Home

Guillaume Faye

Prolog

Nën aeroportit të Frankfurtit, groposur në betonin e trashë, diku ndërmjet parkimit dhe business centrer-it, kanë ndërtuar një night-club. Nën aeroportin e Johanesburgut gjendet një night identik. Në Oslo, përsëri i njëjti. Po. Ashtu dhe në Tokio dhe Çigako. Shumë shpejt dhe në Nairobi, Athinë, Romë, Rio de Zhanerio…

Në këtë të njëjtin night club, dëgjohet kudo e njëjta muzikë, e luajtur nga të njëjtat disqe, e përzgjedhur shkencërisht nga të njëjtit music marketers.

Ngjitemi në sipërfaqe: në qytetet e mëdha botërore dhe progresivisht në provincat dhe fshatrat rreth tyre, peizazhi po shndërrohet. Udhëtari planetar ndihet gjithmonë dhe më pak si i huaj: gjithandej gjen të njëjtat blloqe xhami dhe çeliku. Njerëzit vishen me të njëjtat xhinse, me të njëjtit xhupa. Të njëjtat makina lëvizin në të njëjtat rrugë të mbushura me të njëjtat shopping centres ku, pak a shumë, gjenden të njëjtat produkte.

Në monolokalet të pret televizori. Duket që në një farë mase, emisionet, nga një qytet botëror te tjetri, kanë ndryshime. Por shumë shpejt programi «Time-Life», përhapur përmjet satelitëve gjero-stacionar do i unifikojë të gjitha. I ulur përballë ekranit dikush lexon një gazetë. Jo, në të vërtetë nuk po lexon. Mjaftohet me këqyrjen e vizatimeve. Është Mickey Mouse. Ai palos gazetën dhe ju vështron: është japonez, norvegjez, italian apo francez. Nuk ka rëndësi. Me një zë që duket i edukuar ju shpjegon, në basic english, me një theks pa prejardhje, se është me kombësi perëndimore dhe se është në kërkim të lumturisë. Ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Ata vetë duken se po mërziten tej mase. Vajza këndon nën zë slogane reklamash. I biri, pak si i trullosur, tringëllon gishtat mbi një football elektronik.

Dilni nga monolokali; kaloni një lulishte (dje keni parë një identike, mijëra kilometra larg prej këtej). Hipni në Toyota-n që keni marrë me qira (dje kishit një të ngjashme). Ndizni radion: transmeton muzikë. Të njëjtën e night-club-it. Kujtesa juaj, makinë e mrekullueshme, tani sjell ndërmend të gjitha notat. Muzika ndërpritet: slogan reklame. Pa shiko, i njëjti që ishte qëparë; por është edhe i njëjti që ishte dje, kur në një Holiday Inn ndezët televizorin e dhomës tuaj. Por, për çfarë flet në të vërtetë reklama? Bëhet fjalë për një libër. Titulli ju kujton diçka: një histori dashurie që zhvillohet gjatë një katastrofe. Mendohuni, maksimumi pak sekonda; por neuronet tuaja nuk kanë nevojë të vihen në punë pasi sapo keni kaluar përpara një kinemaje, në tabelën e të cilës shënohej i njëjti titull me librin. E kape: imazhet e afishuara cytën trurin tuaj: atë film e keni parë, para katër ditësh, larg prej këtej, në… për ti rënë shkurt, në një qytet tjetër, në një vend tjetër, që në fundit nuk ka shumë rëndësi. Për çfarë fliste filmi? Budallallëk mos ta mbash mend: tani ju kujtohet se e patë për herë të dytë në aeroplanin që ju solli këtu. Pak rëndësi ka: ishte një film amerikan që pak a shumë tregonte një histori dashurie dhe katastrofe, fiks si tha në reklamë.

Nga ana tjetër, muzika e reklamës – këtë e mbani mend – është e njëjta që ishte në film, duket që e njëjta diskotekë, para ca netësh në…, pak rëndësi ka.

Ndriçuese kjo xhiro e botës që ju ka paguar firma juaj X.X.X. & Co., për të vizituar klientët e saj të shpërndarë më të gjithë botën.

Mund të zgjoheni; e gjitha mund të jetë një makth; por tashmë ka reshtur së qeni një ëndërr. Në Afrikë, komunitet e fundit tribale po shkojnë drejt zhdukjes. Në Amerikën latine, nëpër favelas të shkaktuara nga rendi tregtar evropian, të rinjtë po harrojnë kulturën e të parëve të tyre me shpejtësi të madhe. Nëpër fshatrat evropianë pistat e vallëzimit gjithmonë dhe më shumë ngjasojnë me lokalet e Rive Gauche.

