurot që në formë asistence sociale i ishin dhënë Kaplanit; më herët, gjatë një kontrolli policor në banesën e tij u gjendën një milion dollarë amerikanë dhe një sasi e madhe floriri. Ky rast, ku autoritetet evropian pa dijeni ndihmonin financiarisht veprimtari terroriste ndërsa gjykatat dhe policia për shkak ndërlikimeve politike apo ligjore, kishin vështirësi të merrnin kundërmasa të përshtatshme, nuk është aspak i rrallë. Në fund grupi Khalifat u shpall i jashtëligjshëm, por ndjekësit e tij u organizuan si sekt, ndërkaq që Milli Goerues, që tregohej më i kujdesshëm, u kthye në organizatë masash. Milli Goerues që në krye të herës ka pohuar se respekton kushtetutën gjermane, se beson në demokraci dhe madje pranon “vlerat evropiane”. Paçka se përpiqej t’i binte në sy për mirë CDUsë, që në atë kohë ishte në pushtet, shërbimet sekrete gjermane (njësia përgjegjëse për mbrojtjen e kushtetutës) dhe shumë ekspertë të tjerë ishin të bindur për të kundërtën. Projekti i Milli Goerues është ai i një vendi të qeverisur vetëm bazë të ligjit islamik, edhe pse tani duhet të bëjnë disa lëshime deri sa myslimanët të përbëjnë shumicën; drejtuesit pohojnë të mos jenë më shumë antidemokratikë sesa CDUja. Deri rreth njëzet vite më parë organizatat fetare turke faktikisht ishin neutrale dhe predikimet nëpër xhamitë e ndryshme ishin apolitike, por që nga ajo kohë grupet më të rëndësishme, përfshirë edhe DITIB që varet nga Ministria turke për çështjet fetare, kanë rënë nën kontrollin e islamikëve, shpeshherë radikalë. Njëkohësisht këto organizata kanë kërcënuar dhe shpesh herë kanë vepruar me kallëzimeve penale kundër atyre që shpalosnin orientimin dhe veprimtarinë e vërtetë të tyre. “Milli Goerues” do të thotë “Vizion Kombëtar” që është edhe titulli i një prej librave të ekstremistit turk Erbakan. Organizata pohon se ka 220 000 anëtarë (shifra e vërtetë dihet të jetë më afër 200 000) dhe në Gjermani drejton rreth 270 xhami. Në vijën e tyre ideologjike, Milli Goerues dhe organizatat e tjera aleate, kanë kritika të ashpra ndaj krishterimit dhe janë haptazi antisemite. Në ndonjë rast kanë mbështetur grupe terroriste, por për sa dihet nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejtë në aksionet e tyre. Al Qaeda dhe organizata të tjera terroriste, që kanë përdorur Gjermaninë si terren rekrutimi përgjithësisht përqendrohen te refugjatët me origjinë arabe apo afrikanoveriore. Objektivi i politikës gjermane të emigrimit ishte integrimi i komunitetit turk, ndërsa objektivi i organizatave islamike të mbështetura nga qeveria turke ishte krejt i kundërt. Turqit në Gjermani mbeten turq edhe pse kanë nënshtetësinë gjermane; qeveria e Ankarasë dëshiron që ata të votojnë për zgjedhjet turke dhe që njëkohësisht, kudo që të ndodhen, të mbrojnë interesat e Turqisë së Madhe, e cila mbetet atdheu i tyre. (Turqit e lindur në Gjermani nuk përfitojnë vetvetiu nënshtetësinë gjermane, por mund të parashtrojnë kërkesën). Në polemikat me islamikët, institucionet gjermane janë treguar të pafuqishme. Kishat janë përpjekur të hapin një dialog në kërkim të pikave të përbashkëta ndërmjet feve, por nuk gjetën bashkëbisedues, pasi qëllimi i organizatave fetare turke ishte të qëndronin të veçuara pa ndikimin e fesë, kulturës dhe vlerave perëndimore. Këto përpjekje nuk kanë dështuar vetëm në Gjermani: sipas disa raporteve edhe Austria dhe Zvicra kanë të njëjtat probleme të pazgjidhshme. Vetëm në vitet e fundit kishat kanë hequr dorë nga ai që qartazi dukej një mundim i kotë. Cilat ishin çështjet që kanë shkaktuar kundërshtitë kryesore ndërmjet islamikëve dhe shoqërisë në të cilën (apo paralelisht me