Pardje qemë mbledhur në një kafe shumë studentë shqip[1]tarë. Shqipot në mërgim kanë nga një qëndër ku mblidhen për të qarë hallet. Shumica janë bursistë dhe e parafytyroni lehtë se aksi rreth të cilit lëvonte bisedimi – as orkestra aty në krye s’ dëgjohej më – ishte çështja e bursave, ose siç përdridhet lëmshi, rreth ndonjë aventure «Don Giouaneske» nga mesi i natës që kaloi. Klientë të ndryshëm të kafes na dëgjonin me kureshtje dhe nuk vendosnin dot më duket në qemë Rusë, Bulgarë apo Hungarezë. Por Shqipua kur ka shokë bind dreqin.
Fjalë të çuditëshme arbënore çanin tymin e dëndur të cigareve dhe përziheshin me tingujt thekës t’ orkestrës, kur na gjeti papandehur «Përpjekja Shqiptare». Përpjekja Shqiptare mundohet të gjejë djalërinë shqiptare! Përnjëherësh bisedimi mer një formë tjetër. Bëhet i mvrejtur dhe fisnik duke u ngjitur nëpër sfera ideologjike, siç i ka hije njëj studenti që është porositur të shpjerë pak qytetërim atje poshtë në vëndin e tij. Dukja e jashtme e gjërave nga këto anë vlen një dreq e gjysëm. Për ne Shqiptarët, është një kryelartësi të mbajmë në dorë një revistë me një format kaq tërheqës dhe serios. Mbasandaj gjëra t’ intelektit na paraqesin ndër të huaj më njerëzorë. Armët e qindisura na kanë nderuar në kohërat e Skënderbeut, or t’u-ngjat jeta! «Përpjekja Shqiptare» më duket se fillon të përmbushi missionin e saj. Diskutimi i këtyre artikujve të shëndoshë dhe problemet relative qe lindin bëjnë programe serioze të ditës në kafen që lot orkestra. Le të fryjnë erëra të ftohta. ldet mbillen dhe riten. ldet janë prindërit e veprimit, ka thënë Emersoni. Në çdo vënd të botës kështu ka ngjarë.
Me këtë rast le të prekim një çështje që është jetë ose vdekje për vëndin t’ onë. Pikëpamja që duhet të formojmë si popull kundrejt jetës është problemi më themelor për vëndin t’ onë. Ose të bëjmë revolucionin mendor që kërkojnë lartësitë e kohëve të sotme, ose jemi të humbur. Përgjithësisht njeriu është mësuar të besojë në diçka. Sidomos i riu që ka energjira ndërtonjëse, që është i gjallë dhe guximtar duhet të qëndrojë për diçka. Lartësia e njeriut sot mvare’t nga vlera e ideve për të cilat ay qëndron. Besimi ndër ide i jep shijë dhe qëllim jetës. Platoni në «Republikën« e tij, do t’u mësonte kandidatëve mbretër pesë vjet me radhë «Theorin e ldeve». Më në funt truri i njeriut, thonë anthropologjistët është evolvuar dal nga dal në forma kaq komplekse, për të krijuar idetë; përndryshe jeta s’ do të kish u qëllim as shije. Idetë kanë qënë fuqit shtytëse të njerëzimit. Një bibël e vogël dërgoi kush e di sa herë, një Evropë përtej Mesdheut që të vritej pranë varrit të shënjtë. Por s’është nevojë të jemi historianë për të çmuar forcën e ides. Këtë e shohim për ditë në veprim që nga Japonia e gjer në zëmër të Spanjës. Nga idea lind besimi fanatik. Nga besimi lind përpjekja dhe nga përpjekja lind realiteti q’ është jeta. Këto gjëra mund të intuitohen prej cilitdo që ka pak tru, po të vërej fenomenet e sotme dinamike shoqërore. Mirëpo për çudi ne të rijtë shqiptarë, as që kemi mësuar se si duhet të shijohet kjo jetë në këtë kuptim nietzsche-an të fjalës. As që dimë të çmojmë rëndësinë që ka jeta ose të mundësive t’ ona kolektive. As që dimë se ç’ është kjo forcë e ides. «Të kalojmë ditën», është kryefjala. Një jetë e tillë pa resistencë, pa spërpjëkje shpirtrore kolektive është jeta e një mij e një netëve. Jemi mësuar t’ i shtëmëngemi realitetit në zëmër t’ Evropës. Aq sa vetëm kur botohet ndonjë «Përpjekje Shqiptare», na bie ndërmënt, ndoshta inkonshientërisht, të pyesim vetveten: A kemi përpjekje të vërtetë shqiptare? A do të kemi ndonjë drejtim shqiptar në jetën t’ onë ?