Por ju nuk jeni reaksionarë. Fshtarkat e stolisura me lule dhe të folmet dialektore nuk janë të përjetshme. Duhet të rrish nga ana e botës moderne. Por, cilës botë moderne? Ku përfundoi modernia? Ëndrrat futuristike u tretën. Televizioni, siguria sociale, të drejtat e njeriut, trafiku në daljen e autostradës A86, mobilimi, mini stereo i paguar me këste, kjo është pra bota moderne? Nuk kemi më dëshirë të shkojmë në Hënë. Nëse keni fatin të mos jeni i papunë, çdo gjë rreth jush pasqyron rehati. Rehatia… kuptohet është e rehatshme, por nuk është entuziazmuese. Nuk ju duket pak e mërzitshme kjo bota moderne? Por, për t’ju shpërqendruar keni televizionin dhe kinemanë. Aty bota moderne bëhet tërheqëse. Teknika tregon plotësisht se sa vlen; me kryqëzorët hapësinor nisemi drejt planetëve në kërkim të aventurës. Por e dini shumë mirë që ajo e gjitha nuk ekziston, është veçse një shëmbëllim. Shëmbëllim i lumturisë, aventurës, dashurisë, dhunës, fesë.

Të paktën ju ngushëllon një gjë: keni personalitetin tuaj, pak narcizist ndoshta, por nëse depresioni ngre kokën, një psikiatër do t’ju ndihmojë të rizbuloni unin tuaj. Nëse banesa dhe teshat tuaja ngjasojnë me ato të fqinjit, por të pak shpirti juaj, si i tillë, nuk ngjason me asnjë tjetër. Pastaj, jeni edhe të respektuar. Jeni të lirë. Nga ana tjetër, edhe fqinji juaj është i tillë. Uni i tij «respektohet» ashtu i miliona «unër» të vegjël Perëndimorë, fqinjë dhe vëllezër tuaj, por që të mos ngatërrohemi, nuk kanë lidhje fare me unin tuaj.

Sigurisht, keni të njëjtat shije muzikore me fqinjët: blini të njëjtat kaseta. Sigurisht, të gjithë, ashtu si dhe ju, keni frikë stresin… ose kancerin. Të gjithë në orën njëzetë e tridhjetë fiksohen, ashtu si dhe ju, me të njëjtën telenovelë. Por, a nuk është kuptimi që ju i jepni ekzistencës suaj, thellësisht origjinal?

Origjinal?

Të arrish një pozitë të rehatshme, të kalosh pushime të këndshme, të kesh ndonjë hobby për week-end, të paguash faturat në restorant, këstet e magnetofonit, makinës, të bësh windsurf, a është me të vërtetë origjinale?

Vëreni ambiciet që keni për fëmijët tuaj; këtu po që dalloheni nga fqinjët tuaj. Doni që fëmijët tuaj të bëhen si ju, thjesht një shkallë më lartë.

Nëse ende dyshoni, atëherë thoni se jeni francez. Kjo nënkupton diçka. Është fat. Pjesa më e madhe e perëndimorëve, fqinjët tuaj, dhe e jo perëndimorëve – që shumë shpejtë do të jenë perëndimorë si ju (nuk jeni racistë) – nuk e kanë këtë fat.

Francezë: kemi një regjim të veçantë TVSH-je, rritja e PKB-së tonë nuk është e njëjtë me të tjerat dhe, mbi të gjitha, kemi një histori të ndryshme, historinë e Francës, Zhan d’Ark, shën Luigjin, Luigjin XIV, e të tjera. Mirë, dakord, është thjesht e shkuar, por është e rëndësishme.

Jo, e sigurt që keni dyshime mbi origjinalitetin tuaj. Mendja juaj, veshjet tuaja, dieta juaj, makina juaj, impianti juaj hi-fi, restoranti ku ju drekoni, pushimet tuaja, panorama juaj urbane, zyra juaj, programet tuaja televizive të orës njëzet e tridhjetë, hobby juaj, shijet tuaja muzikore, artisti që ju adhuroni, aktori juaj i preferuar, pasta juaj e rrojës, aroma juaj, frikët tuaja, stresi juaj, dokumentet tuaja administrative, statusi juaj social, sistemi juaj i pensionit, seksualiteti juaj, news magazine juaj, ambiciet tuaja profesionale, syzet tuaja, dëshirat e juaja, qëndrimi juaj, frigoriferi juaj, me të vërtetë janë kaq të ndryshme nga ato të miliona fqinjëve tuaj?

Si thoni? Që keni frikë nga origjinaliteti? Nuk doni të dilnin nga uniforma pasi keni frikë ta gjeni veten vetëm, pa mbështetje, pa përkatësi. Nuk doni që qirinjtë tuaj t’ju tregojnë me gisht dhe që fëmijët t’ju qortojnë pse nuk bëni si gjithë të tjerët. Jo, sigurisht që nuk jeni aq idiotë sa të donit të binit në sy…

Përkthimi MVSK

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s