të cilën) jetojnë? Sipas autoriteteve gjermane numri u tyre nuk është i jashtëzakonshëm – 3 600 në Berlin – dhe nuk ka pasur rritje të dukshme këto vitet e fundit. Por shifra i referohet vetëm militantëve profesionistë apo gjysmëprofesionist, që nga kjo pikëpamje janë më të fortë se grupet e tjera. Milli Goerues, që autoritetet e kanë renditur si “ekstremiste”, ka me qindra grupe që janë të lidhura me xhamitë e tyre; qëllimi i tyre, për ta thënë hapur, është zëvendësimi i rendit laik të vendit ku jetojnë me një rend bazuar te sheriati, duke nisur fillimisht nga rajonet ku myslimanët përbëjnë shumicën e më tej në zonat që janë prekur nga shtrirja e tyre. Kjo vijë politike është e papërputhshme me demokracinë. Ata që i njohin mirë këto komunitete thonë se deri tani Milli Goerues dhe grupet e tjera islamike kanë zgjedhur më shumë rrugën e presionit social sesa të veprimit të dhunshëm. Shtatë “vrasjet për çështje nderi” në pesë muaj, të grave që kishin zgjedhur të jetonin lirshëm “si gjermanë” ishin veprime të individëve të veçuar dhe jo pasojë e një fushate të organizuar; fajtorët ja hodhën me pak.
Disa raporte nga Kreuzberg, Wedding dhe nga lagje të tjera japin shembuj interesantë sesi shfaqet ky presion social: ka të rinj që ndalojnë njerëzit në rrugë dhe ju thonë se nëse nuk janë mysliman duhet të ikin nga lagjja; fëmijët gjermanë i përzënë nga këndet e lojërave; në shkolla u bëhet presion jo myslimanëve që të agjërojnë gjatë muajit të ramazanit; vajzave jo myslimane ju thuhet të vishen si vajzat myslimane, ose të paktën të mos veshin minifunde, pantallona apo bluza me mëngë të shkurtra; prindërve ju thuhet që çfarëdo të urdhërojë shkolla, xhamia dhe kurset e saj janë më të rëndësishme. Sipas këtyre raporteve, veprimtarët islamikë nuk kanë ndërhyrë në shpërndarjen e drogës apo në lojërat e futbollit, pasi e dinë që do të hasnin vështirësi nëse i kundërvihen formave popullore të argëtimit. Një nga çështjet më të debatuara lidhet me gratë. Sipas traditës islamike gratë duhet të ndiqnin shkollën deri në njëfarë niveli; më tej duhej të rinin në shtëpi për t’u përkujdesur për e tyre; qëllimi i tyre, për ta thënë hapur, është zëvendësimi i rendit laik të vendit ku jetojnë me një rend bazuar te sheriati, duke nisur fillimisht nga rajonet ku myslimanët përbëjnë shumicën e më tej në zonat që janë prekur nga shtrirja e tyre. Kjo vijë politike është e papërputhshme me demokracinë. Ata që i njohin mirë këto komunitete thonë se deri tani Milli Goerues dhe grupet e tjera islamike kanë zgjedhur më shumë rrugën e presionit social sesa të veprimit të dhunshëm. Shtatë “vrasjet për çështje nderi” në pesë muaj, të grave që kishin zgjedhur të jetonin lirshëm “si gjermanë” ishin veprime të individëve të veçuar dhe jo pasojë e një fushate të organizuar; fajtorët ja hodhën me pak. Disa raporte nga Kreuzberg, Wedding dhe nga lagje të tjera japin shembuj interesantë sesi shfaqet ky presion social: ka të rinj që ndalojnë njerëzit në rrugë dhe ju thonë se nëse nuk janë mysliman duhet të ikin nga lagjja; fëmijët gjermanë i përzënë nga këndet e lojërave; në shkolla u bëhet presion jo myslimanëve që të agjërojnë gjatë muajit të ramazanit; vajzave jo myslimane ju thuhet të vishen si vajzat myslimane, ose të paktën të mos veshin minifunde, pantallonaapo bluza me mëngë të shkurtra; prindërve ju thuhet që çfarëdo të urdhërojë shkolla, xhamia dhe kurset e saj janë më të rëndësishme. Sipas këtyre raporteve, veprimtarët islamikë nuk kanë ndërhyrë në shpërndarjen e drogës apo në lojërat e futbollit, pasi e dinë që do të hasnin vështirësi nëse i kundërvihen formave popullore të argëtimit.