Shkaqet e kësaj apathie të rrezikshme janë aq të ndryshme sa edhe të dukshëm. Ne kemi lindur ndër kohë t’ errëta të historis s’ onë kombëtare. Në foshnjërinë t’onë s’kemi patur edukatën që na duhet. Jemi edukuar ndër shkolla të ndryshme dhe nëpër vënde të ndryshmë. Kemi formuar kultura dhe mëndësira të ndryshme. S’ ka ekzistuar ndonjë Ideologji e shëndoshë që t’arrestonte tendencat divergjente, të synthetizohej diçka për një përpjekje të fortë shqiptare. Nga ana tjetër, as që kemi marë ndonjë edukatë fetare që të ndiejmë të paktën fuqin e t’ ashtuquajturave idera të shënjta. U ritëm fatkeq pa entusiasmë dhe pa ideale drejtonjëse, Tani s’ qëndrojmë as në tokë e as në qiell. Jemi si fletë të çkëputura që i rrëmben çdo erë e vjeshtës. Ne s’ e njohim të jetuarit intensivisht si popull, as që njohim forcën e ide[1]ve shoqërore. Mendoni se ç’jetë sublime dhe intensive që provuan çetat e nacionalistëve shqiptarë kur këndonin n’ekstas nëpër shkëmbënj e male, «ja vdekje ja liri!» …
A po pregatitet i riu shqiptar me ndjenjat e larta të detyrës dhe të sakrificës për vëndin e tij ? A do të ketë rast edhe ky të provojë furtunën e emocioneve kur një popull përpiqet gjallërisht në mbrijtjen e njëj ideali? Eshtë koha të kuptohet se këto janë pyetje tronditëse për ekzistencëne kombit t’ onë.
Pyete çdo djalë shqiptar që të kuptosh se sa i varfër q’ është n’ idera të ndritura për vëndin e tij. Se sa heterogjene që janë këto dhe se sa i ftohtë q’ është besimi i tij për to. Prandaj gjejmë edhe një mij e një tipa të ndryshëm. Sidomos ndër të rijtë ku kanalizimi i energjive në çfarëdo mënyre bëhet një imperativë kategorike. Njëri ka një sistem mendimi krejt të ndryshmë nga tjetri. Dëshira e disa t’ ashtuquajturve intelektualë është „të kem një rrogë ose bursë të përherëshme dhe të kaloj një jetë qejfi jashtë nëpër qytetet e bukur, që makar t’ evitoj mizerjen që trupëzohet nga Shqipëria … “. Për këta, ,,djersa e katundarit”, ,,mjerimi i vendit” etj., janë pallavra që s’ duhen përmendur. Natyrisht rinë në Shqipëri se përjashta ha miza hekur.
Të tjerë këndojnën mëshehurazi „Das Kapital” dhe të shkatërojnë me t’ ashtuquajturën „dialektikë materialiste”, duke predikuar jetën e bukur dhe plot tensione idealistike në Shqipëri. Këtu kemi të bëjmë me elemente që duan të ndiejnë forcën e ides, e çfarëdo forme qoftë kjo. Shumica, sidomos klasa e nëpunësve, sundohet nga fillosofia e oportunismës ose e pikëpamjeve të lashta aristokratike mbi jetën. Të jesh nikoqir, të vështroç rogën, miqësitë etj., janë boshtet drejtonjëse të mëndes se tyre. ,,Ha të ham, pa tym të dalë,” është motua i tyre. Keto fjalë t’ urta të shefave të Perandoris s’ Osmanllinjve, pse të mos përjetësohen buzë këtij Adriatiku të kaltërt ?
…Është punë e rrezikshme që t’ i vihet kapak kazanit dhe të gjendet një farë „modus· vivendi” për kaosin që lëvon brenda. Popujt janë rebeluar kur s’u është treguar ruga që kërkonin. Burrat e shtetit, larkshikonjës dhe që trupëzojnë idet e popujve q’ udhëheqin, konsiderojnë elementet themeltar që bëjnë strukturën dhe fuqin e njëj populli; nxjerin në shesh forcat elementare, i koordinojnë për të prodhuar fuqira gjiganteske përparimi. Më në fund është në natyrën e popujve që të besojnë. Në të shkuarën çdo popull ka besuar ose në divinitet, në fis, në racë, ose në religjion. Gjunjëzoheshin përpara simboleve të shenjta, janë therorëzuar për ‘to që të provonin emocionet përkatëse. Tani është një fakt se fet u zëvëndësuan me ideollogjit politike. Nga pikëpamja e psikogjis shoqërore popujt ndruan drejtim në kanalizimin e energjive të tyre. Idet që fuqizojnë popujt, u bënë fet e ra përpara të cilave njerëzimi ka filluar të martirizohet. Dhe na që s’ kemi edukatë fetare duhet të krijojmë altarët t’ onë tokësorë. Eshtë kohë të kuptojmë dhe na se janë idealet që shënjtërojnë jetën. Përpjekja drejt mbrijtjes së tyre dhe emocionet tronditëse që lindin do të na e bëjnë jetën t’ onë si popull të ndershmë dhe të bukur.
Ose të bëjmë një revolucion mendor për të përvetësuar këtë pikëpamje dinamike mbi jetën, ose jemi të humbur. Se është më në funt idea që punon lëndën. Forca e njëj ideollogjije shqiptare do të na japë elan vital- in e nevojshme, të paktën brezit të ri, që të thyejmë akujt shqiptarë. Çështja është që të kemi një Shqipëri të bukur dhe të ndershme sa më parë në këtë Evropë të dyshimtë. Një Shqipëri të ngrehur nga përpjekja intensivë e bijve të saj dhe as gjë tjetër. Natyrisht Idet nuk bien nga qiejt e Platonit, ldet e shëndosha lindin dhe riten vetëm nga rethanat t’ ona politike, ekonomike e morale. Na të rijtë që vështrojmë përditë këtë dinamismë të popujve, gjëjmë rast të entusiasmohemi kur na gjën pa pandehur „Perpjekja Shqiptare”.
Selaudin Toto
Përpjekja Shqiptare, 3, 1936.