Home

Fragmentet e mëposhtme janë shkëputur nga fjalimi i mbajtur, në cilësinë e ministrit të Arsimit, më 7 mars të vitit 1989 gjatë takimit kombëtar me mësues dhe pedagogë, nga kryetari i tanishëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi.

[…] Të tillë qenë [mësues atdhetarë] drejtori i shkollës Normale të Elbasanit dhe ministri i parë i Arsimit në qeverinë e Ismail Qemalit Luigj Gurakuqi, mësuesi dhe luftëtari i çetave për liri Bajo Topulli, mësuesi dhe atdhetari trim Avni Rustemi, mësuesi dhe poeti i madh Migjeni, mësuesi i shquar Aleksandër Xhuvani e shumë të tjerë. Është në nderin e krenarinë e të gjithë neve, që në këtë plejadë mësuesish e atdhetarësh të shquar, radhitet burri më i madh që ka nxjerrë kombi shqiptar, mësuesi ynë i paharruar shoku Enver Hoxha. Në këtë ditë të shënuar të arsimit tonë ne kujtojmë me nderim të thellë jetën dhe veprën e tij të pavdekshme, sepse ai me mendjen e tij gjeniale ideoi shkollën tonë të re, e themeloi dhe organizoi atë mbi baza krejtësisht marksiste-leniniste e demokratike, me origjinalitet të theksuar kombëtar e socialist, duke shkruar kështu faqet më të lavdishme në historinë e arsimit tonë kombëtar.

[…] Figura e mësuesit mori përmasa të reja në epokën e socializmit, u ngrit në piedestalin e nderit e të lavdisë nga Partia sepse siç e ka vlerësuar shoku Ramiz Alia “Para së gjithash, mësuesi i shoqërisë sonë është njeri politik, ndihmës aktiv i Partisë, për të përçuar politikën dhe ideologjinë e saj, ndikimin e gjithanshëm edukativ të saj te fëmijët, te brezi i ri, te masat punonjëse”.

[…] Mësuesi ynë është njeri politik. Me fjalën e tij të ngrohtë, me militantizëm e devocion, ai përçon te brezat e rinj politikën e Partisë, ndez në mendjet e në zemrën e tyre flakën e idealeve të saj, i përgatit ata si luftëtarë të së resë për betejat e ardhshme të ndërtimit socialist. Si i tillë mësuesi ynë është një ndihmës aktiv i Partisë, një agjitator i flaktë e propagandist i fjalës dhe i veprës së saj, jo vetëm te fëmijët, te nxënësit e studentët,  por edhe në masat e gjera të popullit.

[…] Mësuesi ynë është i pandarë nga edukatori. Qëllimi i tij është qëllimi i madh i Partisë për edukimin e gjithanshëm komunist të brezit të ri.

[…] Përhapjen e vënien në jetë të përvojës së përparuar, të shembullit të më të mirëve t’i kthejmë në një lëvizje të fuqishme të shkollës sonë, për të shkuar në jubileun e 45 vjetorit të Çlirimit të Atdheut me rezultate të reja në edukimin komunist të brezit të ri, për të justifikuar besimin dhe nderimin që i bën Partia dhe populli figurës së mësuesit.

“Mësuesi”, Nr. 9, 7 mars 1989, f.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s