Home

[…]
«Sokrati: Atëherë ç’kuptim ka kjo bisedë? Një njeri që merret me gjimnastikë, duhet t’ua verë veshin fjalëve të botës, lavdërimeve apo sharjeve, apo të dëgjojë opinionin e mjekut apo të trajnerit të vet?

Kritoni: Vetëm këtë të fundit.

Sokrati: Pra ai duhet t’u ndruhet ose t’u gëzohet jo vetëm sharjeve apo lavdërimeve të njerëzve të shumtë, por dhe një njeriu të vetëm?

Kritoni: Krejt e qartë.

Sokrati: Atëherë, në këtë rast, në regjimin e jetës, në stërvitjet apo dietën, si duhet të ndjekë vetëm këshillat e atij që merr vesh nga këto punë; atij që është ekspert dhe jo llafet e njerëzve kot.

Kritoni: Natyrisht.

Sokrati: Mirë pra. Po nëse ai nuk do të bindet dhe nuk do të merrte parasysh as këshillat dhe as lëvdatat, po do të merrej vetëm me llafet e njerëzve që s’marrin vesh nga gjimnastika, a nuk do të qe e dëmshme kjo?

Kritoni: Sigurisht që po.

Sokrati: E ç’lloj dëmi do të kishte? Ç’pasoja do të ketë ai që s’bindet?

Kritoni: Natyrisht, dëme fizike. Është trupi ai që do të paguajë haraç.

Sokrati: Shumë bukur. Ja pra, o Kriton, kjo vlen për të gjitha rastet e tjera, pa qenë nevoja t’i numërojmë këtu, dhe as t’i ndajmë të drejtat nga të padrejtat, të shëmtuarën nga e bukura, ajo çka është e mirë nga ajo çka është e keqe, të cilat shpesh janë objekt i arsyetimeve tona, ne mund të pyesim duhet t’ua kemi frikën opinionit të njerëzve, apo duhet vetëm ta dëgjojmë atë që është kompetent i asaj lënde, – natyrisht duke menduar se ka të tillë. – Kështu, na duhet t’i respektojmë dhe t’ua kemi më shumë frikën të tjerëve. E nëse ne nuk u bindemi, do të prishim dhe do të shkatërrojmë pikërisht të mirën që na vjen nga drejtësia e që korruptohet nga e padrejta, apo jo?

Kritoni: Ke plotësisht të drejtë, o Sokrat.»
[…]

 

 
… pra, si pohon Platoni, vetmi i legjitimuar për t’u shprehur mbi një argument të dhënë është personi kompetent dhe jo masa zhurmuese, e organizuar, apo jo, sipas qëllimeve të ndryshme. E meqenëse ky parim mund të aplikohet në të gjitha situatat, të përpiqemi të identifikojmë subjektin kompetent për t’u shprehur në rastin e “refugjatëve në Shqipëri”.
Për të arritur në këtë identifikim le të përdorim një teknikë në stil Hobsbawm (meqenëse marksisti britanik është i preferuari i atyre që më fort po klithin).

