Home

Fjalimi i mbajtur nga Enoch Powell, gjatë takimit me Shoqatën e Konservatorëve në Birmingham, më 20 prill 1968.

Funksioni kryesor i politikanit është të veprojë kundër të ligave që mund të parandalohen. Në përpjekje mund të has disa pengesa që kanë rrënjë të thella në natyrën njerëzore. Një prej tyre mund të jetë fakti që nuk mund të vërtetohet se disa gjëra janë të liga përpara se ato të ndodhin: çdo herë në fillim ka hapësirë për dyshime dhe për të pyetur nëse këto të këqija janë të vërteta apo të përfytyruara. Për të njëjtën arsye ato tërheqin më pak vëmendje se problemet e çastit, që janë të rënda dhe nuk lejojnë hapësira për diskutim: prandaj tundimi i përhershëm i çdo politikani është të përqendrohet mbi problemet e çastit duke lënë në hije ato të së ardhmes. Si fillim, njerëzit kanë prirjen të ngatërrojnë parashikimin e problemeve me shkaktimin e problemeve dhe madje me dëshirimin e problemeve: atyre u pëlqen të thonë “nëse njerëzit nuk do flisnin me të gjitha gjasat nuk do të ndodhnin”. Kjo pikëpamje na çon te besëtytnitë parake sipas të cilave fjala dhe gjëja, emri dhe objekti janë e njëjta gjë. Në çdo rast, diskutimi mbi të ardhmen qëndron por përfaqëson, në të tanishmen, temën më pak popullore por njëkohësisht edhe veprimtarinë më të nevojshme për politikanin. Ata që heqin dorë nga kjo veprimtari meritojnë dhe shpesh i marrin mallkimet e atyre që vijnë më pas. Para nja dy javësh pata një bisedë me një zgjedhës, një mesoburrë, punëtor i zakonshëm i një prej ndërmarrjeve tona të shtetëzuara. Pas nja dy fjalish të rastit, pa pritur më tha “nëse do të kisha mundësi për të ikur, nuk do rrija më në këtë vend”. Me disaprovim i thashë se kjo qeveri nuk do jetë përgjithmonë, por ai vazhdoi pa ju dridhur syri: “Kam tre fëmijë, të gjithë me shkollë, dy janë të martuar dhe kanë familje. Nuk do gjej rehat deri sa të emigrojnë të gjithë. Në këtë vend, për nja 15-20 vite Zezaku do të ketë në dorë kamxhikun kundër të Bardhit”. Që tani mund të dëgjoj korrin e qortimeve. Si guxoj të them diçka kaq të tmerrshme. Si guxoj të ngre disa probleme dhe të ndez shpirtrat duke hapur një diskutim të këtillë? Përgjigja është që nuk kam të drejtë ta bëj. Kemi një shtetas të zakonshëm dhe të respektueshëm anglez, që në mes të ditës dhe mu në qytetin tim vjen dhe më thotë, mua anëtarit të Kuvendit që e ka votuar për ta përfaqësuar, që për fëmijët e tij nuk ja vlen më të jetojnë në këtë vend. Unë thjesht nuk kam të drejtë të ngre supet dhe të mendoj për diçka tjetër. Ajo çka po mendon ai dhe që po e mendojnë mijëra, qindra mijëra të tjerë, dhe ndoshta jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në zonat e tjera që po pësojnë një transformim të plotë, një transformim që nuk është parë ndonjëherë një 1000 vitet e historisë angleze. Duke ecur me këtë hap, për 15 apo 20 vite, në këtë vend do të kemi 3.5 milionë emigrantë nga vendet e Commonwealth-it dhe të pasardhësve të tyre. Këto nuk janë statistikat e mia, por janë statistika zyrtare sjellë në Kuvend nga zëdhënësi i Sekretariatit të Përgjithshëm.

