Hekuran Zhiti
“Oshëtima e Korçës“, Nr. 1, V. 1944
Në majat me borë, te grykat e malit,
Me armë në dorë lefton pik’ e djalit,
Zbathur edhe xhveshur në er’ e në shi,
Me buz’ duke qeshur therret ja Liri;
S’me hyn në syt jeta, jam një Partizan
Se bot’ e vrerosur zgjedhën më s’e mban.
Yllin për mbi kokë e kam si një shpresë
Me këtë në ballë çdo djalë do vdesë;
Kush po m’a cënon, dor’ e tij ju thaftë,
Rëntë si kufomë, plumbi im e vraftë,
Që nga ana tjetër një Çetë po qaset,
Me flamur’ e Gjyshit mbi borë përplaset:
Thot dua Atdhenë, e dua Flamurë,
Për lirin’ e Kombit do ndehem mbi gurë.
Kush cënon këto, që m’i la dëshmori,
Do shkojë nga unë si shkon trathëtori.
Rruzullin s’e dua, po veç këtë pjesë,
Që na fali fati dhe bot’ e pa besë.
Mëndja kshtu m’u mbush dhe as një gjë tjatër
Të vdesim të gjithë t’a mbrojm këtë vatër.
Të dy kundrështarët janë të vendosur,
Prandaj po lëftojnë me shpirt farmakosur.
Bomba dhe malheri sa herë që shtie,
Nga një djal’ a burrë përmbi tokë bie;
Mitralozi bie, plumbat breshërima,
Mandata po shkon, filloj ulërima
Po shkul flokët mëma, thërret motr’ e mjerë
Vaji shqipëtares po hapet në orë.
Mbi shtëpit që nxijnë ësht përhapur tmeri,
Të gjithë e dinë, po rrënkon dhe dheri.
Vështro n’atë majë, shih dy kundrështarë,
Dy petrita mali lëftojn’ si shqiptarë;
Që të dy të fortë dhe nga zemra trima,
I shkëmbejnë plumbat porsi vetëtima.
Çetat kundrështare fuqit i largojnë,
Po të dy petritat akoma leftojnë;
U ësht’ nxehur gjaku, asnjë s’do largojë,
Po derdhet ky luani luanin të mbulojë.
Jepet shenj’ e heqies, bije dhe borija,
Po luftarët t’aně po çojnë shkëndija.
Në dushkun e dëndur njëri shpejt afrohet
Dhe nga plumbi hidhur tjetri na rrëzohet;
Gjaku i kullon në faqe në gojë,
Kundreshtari qaset, do që t’a shikojë;
Kufomën këtheu se kish rën përmbys,
Po ju sterrua jeta, fytyra ju ngrys,
Ju druadhë duar’ e këmbë, i tërë u verth
Ra për mbi kufom, me puthje ju derth,
E puthi në buzë e puthi në sy:
O vëllakua im qysh me ngjau me ty;
Kjo përpjekje ashpër me ty më qëlloj,
Tani shpirti im pa ty si do rroj.
Valle ç’t’i them mëmës që vetë të vrava,
Ah vëllaj i dashur, shpirtin t’im e thava,
Mëmën fatëzezë dhe shtëpin nxironj
Vëlla e vendosa pa ty nukë rronj.
Nxori revolverë trut e ti zbërtheu,
Dhe me gjysmë shpirti vëllan’ e rrëmbeu,
Të dy të qafuare vellezrit e gjorë,
Po Flenë në gjumë sot nënë dëborë.
Kalon mëm’ e mjerë, malit si një hije,
Si kufom’ e gjallë, pyllit po i bije, .
Poshtë dhe përpjetë bijt e saj kërkon,
Ah! të dridhet mishtë, zëri kur gjëmon.
Vaji, drithërima dhe gurin lëndon,
Me njëmijë grima zemrat copëton,
Ah moj Perëndi ç’i kam bërë fatit,
Të mbetem si qyqe mu në mes të fshatit.
Burri im i mjerë ra për Mëmëdhenë,
Un’ hëngra të ritë me dy djemt që mbenë;
Me mundim i rrita te gjithe e dinë,
Po tani në mal njëri tjetrin shtrinë.
-(Si shkuanë dy dit, sapo ish gëdhirë,
Gjetně mbi kufomat dhe mëmën a ngrirë;
Me krahët e hapur mbi trupat e ftohtë,
Shkoj dhe mëm’ e mjerë, kush’ e di në ç’botë.)
Një shqiponj’e murme mbi shkëmp po qëndron,
Me sy të përgjakur djemat i vajton,
U zbulon dëborën, meket duke qarë,
Ah o bijt e nënës pse kështu përçarë.
Qoftë i mallkuarë kush s’do t’ju bashkonjë,
Pse e bëtë zhgabën me lot të vajtonjë,
Pse e bëtë Atdhenë me vrer të rënkonjë.
Pse e bëtë Kombin në gremin’ të shkonjë.
Shqipërija juaj fatzez’ e kërcure,
Fati qenka shkruarë të heqinj kusure,
Te heqinj mjerime të zit’ e ullirit,
Duke qën’ në zgjedhë, në hallkat zinxhirit
Lidhi bijt e mij një besë një fjalë,
Se bota po shkon me dallg’ e me valë;
Bota është ndezur në tym e në flakë,
Prandaj e qafoni Shqipërinë plakë,
Dhe t’a mbani mirë me besë si trima,
Se ndryshe ju la në rrugë jetima:
Pa Atdhe e nder, pa tok’ e pa pjesë,
Se botë mallkuarë qënka e pa besë;
Sot të fut në radhë dhe si shok të fton,
Po kush e di nesër zemra si rënkon,
Për ty e për mua se s’jemi të lirë,
Dhe vajtimet t’ona shkojn në hapësirë
Si i ngjau Kosovës dhe Çamëris së shkretë
Që s’njohnë liri veç zgjedhës në jetë.
Ndritni historinë me fletë të arta,
Shqipërin’ e dashur mos e fshijm nga karta.
Mos mendoni shumë për botën e Rè,
Se barra e madhe nuk rëndon mbi né,
Po botës së gjerë plot qytetërim,
Asaj i takon të bëjë ndryshim;
Jo krahina jonë një ditë me kuaj,
Një fushëz’e vogël që shkel çdo i huaj;
Prandaj djemt e fushës dhe ju nëpër male,
Për botën e ré merreni ngadale,
Kur të shkoj’ e vjetra të vej’ në greminë,
Do të marr’ me vehte dhe këtë krahinë,
Kur të kuqet bota, rruzulli të ndrinjë!
Shqipërija jonë vetëm nuk do nxinjë,
Kur drapri-çekani do valoj mbi dhé,
Çdo Flamur prej Kombi të hyj’ në muzé
Ahere dhe Zhgaba që ke në Flamur,
Po ju them me besë do ket’ një kusur,
S’ka si të valojë, kur s’valon dhe tjetër,
Mbahi pakë djema në botën e vjetër.
Për shpirt të dëshmorvet, Zhgaba po ju thotë,
Të mos bëni mëmat që të derdhin lotë.
Mblidhi gjthë tok si bijt e një fisi,
Se t’a dini mirë fati na gremisi,
Nën hije t’ Flamurit si në gji të babës,
Si bijt e një mëme rreth’ e rrotull shkabës.
Dramaturgu Hekuran Zhiti, u dënua nga regjimi komunist dhe i ngrysi ditët si punëtor krahu në Ndërmarrjen Komunale Durrës. (Shën. MVSK)