Në krye të listët të atyre që nuk duhet dhe nuk mund të shprehen mbi argumentin janë politikanët. Të sqarohemi, në këtë pikë ka dallime mes marksistëve, punistëve, neopunistëve apo atyre që kanë mendjemadhësinë të deklarohen të djathtë (apo të djathtë të qendrës, apo të ndonjë tjetër kategorie të shpikur për t’u arratisur nga përgjegjësitë historike), për sa pa makinerinë e tyre nuk do të ishim duke u përballur me këtë problem. Nga ana tjetër, kjo palë e dyzuar, përpara sovranit është përgjegjëse për krimin më të rëndë parashikuar në Republikën e Shqipërisë: atentatin ndaj Kushtetutës. Prej vitesh kanë ngritur dhe imponuar një sistem legjitimimi jashtë sistemit kushtetues shqiptar, atë të legjitimit nga jashtë (pra nga organe që vetvete kanë deficit demokracie dhe që në Republikën e Shqipërisë nuk kanë asnjë legjitimim nga ana e sovranit), për ta thjeshtëzuar, janë ato situata që në popull i dëgjon të artikuluar në formën “filanin e do Amerika”, “fistekun e do Gjermania”, apo ndër politikanë e gjejmë të artikuluar “sapo erdha nga Uashingtoni…”, “kemi mbështetjen e Komisar filanit…” e masturbime të ngjashme që rëndom dëgjohen. Kjo vorbull legjitimimi jashtë sistemit shqiptar, nevoja për maskaradën e përditshme ka krijuar një gjendje ku praktikisht Republika e Shqipërisë ka humbur çdo lloj mëvetësie në politikën e brendshme dhe atë të jashtme. Domethënës është qëndrimi i çoroditur i Kryeministrit, i cili përdridhet mes “diktatit të Vjenës” dhe “marksistit Pitella”.
Një tjetër element i rëndësishëm në vlerësimin e subjektit në fjalë, është fakti që tashmë është e qartë që politikanët tanë të nderuar, jetojnë në një “Shqipëri tjetër” (për ne, këtu poshtë, Shqipëria e skamjes nuk është “Shqipëria tjetër”). Një “Shqipëri tjetër” e përbërë nga lagje ekskluzive, vila në periferi, shkolla private, makina të blinduara, roje private e shtetërore, pra një njëpasnjëshmëri ambientesh krejt të ndryshme dhe të largëta nga ato që statistikat e luftës së fundit ndaj Evropës tregojnë si objektivë të sulmeve terroriste. Sulme pashmangshmërisht të lidhura me dyndjet e “refugjatëve”.
Një tjetër subjekt që duhet përjashtuar është ai i besimtarëve abrahamikë. Doktrina abrahamike, për vetë natyrën e saj universaliste, rendit përkatësinë etnike, shpesh dhe atë familjare, nën përkatësinë fetare (të mos harrojmë që në origjinë kjo doktrinë klasifikonte si anëtarë të species njerëzore vetëm ndjekësit e besimit abrahamik). Kjo nënrenditje shkakton jo vetëm një deformim në solidaritet (ku “vëllai abrahamik” ka gjithmonë përparësisë, për sa i tillë, përtej çdo vlerësimi tjetër, të kujtdo natyre), por deformon dhe vetë parimet dhe synimet social-politike të Shtetit. Në këtë përjashtim nuk mund të mos merret parasysh hipokrizia e shteteve të cilët ideologjikisht (ndonjëherë dhe ligjërisht) përfaqësojnë besimtarët tanë, pra shtetet teokratike, duke nisur nga Vatikani (një avokat botor i dyndjeve) e duke përfunduar në Azi. Asnjë nga këto shtete, paçka mundësive financiare jo të papërfillshme, në asnjë rast nuk është bërë pjesë e zgjidhjes së asaj që vetë quajnë “krizë globale” (që në të vërtetë është thjesht një “krizë lokale” që po godet vetëm kombet evropiane).
Subjekt që duhet përjashtuar janë dhe ndjekësit e një tjetër doktrine universaliste, që në themel të saj ka shpërbërjen e kombit (si njësi politike dhe etnike); marksistët dhe të gjitha hijet e zgjyrës. I njëjti qëndrim duhet mbajtur me biznesmenët e OJF-ve, të cilët, sigurisht, në këtë rast nuhasin mundësi të reja për zgjerimin e sipërmarrjeve të tyre; ata që nuk janë të veshur me ndonjë lloj përgjegjësie familjare apo sociale dhe idiotët interesant që për shkak të modës, tifozerisë apo ndonjë statusi tjetër, ndihen të afërt me hordhitë.

Në këtë pikë çdo kush mund të pyesë: “nëse eliminojmë të gjitha këto kategori nga mundësia e vendimmarrjes (sepse vendim duhet të jetë), kush mbetet?”. Mbetet thjesht… shumica. Shumica pa zë. Mbetet Shqipëria e vërtetë, ajo që përballet çdo ditë me varfërinë, me mungesën e punës, burimeve apo shërbimeve, ajo që përdor transportin botor, ajo që çon fëmijët në shkollat botore, Shqipëria që do të përballet me konkurrencën e pandershme dhe madje të subvencionuar, mbeten ata shqiptarë që do të përballen me rritjen e kriminalitetit, ato gra shqiptare që do të rrezikojnë sulme si gratë gjermane, mbeten fëmijët tanë që, për fat të keq si dëshmojnë kronikat, rrezikohen nga pedofilët me imunitet… mbetet Shqipëria që do të rrezikojë shëndetin, ajo që do të paguajë haraçin e çmendurisë së pakicës delirante.

Këta janë të vetmit kompetentë për të vendosur, janë edhe të vetmit të cilët deri më tani “sistemi liberal shqiptar” nuk ka marrë mundimin t’i pyesë.
Një arsye ka!

 

Agron Bardhi

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s