Nuk ka të dhëna për vitin 2 000, por duhet të kemi nga 5 deri në 7 milionë, pra një të dhjetën e të gjithë popullsisë, thuajse sa gjithë popullsia e Londrës. E sigurt që nuk do të jenë të shpërndarë në mënyrë homogjene nga Margate në Aberystwyth dhe nga Penzance në Aberdeen. Zona të tëra, qytete dhe pjesë qytetesh do zihen nga enklava popullsish të emigruara dhe nga pasardhësit e tyre. Me kalimin e kohës, numri i pasardhësve të emigrantëve, që kanë lindur në BM do të rritet me shpejtësi. Në 1985 jo-britanikët e lindur këtu do të përbëjnë shumicën e jo-britanikëve që do të jetojnë në BM. Kjo kërkon masa urgjente tani, atë tip masash që janë më të vështirat për një politikan, atë tip masash vështirësitë e të cilave gjenden në të tashmen por problemet që do të parandalojnë apo kufizojnë në maksimum do të shfaqen pas disa legjislaturash. Pyetja e parë, e natyrshme dhe racionale, për një komb që përballet me këtë të ardhme, është: “Si mund të kufizohen përmasat e këtij fenomeni?”. Duke saktësuar gjë asgjë nuk është plotësisht e parashikueshme, mund të nisim duke pasur parasysh se numrat janë thelbi i problemit: kuptimi dhe pasojat e futjes së një elementi të huaj në një komb apo popullsi janë të ndryshme nëse ky element është 1 po 10%. Përgjigjet e kësaj pyetje të thjeshtë dhe racionale janë po ashtu të thjeshta dhe racionale: duhet ndërprerë fluksi dhe promovuar në maksimum riatdhesimet. Të dyja këto propozime janë pjesë e programit zyrtar të Partisë Konservatore. Sot vlerësohet se në  Wolverhampton mbërrijnë 20 apo 30 fëmijë më shumë emigrantësh nga jashtë. Kjo do të thotë se brenda një apo dy dekadash do të kemi 15 apo 20 familje më shumë. Për të shkatërruar diçka, më parë duhet ta çmendësh. Duhet të jemi plotësisht të çmendur si komb kur lejojmë të një fluks prej rreth 50 000 emigrantësh në vit, që në shumicën e tyre përfaqësojnë lëndën e parë për rritjen e ardhshme të popullsisë me origjinë emigrante. Po shohim një komb të impenjuar zellshëm në ngritjen e turrës së vet funerare. Jemi aq të çmendur sa u lejojmë beqarëve të vinë këtu me qëllim që të ngrenë familje, me bashkëshortë e të fejuar që nuk i kanë parë kurrë. Asnjë nuk supozon se fluksi i emigrantëve në ngarkim, të ulet vetvetiu. Përkundrazi, edhe niveli i tanishëm i pranimeve, prej 5 000 emigrantësh të rregullt në vit, është i mjaftueshëm për të arritur 25 000 individë në moshë madhore në ngarkim për çdo vit, dhe kjo vazhdon në pafundësi, pa marrë parasysh lidhjet e tjera familjare që ekzistojnë në vendet e origjinës, apo hyrjet e paligjshme. Në këto kushte asgjë nuk do të ishte e  mjaftueshme, përveç ndryshimit drastik të kritereve për flukset me qëllim banimi, që duhen çuar në nivele numerikisht të papërfillshme; dhe të marrja e menjëhershme e masave ligjore dhe administrative përkatëse. Përdora shprehjen “me qëllim banimi”. Kjo nuk ka lidhje me ardhjen në vendin tonë të shtetasve të Commonwealth-it, apo në përgjithësi të huajve, për qëllime studimi apo kualifikimi; për shembull doktorët e Commonwealth-it, mundësuan, duke sjellë të mira edhe për vendet e tyre, përmirësimin e shërbimit tonë shëndetësor, më shpejtë nga sa mund të bëhej në rrugë të tjera. Këta nuk janë emigrantë, dhe nuk kanë qenë kurrë të tillë. Tani po flas për riemigrimin. Nëse emigracioni do të mbyllej nesër, niveli i rritjes së emigrantëve dhe pasardhësve të tyre do të ulej dukshëm por përmasat në popullsi të këtij elementi do të vazhdonin të përfaqësonin një rrezik për kombin tonë. Me këtë mund të përballemi deri sa një masë e rëndësishme e shumës së plotë, përfaqësohet nga persona që kanë ardhur në këtë vend, në dhjetë vitet e fundit.