Një nga çështjet më të debatuara lidhet me gratë. Sipas traditës islamike gratë duhet të ndiqnin shkollën deri në njëfarë niveli; më tej duhej të rinin në shtëpi për t’u përkujdesur për fëmijët dhe të dilnin nga shtëpia vetëm të shoqëruara nga një mashkull i familjes, qoftë ky edhe vëllai i vogël. Shumë vajza, me të gjitha gjasat shumica e tyre, u jepen nuse nga prindërit e tyre të rinjve që as nuk i kanë takuar ndonjëherë – këto janë të ashtuquajturat martesa me detyrim. Ky është kthyer në një problem të rëndësishëm politik falë veprimtarisë dhe librave të disa disitenteve që e bënë të njohur këtë sjellje. Disa “studiues të emigrimit” gjermanë janë shprehur se këto kritika janë të tepruara pasi arsyet përgjithësisht janë ekonomike, martesat janë vendosur paraprakisht për të siguruar mirëqenien e familjes. Cilado qoftë arsyeja, studiuesit nuk e kanë mohuar ekzistencën e kësaj sjelljeje, por e kanë shpjeguar si një karakteristikë etnike me rrënjë të thella te turqit dhe kurdët; ata gjithashtu mendojnë se autoritetet nuk duhet të ndërhyjnë në këto tradita. Përgjithësisht në Gjermani ka pasur më pak raste dhune ndërmjet komuniteteve myslimane dhe jo atyre jo myslimane sesa në Francë e Britani të Madhe, por është i madh mosbesimi i ndërsjellët. Me një nivel të lartë papunësie mes të rinjve dhe me ecurinë e keqe në mësime të shumë myslimanëve, fenomene që janë pasojë e motivimit të pamjaftueshëm dhe indoktrinimit islamik, ekziston potenciali për konflikte të mundshme. Në këtë kontekste dy të dhëna marrin rëndësi të veçantë: 40% e të rinjve me origjinë jo gjermane që jetojnë në Berlin nuk marrin diplomën e Hauptschules (gjimnazit), që përfaqëson nivelin më të ulët mësimordhe strehën e atyre që nuk kanë pasur ecuri të mirë në shkollë; një në tre të rinj me origjinë jo gjermane kanë precedentë penalë përpara moshës tetëmbëdhjetë vjeçare. Ai 40 përqindësh që nuk merr diplomën e maturës përbëhet ng meshkuj dhe femra, por duke qenë se, si kemi theksuar, femrat kanë rezultate më të mira mësimore, duket të jetë një problem i djemve të rinj e jo i të gjithë gjeneratës. Nga kjo rrjedh mundësia e dhunës në Berlin dhe në qytete të tjera. Sjellja e disa partive gjermane, që janë përpjekur të mbledhin vota në këto komunitete, nuk ka qenë ndonjë ndihmesë e madhe. Duke u përpjekur të mbrojnë refugjatët nga kritikat, këto parti kanë kundërshtuar integrimin e tyre dhe kanë mbështetur separatizmin, duke përkrahur kështu mbijetesën një shoqërie paralele.
Shkëputur nga “The last days of Europe”, 2007. Përkthimi Red. Nutrika.
Botuar në “Nutrika”, Nr. 1 Janar 2017.
[1] Dönhem (i konvertuar, apostat, emërtim ofendues) – epiteti me të cilin turqit përkufizonin çifutët ndjekës të Zabbatai Zevit, që kishin përqafuar islamin rreth fundit të shekullit XVII. Komuniteti më i madh doemn ishte i vendosur në Selanik, ku luante një rol të madh social dhe ekonomik. Pas vitit 1924, me shkëmbimin e popullsive, u vendosën në Turqi, përgjithësisht në Stamboll dhe Izmir, ku gjetën kundërshti të ashpra nga fraksionet “ultranacionaliste” dhe fundamentalistët islamik. [shënim Nutrika]