Këtu del në pah dhe urgjenca për të zhvilluar elementin e dytë të propozimit politik të Partisë Konservatore; nxitjen e riemigrimit. Askush nuk mund të përllogarisë numrin e atyre që në shkëmbim të një nxitjeje bujare, do të zgjidhnin të ktheheshin në vendin e tyre apo të shkonin në vende që mezi presin krahun e punës apo aftësitë që ata përfaqësojnë. Askush nuk e di, pasi kurrë nuk është vënë në jetë një politikë e tillë. Unë mund të them vetëm që, edhe sot, emigrantët e zonës time elektorale, vinë dhe më kërkojnë ndihmë për t’u kthyer në vendet e tyre. Nëse kjo politikë do të zbatohej me vendosmërinë që rreziku i skenarëve alternativë dikton, flukset në dalje do të ndryshonin ndjeshëm perspektivën. Elementi i tretë i politikës së Partisë Konservatore është që të gjitha ata që gjenden në këtë vend, si shtetas, duhet të jenë të barabartë përpara ligjit, pa diskriminime apo privilegje nga ana e autoritetit publik. Zoti Health pohoi se nuk duhet të kemi “shtetas të kategorisë së parë” dhe shtetas të “kategorisë së dytë”. Kjo nuk do të thotë që emigrantët dhe pasardhësit e tyre dihet të marrin statusin e një klase të veçantë dhe të privilegjuar, apo që shtetasve u duhet mohuar e drejta për të zgjedhur lirisht, në çështjet e tyre ekonomike, një shtetas apo një shtetas tjetër. Ata nuk duhet të jenë në asnjë formë të shtrënguar të justifikojnë zgjedhjet që bëjnë dhe këto zgjedhje duhet të jenë të ligjshme, si gjithë të tjerat. Nuk mund të ketë keqkuptim të realitetit më të madh se ai që gjendet në kokat e atyre që kërkojnë me forcë një legjislacion të ashtuquajtur “anti diskriminim”; mes tyre janë ata gazetaruc të të njëjtit brumë, madje ndonjëherë të paguar edhe nga të njëjtat gazeta, me ata që në vitet ’30, vit pas viti, përpiqeshin t’i fshihnin këtij kombi rreziqet me të cilat duhej të përballej; mes tyre janë edhe ata peshkopë që jetojnë në vila, të sigurt e të mbrojtur nga çarçafët me të cilët mbulojnë kokën. Ata e kanë tmerrësisht gabim. Diskriminimi dhe privimet, ndjesia e alarmit dhe mëria nuk i përkasin popullsisë emigruese, por asaj autoktone të kombit në të cilin janë transferuar dhe vijojnë të mbërrijnë. Për këtë arsye, sot të miratosh ligje të atij lloji, është si të luash me zjarrin. Gjëja më e vogël që mund të thuhet për personat që propozojnë dhe mbështesin këtë gjë, është se nuk dinë çfarë bëjnë. Nuk ka mashtrim më të madh sesa krahasimi mes emigrantëve të Commonwealth-it në Mbretërinë e Bashkuar dhe zezakëve në Amerikë. Popullsia zezake në Shtetet e Bashkuara, që ekzistonte qysh përpara krijimit të atij Shteti, fillimisht ishte skllave dhe në vijim fitoi lirinë dhe të të drejtat e tjera të shtetësisë, te të cilat arritën gradualisht dhe jo ende plotësisht. Emigrantët e Commonwealth-it ishin shtetas kur erdhën, erdhën në një Shtet që kurrë nuk ka njohur diskriminime mes qytetarëve të vet, dhe menjëherë fituar të drejtat që kishin të gjithë shtetasit e tjerë, nga e drejta e votës te shfrytëzimi i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar. Vështirësitë me të cilat u përballën emigrantët nuk u shkaktuan nga ligja, as nga rendi publik dhe as nga administrata; u shkaktuan nga rrethana vetjake dhe keqkuptime që ndikojnë dhe do të ndikojnë gjithmonë fatet dhe ndodhitë e një njeriu, që është i ndryshëm nga gjithë të tjerët. Ndërkaq që për emigrantët hyrja në këtë Shtet nënkuptonte fitimin e privilegjeve dhe mundësive, për popullsinë para-ekzistuese impakti është krejt i ndryshëm. Për shkak të arsyeve që nuk mund të kuptonin, të vendimeve të marra pa i pyetur kush, e gjetën vetën të huaj në tokën e tyre.

Panë sesi gratë e tyre nuk gjenin më vend në maternitet, sesi fëmijët e tyre nuk gjenin dot më vende në shkolla, sesi shtëpitë dhe lagjet e tyre ndryshuan krejtësisht, panë të shkërmoqeshin projektet që kishin bërë për të ardhmen; shikojnë sesi punëdhënësit nuk kanë prirjen të aplikojnë për emigrantët të njëjtat kritere disipline dhe kompetence, që u kërkohen punonjësve autoktonë; me kalimin e kohën por fillojnë të dëgjojnë zëra se ata nuk janë më të mirëpritur. Tani dëgjojnë edhe që Kuvendi do të miratojë një ligj që cakton privilegje vetëm nga një kah; një ligj që nuk mundet dhe nuk është i menduar për ti mbrojtur dhe as për ti kushtuar vëmendje shqetësimeve të tyre; një ligj që miratohet për ti dhënë të huajit, të pakënaqurit dhe agjentit provokues pushtetin për të përndjekur veprimet e tyre private. Qindra letrat që më erdhën kur, dy apo tre muaj më parë, fola për këtë çështje, kanë një karakteristikë të habitshme, që përgjithësisht është risi, dhe që më duket e frikshme. Të gjithë anëtarët e Kuvendit janë mësuar me letra anonime; por ajo që më habiti dhe më shqetësoi është përqindja e lartë e njerëzve të thjeshtë, të respektueshëm dhe inteligjent që kanë shkruar në mënyrë racionale dhe që thoshin se u duhet të mos shënonin adresën e tyre pasi ishte e rrezikshme të nënshkruanin. Për ta ishte e rrezikshme të nënshkruanin një letër dërguar një anëtari të Kuvendit, me të cilin ndanin idetë, pasi në rast se bëhej publike rrezikonin të penalizoheshin apo përndiqeshin. Mes anglezëve të mesëm që banojnë në zonat me dendësi të lartë emigrantësh, por rritet ndjesia se i përkasin një pakice të përndjekur. Kjo ndjesi vështirë se mund të përfytyrohet nga ata që nuk e kanë provuar në kurriz. Mes qindra personave po marr lejen të citoj vetëm një. “Tetë vite më parë, në një rrugë të respektueshme në Wolverhapton, një zezaku ju shit një shtëpi. Tani vetëm një bardhë jeton aty (një pensioniste e moshuar). Kjo është historia e saj. Të shoqin dhe dy djemtë i kishte humbur në luftë. Shtëpinë e saj, prej shtatë dhomash, pasuria e vetme që kishte, e kishte kthyer në dhoma për tu lëshuar me qira. Punë e vështirë por që doli me sukses, shleu kredinë dhe filloi të vinte ndonjë lekë mënjanë. Pastaj erdhën emigrantët. Pa, me frikë në sy, se filluan një nga një të banonin aty. Jeta e qetë u kthye në të zhurmshme dhe të turbullt. Zemër-ligështuar qiramarrësit e bardhë u larguan. Pasi iku dhe i fundit, një ditë, dy zezakë e zgjuan në orën 7 të mëngjesit, pasi donin të përdornin telefonin për të komunikuar me punëdhënësin e tyre.  Pasi refuzoi, në atë orë çdo të panjohur do i kishte thënë  jo, e keqtrajtuan fizikisht dhe pati frikë se mos e lidhnin me zinxhirë te dera. Familjet e emigrantëve kishin kërkuar të merrnin me qira edhe dhomat e saj, por ajo gjithmonë kishte refuzuar. Dalëngadalë lekët filluan të mbaronin dhe i mbeteshin të jetonte me rreth dy sterlina në javë. Shkoi të kërkonte një ulje të taksave dhe e priti një vajzë e re. Kur vajza mësoi se kishte një shtëpi me shtatë dhoma i sugjeroi ti lëshonte me qira. Kur zonja u përgjigj se të vetmit njerëz që ishin të gatshëm të merrnin dhomat me qira ishin zezakët, vajza i tha: “Në këtë vend nuk ecet përpara me paragjykime raciale”. Kështu që zonja u kthye në shtëpi. Telefoni është spiranca e shpëtimit. Familja e saj e ndihmoi sa mundej. Emigrantët i kishin bërë një ofertë për blerjen e shtëpisë, me një çmim që pronari potencial mund ta shlyente, nëpërmjet dhënies me qira, brenda pak javësh, maksimumi brenda ndonjë muaji. Kishte frikë të dilte nga shtëpia. I kishin thyer xhamat dhe në kutinë e postës kishte gjetur jashtëqitje. Kur shkon për të blerë ndonjë gjë, e ndjekin pas fëmijë buzëqeshur.

Nuk dinë anglisht, por njohin vetëm një fjalë, që e bërtasin gjithmonë: “Racistë”. Ajo grua është e bindur se, kur të miratohet propozimi për ligjin mbi marrëdhëniet racore, do të përfundojë në burg. A ka të drejtë? Tani kam filluar dhe unë të pyes veten. Një tjetër iluzion i rrezikshëm nga i cili vuajnë ata që mbyllin sytë apo janë të verbër përballë realitetit, përmblidhet në fjalën “integrim”. Që të integrohesh në një popullsi do të thotë të bëhesh, nga çdo pikëpamje, i padallueshëm nga anëtarët e tjerë. Tani dhe në çdo moment, kur ka dallime fizike, sidomos ngjyra e lëkurës, integrimi është i vështirë dhe në mos, për një periudhë, i pamundur. Ka midis emigrantëve nga Commonwealth-i nga ata që në 15 vitet e fundit, kanë ardhur këtu për të jetuar, dhe shumë mijëra pre tyre dëshirë dhe qëllim kanë integrimi, dhe përpiqen me mendimet dhe veprimet e tyre të shkojnë në atë drejtim. Por është një keqkuptim i rrezikshëm dhe qesharak të përfytyrosh se ky mentalitet do të përhapet në shumicën e emigrantëve, numri i të cilëve është në rritje, dhe midis pasardhësve të tyre. Po përjetojmë një periudhë ndryshimesh. Deri tani ka pasur faktorë të ndryshëm që idenë e integrimit e kanë bërë të paarritshme për shumicën e popullsisë emigruese, që kurrë nuk ka perceptuar apo menduar një gjë të tillë. Numri dhe përqendrimi i tyre fizik ka lënë të kuptohej se presionet për integrim, që zakonisht i drejtoheshin një pakice të vogël, nuk funksiononin. Tani shohim rritjen e forcave vepruese kundër integrimit, në mbrojtje të interesave të konservimit dhe të zhvillimit të dallimeve raciale dhe fetare, me synim ushtrimin e mbizotërimit të plotë, fillimisht mbi emigrantët dhe më pas mbi pjesën tjetër të popullsisë. Reja, jo më e madhe se dora e një njeriu, që aq shpejtë mbuloi qiellin, i pa së fundmi në Wolverhampton dhe shfaqi sinjale përhapjeje të shpejtë. Fjalët që do të përdor nuk janë të miat, i citoj si u paraqitën në shtypin lokal më 17 shkurt, dhe janë të një anëtari laburist të Kuvendit dhe ministri në qeverinë e tanishme: “Fushatat e komuniteti sikh për të ruajtur zakone të papërshtatshme për Mbretërinë e Bashkuar janë padyshim të dënueshme. Duke punuar në MB, dhe veçanërisht në sektorin publik, duhet të jenë të gatshëm të pranojnë kushtet e punës. Të pretendosh të drejta të veçanta për komunitetin e tyre (apo duhet të them “fenë”?) sjell copëtime në gjirin e shoqërisë. Ky lloj komunitarizmi është tumoral; qoftë i praktikuar nga ndonjë ngjyrë apo ndonjë tjetër, duhet dënuar”. Gjithë merita i shkon John Stonehouse-it që pati intuitën të kuptojë dhe të thotë këtë gjë. Për shkak të këtyre elementëve të rrezikshëm dhe përçarës, masat e propozuara nga projektligji për Marrëdhëniet Racore, përfaqëson ambientin e për të cilin kanë nevojë për të lulëzuar. Këto janë mjetet për të treguar që komunitetet e emigrantëve mund të organizohen për të mbrojtur anëtarët e tyre, për të propaganduar dhe manifestuar kundër bashkëqytetarëve të tyre, për tu mbyllur gojën dhe për të mbizotëruar ndaj të tjerëve me anë të armëve ligjore që injorantët dhe të keqinformuarit do ju vënë në dorë. Teksa shoh përpara, dalloj shenja, njësoj si ai romaku antik më duket se shikoj “lumin Tiber që shkumon gjak, shumë gjak”. Bash ai fenomen tragjik që shikojmë të tmerruar në anën tjetër të Atlantikut, por që është i gërshetuar me vetë historinë dhe ekzistencën e Shteteve të Bashkuara, tani po vjen këtu, te ne, dhe kjo për shkakun dhe neglizhencën tonë. Madje, nuk po vjen, tashmë është këtu. Në pikëpamjen numerike do të ketë përmasa amerikane shumë kohë përpara fundit të shekullit. Vetëm masa urgjente dhe energjike mund ta mënjanojnë. Nuk e di nëse do të ekzistojë vullneti publik për të kërkuar këto tip masash. Ajo që di është se të shohësh dhe të mos flasësh është Tradhti e Madhe.

Përkthimi MVSK

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s